LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi në kërkim të naftës

20 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
Mali i Zi në kërkim të naftës

MALI I ZI-Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi. Ata kanë frikë nga rrezikimi i mjedisit jetësor dhe i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari dhe aktivisti nga Ulqini, Mustafa Canka.

Rrëfimi për hulumtimin e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, është në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi që nga qeveria malazeze është paralajmëruar se më 25 mars, do të nisë shpimi i pusit të parë për hulumtim, i cili gjendet rreth 28 kilometra nga bregu i detit, në jug të Malit të Zi, në ujërat detare ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur se a ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve.

Pusi i dytë hulumtues do të jetë më afër bregut të detit, rreth 18 kilomtra largë nga aty. Do të jetë më i cekët dhe jo më i thellë se një kilometër e gjysmë.

Deri më tani, Mali i Zi i ka përmbyllur dy kontrata për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2016, me kompaninë italo-ruse “Eni dhe Novatek”, për katër blloqe hulumtimi, për një periudhë prej shtatë vjetësh, ndërkaq kontrata tjetër është përmbyllur një vit më vonë me kompaninë greke “Energean”, për dy blloqe hulumtimi, me të njëjtin afat për hulumtim.

Lëvizja qytetare “Ura” (e Dritan Abazoviqit) do të fillojë nismën për shpalljen e referendumit për eksploatimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi, ka njoftuar deputeti dhe nënkryetari i Iniciativës qytetare “Ura”, Millosh Konatar.

Qeveria premton se do të jetë e kujdesshme edhe për shkak të Kroacisë
Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, sigurojnë se do t’i mbikëqyrin të gjithë parametrat mjedisorë, që lidhen me gjendjen e ekosistemit detar, si dhe që pas shenjës së parë të prishjes së tij, do të veprojnë.

“Jo vetëm për shkak të ruajtjes së bregdetit malazez, por edhe për shkak të Kroacisë fqinje. Çdo rrjedhje eventuale e naftës, e gazit ose çfarëdo qoftë, për rreth 20 kilometra nga bregdeti ynë, mund të ndikojë në Kroacinë fqinje, për shkak të rrymave të detit që shkojnë në drejtim të saj”, tha për Radion Evropa e Lirë, sekretari i Ministrisë së Ekologjisë, Danilo Mërdak.

Ndonëse në qeveri sigurojnë që ruajtja e mjedisit jetësor është primare, ekologët dhe bashkësia lokale e kundërshtojnë ashpër këtë ide.

“Pa dilema, qytetarët janë unik për këtë çështje. Këtë nuk e kanë pritur nga qeveria. Ato aktivitete nuk janë të mira dhe paraqesin disfatë të madhe për shoqërinë dhe kthim në barbarizëm. Projekte të tilla vetëm sa e shembin dhe e degradojnë orientimin kushtetues të këtij vendi dhe e shembin shtyllën, në të cilën aktualisht qëndron qeveria”, tha Canka.

Puna në lidhje me kërkimin e naftës nën detin e Malit të Zi, ishte kontraktuar nga qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u ndërrua pas zgjedhjeve më 30 gusht të vitit të kaluar. Qeveria e re e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, është zgjedhur në fillim të muajit dhjetor. Ministri për Investime kapitale, Mlladan Bojaniq, në një konferencë për media, më 12 mars të këtij viti, ka thënë që do t’i vazhdojë të gjitha projektet e qeverisë paraprake, për të cilat vlerësohet se janë të mira.

A ka logjikë ekonomike?
Për aktivistin ekologjik nga Ulqini, Mustafa Cankun, shpimet eksploatuese në det janë të barabarta me “vetëvrasjen”.

“Kjo është një ndërmarrje e çmendur që pas vetes lë shkretim në det dhe në bregdet, ndërkaq njëkohësisht e vë në rrezik ekzistencën tonë në këtë hapsirë. Është e domosdoshme që sa më parë të pezullohet ai projekt, veçanërisht në këtë situatë, kur në tregun botëror ka naftë të mjaftueshme, si dhe po kalohet në energjinë e gjelbër. Të këmbëngulësh për këtë është çmenduri dhe vetëvrasëse”, tha Canka.

Ai nuk pajtohet me optimizmin e ministrit Bojaniq, i cili ka thënë që Mali i Zi do të përfitojë nga kjo punë përfitime të rëndësishme dhe që kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do të bëjnë që Mali i Zi të mos jetë i varur vetëm nga turizmi dhe shërbimet.

“Në variantin më të mirë, në rast se gjendet nafta, do të përfitojmë 70 milionë në vit, ndërkaq në sezonat e mira kemi fituar një miliardë. Është çmenduri që për atë shumë të vihet në pikëpyetje ekonomia dhe ekologjia”, tha Canka.

Megjithatë, sipas marrëveshjes ndërmjet shtetit malazez dhe koncesionerëve të huaj, nëse përcaktohet ekzistenca e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, të ardhurat që do t’i përkasin këtij shteti do të jenë nga 62 deri në 68 për qind.

Këto para nuk do të derdhen drejtpërdrejtë në buxhet, por do të ruhen për gjeneratat e ardhshme, përmes një fondi të veçantë, për të cilin është në vazhdim e sipër hartimi i ligjit, sipas modelit norvegjez, i cili është më i pasuri në botë.

Puset e naftës dhe shteti ekologjik
Organizatat joqeveritare ekologjike janë të befasuara me paralajmërimet e Qeverisë së Malit të Zi, se shpimi hulumtues i pusit të naftës në bregdetin malazez, duhet të fillojë për 15 ditë. Ata përsërisin që nxjerrja e naftës nuk është në asnjë mënyrë në harmoni me statusin kushtetues të Malit të Zi, si shtet ekologjik dhe me zhvillim të turizmit.

Zenepa Lika nga Ulqini, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky projekt nuk është në harmoni me shtetin ekologjik.

“Jam e vetëdijshme që na duhet ta bëjmë ekonominë të shumëllojshme, por jo në dëm të një resursi që është i kufizuar. Nuk kemi mjaft brigje, deti është i mbyllur, Kroacia ka vendosur moratorium për naftën, njejtë edhe Italia që po e rishikon atë proces. Bashkimi Evropian ka marrë obligimin mbi vete që të jetë neutral lidhur me klimën deri në vitin 2050, ndërkaq ne tash e kemi gjetur që të kërkojmë naftë, gjë që Evropa nuk e pranon”, thekson Lika.

Qeveria: Topaz Driller ka arritur në Malin e Zi
Impianti që do të kryejë shpimin e parë hulumtues nën detin malazez, Topaz Driller, ka arritur më 13 mars, pas udhëtimit prej pesë ditësh nga Malta, ku janë kryer përgatitjet përfundimtare për shpimet e ardhshme.

Ekuipazhi, i cili arriti më herët, ishte në karantinë në Podgoricë, për shkak të situatës epidemiologjike, në mënyrë që të ishte gati të hipte në Topaz Driller në kohë.

Inspektimi në këtë fazë të punës kryhet nga kompania e pavarur e auditimit “ADC”, me qendër në Aberdin të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka përvojë 30-vjeçare në inspektimet e pajisjeve të shpimit, njoftoi Administrata e Hidrokarbureve e Malit të Zi.

Pajisjet e nevojshme për shpime ndodhen në portin e Tivarit.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni mali i zi mali i zi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale