LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi: Memorandum bashkëpunimi me partitë e pakicave

16 Dhjetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Mali i Zi: Memorandum bashkëpunimi me partitë e pakicave

MALI I ZI- Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet një pjese të partive në pushtet dhe partive të pakicave në Mal të Zi.

Nënshkruesit e Memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet një pjese të partive në pushtet dhe partive të pakicave e vlerësuan atë si një hap të madh përpara për Malin e Zi si shtet i qytetarëve. E tërë kjo ngjalli reagime të ashpra nga pjesa tjetër e partive në pushtet, Fronti Demokratik (DF) parti pro serbe dhe Demokratët, të cilët shprehën dyshimin se ky është një “pakt për shkarkimin e kësaj qeverie dhe tradhëti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve”. Ata po ashtu vlerësuan se memorandumi është praktikisht hapi fillestar drejt rikompozimit të qeverisë në Mal të Zi dhe pakt për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), partinë e presidentit Millo Gjukanoviq. Memorandumi është nënshkruar nga parti, të cilat gjithsej kanë 14 deputetë në parlamentin e Malit të Zi.

Nënshkruesit janë Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviçit, Unioni Qytetar CIVIS, të cilët kanë katër deputetë Partia Popullore Socialiste me pesë mandate në parlament. Nga partitë e pakicave, Partia Boshnjake (PB) me tre deputetë dhe tri parti që bashkojnë shqiptarët në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, Forca dhe Partia Demokratike, të cilat kanë dy mandate.

Përmbajtja e Memorandumit dhe pritshmëritë e nënshkruesve

Memorandumi i detyron palët nënshkruese të bashkëpunojnë për pajtimin në Mal të Zi, ndërtimin e shtetit civil, respektimin e Kushtetutës, punën për depolitizimin e institucioneve për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, zhvillimin e fuqishëm ekonomik, ndërtimin e shtetit të mirëqënies dhe sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe integrimin e tyre në institucione.

Memorandumi parashikon gjithashtu që palët nënshkruese të angazhohen për shtetin e qytetarëve me të drejta të barabarta, por edhe për një shtet, në të cilin nuk do të bëhet asnjë lloj revanshizmi.

Zëvensdëkryeministri Abazoviq: Mali i Zi meriton të çlirohet nga prangat e nacionalizmit dhe krimit të organizuar

Nënshkruesit e Memorandumit në konferencën për shtyp deklaruan se ky është një hap i madh përpara për Malin e Zi civil. Drejtuesi i Lëvizjes Qytetare Ura dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha, se qëllimi ishte krijimi i një bashkëpunimi më të madh politik midis subjekteve të ndryshme politike: “Ne duam të tregojmë se Mali i Zi civil ka se ku të mbështetet“, tha Abazovic, duke mohuar se aleanca e formuar është kundër qeverisë aktuale. “Ky nuk është një Memorandum për krijimin e një qeverie të pakicës, as nuk synon krijimin e një partie të re, për qëllime bashkëpunimi”, ka shtuar Abazoviç.

Për kryetarin e Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviq, i cili në zgjedhjet parlamentare kandidoi në koalicionin e kryesuar nga Fronti Demokratik dhe kryeministri Zdravko Krivokapiç, tha se memorandumi nuk ështe i drejtuar kundër askujt dhe u bëri thirrje partive të tjera që t’u bashkohen. ,,Kemi qeverinë aktuale dhe Memorandumi është hap me të cilin dëshirojmë një aleancë për të mirën e Malit të Zi ,,Spekulimet që kjo është qeveri kalimtare ose qeveria e ardhëshme e Malit të Zi, vijnë nga ata të cilët në këto momente nuk janë të pranishëm për bashkësinë ndërkombëtare si partner i përshtatshëm për bisedime dhe bashkëpunim,,

Ervin Ibrahimoviq, kryetar i partisë Boshnjake vlerësoi se Memorandumi do t’i kontribuojë stabilitetit ndëretnik. “Kjo konfirmon se boshnjakët dhe pakicat e tjera janë të gatshme që të shmangin distancën ndëretnike,” tha Ibrahimovic. “Për herë të parë, ne po realizojmë një lëvizje thelbësore politike që pasqyron mendimin evropian në Mal të Zi.”

Në tryezë janë përfaqësues të të gjitha etnive dhe të të gjitha feve dhe identiteteve,e kjo është mënyra e vetme e drejtë për pajtim”, u shpreh Srgjan Paviceviq nga Aleanca Civile. Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativës Shqiptare, vlerësoi se me këtë është dërguar një mesazh dhe se u është dhënë fund përçarjeve dhe është marrë përgjegjësia për përmbushjen e qëllimit përfundimtar – të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në dukje se Mali i Zi është i ndarë në disa baza, kryetari i Forcës Genci Nimanbegu pret që memorandumi të sjellë shpresë tek të rinjtë shqiptarë se ka perspektivë për ta në Mal të Zi.

Ndërsa Fatmir Deka nga Partia Demokratike e Shqiptarëve deklaroi se pakicat kombëtare mbështesin fuqishëm rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. “Ky është një moment i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve politike në Mal të Zi”, Memorandumi në kulmin e krizës politike Në Memorandum konstatohet, se Mali i Zi ndodhet në krizë politike, institucionale dhe krizë në sistemin shëndetësor dhe se përparimi i shoqërisë është paralizuar për shkak të ndarjeve të theksuara nacionale etnike, socio-ekonomike dhe politike. Për shkak të humbjes së mbështetjes në parlament nga ana e partive që e kanë zgjedhur, puna e qeverisë është bllokuar në masë të madhe, sidomos në drejtim të miratimit të dhjetëra ligjeve.

Shumica parlamentare e Frontit Demokratik pro serb, Demokratët dhe URA, zgjodhi qeverinë e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq me 41 vota. Por shumë shpejt ajo u bë objekt i kritikave të FD-së, të cilët kërkuan largimin e saj dhe hyrjen e zyrtarëve të Frontit Demokratik në qeveri.

Frontit Demokratik dhe Demokratët kritikojnë nënshkrimin e Memorandumit

Nënshkrimi i Memorandumit shkaktoi reagime të ashpra në Frontin Demokratik dhe Demokratëve në pushtet. Njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq, e quajti atë akt të “pjesës së qeverisë dhe opozitës” memorandum për kapitullim dhe tradhëti. “Ky Memorandum është pajtimi i shtetit dhe popullit me korrupsionin dhe krimin. Më saktë akti politik i kapitullimit të shtetit para mafias. Ky akt i paarsyeshëm fut pandëshkueshmërinë në themelet e së ardhmes së Malit të Zi”, tha Medojeviq. Ai pretendon se Memorandumi, në pjesën ku përmendet moszbatimi i revanshizmit, në fakt i jep garanci presidentit Milo Gjukanoviq se ai nuk do të ndiqet penalisht.

Partia Mali i Zi Demokratik vlerësoi, se Memorandumi është një pakt për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanpoviqit.

Opozita e mirëpret Memorandumin

Partia Socialdemokrate (SDP) opozitare përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit mes partive të pakicës dhe një pjese të partive të shumicës parlamentare. Memorandumi është gjithashtu një lëvizje e përgjegjshme dhe një kusht për socialdemokratët për ta tejkaluar krizën aktuale politike dhe institucionale, tha deputeti Damir Sheoviq, duke theksuar se qytetarët kanë qenë peng të krizës në Mal të Zi për gati 12 muaj.

Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit në opozitë ende nuk është deklaruar me rastin e nënshkrimit të Memorandumit. Nderkohë me një kumtesë ka dalë Kabineti i Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, i cili partitë e pakicave i quan satelitë të Millo Gjukanoviqit.

Marrë nga; DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dritan abazoviçi mali i zi memorandum dritan abazoviçi mali i zi memorandum

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet