Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri dhe kryetari në largim i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi zyrtarizuan të dielën hyrjen e Alternativës në koalicionin qeveritar. Partia shqiptare do të marrë tre poste ministrash dhe po aq zëvendës ministrash.
“Kemi siguruar shumicën për një qeveri të qëndrueshme dhe për vendime serioze që do t’i mbajnë të qëndrueshme sistemin shëndetësor dhe atë energjetik”, tha zoti Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi.
Ai tha se Alternativa do të ketë postet e Ministrave të Shëndetësisë, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës publike dhe një ministër pa portofol, ngarkuar me çështjen e diasporës. Zaev bëri të ditur se qeveria do të shtojë disa ministri pa portofol “me qëllim të përballjes me sfidat e brendshme dhe globale”, siç u shpreh ai. Nga Alternativa do të emërohen edhe tre zëvendës-ministra, në Ministritë e Arsimit dhe Shkencës, dhe atë të Kulturës dhe një i tretë që nuk është vendosur ende.
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se në bazë të marrëveshjes për për koalicionin qeverisës, qeveria do t’i drejtohet Komisionit Evropian me kërkesë për një ekip të pavarur ekspertësh, të cilët do të kryenin hetim ndërkombëtar në proceset gjyqësore të dyshuara për ndikim politik, siç janë rastet ‘Monstra’, “Alfa’, rasti i Kumanovës dhe vrasja e një fëmije pesëvjeçar.
Partia shqiptare e mori vendimin për t’u bërë pjesë e qeverisë pas një serë bisedimesh me drejtuesin social-demokrat, ndërsa ashpërsoheshin kritikat ndaj saj jo vetëm nga opozita, por edhe në opinionin më të gjerë publik. Alternativa ka sulmuar deri dje politikat e qeverisë, duke e akuzuar për kriminalitet e korrupsion, në veçanti Bashkimin Demokratik për Integrim. Së fundmi ajo u bë pjesë e nismës për rrëzimin e qeverisë, por nuk arritën të siguroheshin 61 votat e nevojshme në parlament.
Alternativa ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Ajo (Alternativa) ka katër ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Ish-senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, ndërroi jetë të dielën në moshën 98-vjeçare.Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e ...
SHBA- Heroi i Luftës së Dytë Botërore, Bob Dole është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Dole, ish-kandidati republikan për president në SHBA mësohet s...
LONDËR- Një 28-vjeçar është kapur nga Policia pasi ka derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Londër. Dailymail shkruan se Mansoor Kian...
BRITANIA E MADHE- Njëlloj si njerëzit e tjerë edhe familja mbretërore duket se e ka një këngë të preferuar që i motivon në ditët kur ndihen të lodhur. Princi Wi...
GREQI- Menaxheri I një pallati në Selani gjatë punive të bodrumit është përballur me një skenë të frikshme. Mediat e huaja shkruajnë se menaxheri gjatë kryerjes...
SHBA- Ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Tom Frieden, ka akuzuar Pfizer për ‘përfitim lufte’ në prodhimin e vaksin...
BRITANI E MADHE- Ndryshe nga pemët e Krishlindjeve që jemi mësuar të shohim, John Harrison ish-luftëtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zgj...
RUSI- Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë po çojnë në një përshkallëzim të paprecedentë, që të kujton orët më të vështira të Luftës së Ftohtë, duke pasur par...
MIANMAR – Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Mianmar, ku gjatë protestave që kanë pushtuar vendin, një automjet i Ushtrisë shihet teksa ecën me shpe...
KOSOVË – Qeveria e Kosovës ka publikuar mesditën e sotme masat e reja parandaluese që ka miratuar për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, e...