LIVE UPDATES
Bota

DW: Edhe pse kohë Covid-i, rriten çuditërisht eksportet e mallrave gjermane

16 Dhjetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
DW: Edhe pse kohë Covid-i, rriten çuditërisht eksportet e

GJERMANI – Pavarësisht pandemisë dhe pengesave në zinxhirët e furnizimit me lëndë të parë, eksportet gjermane çuditërisht u rritënmë fuqishëm në tetor. Eksporti është rritur me 4,1 përqind krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi të enjten Enti Federal i Statistikave. Kjo është rritja më e madhe që nga korriku 2020. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur rritje prej vetëm 0,9 përqind. Para kësaj, eksportet ishin tkurrur me gati 1% për dy muaj rresht. Edhe importet u rritën në tetor për të tretin muaj me radhë, me një rritje të lartë prej 5,0 përqind.

Kryeekonomisti i Bankhaus Lampe, Alexander Krüger thotë se “efektet e rritjes në sektorin e automjeteve ka të ngjarë të kenë kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e eksporteve”. Por problemet në logjistikë dhe pandemia mund të pengojnë sektorin e eksportit në çdo kohë. Ndaj për momentin nuk priten rritje tepër të mëdha. Lajmi vërtet i mirë është se në Gjermani po mbërrijnë sërish shumë mallra të kërkuara, shtoi shefi i VP Bank, Thomas Gitzel, duke folur për rritjen e madhe të importeve. “Prandaj industria gjermane mund të presë jo vetëm eksporte të mira, por edhe një fluks të lartë materiali nga jashtë”, tha ekonomisti. “Kjo sinjalizon një relaksim të caktuar në furnizimin me materiale.”

Parandalohet rënia e fuqisë ekonomike

Për Sebastian Dullien, rritja e madhe e eksporteve dhe importeve “shton shanset që ekonomia gjermane të jetë në gjendje të shmangë një mini-recesion në fund të vitit, për shkak të valës së katërt të Coronës”, thotë drejtori i Institutit për Makroekonominë (IMK). Shifrat e tregtisë së jashtme treguan se problemet e zinxhirit të furnizimit në industri po kalohen gradualisht. Nëse trendi vazhdon, rimëkëmbja në industri do të vinte në një kohë kur kufizimet e kontaktit dhe ngurrimi në rritje i konsumatorëve nga frika e infeksioneve në Gjermani po zbehin aktivitetin në hotelieri, gastronomi, tek ofruesit e shërbimeve për relaksim në kohën e lirë dhe shitësit me pakicë. “Kjo mund të parandalojë një rënie të lartë të prodhimit ekonomik, siç ishte në fillim të 2020 dhe në fillim të 2021.”

Për Dirk Jandura, kryetar i Shoqatës Federale të Shitjes me Shumicë, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve (BGA), ky është “një lajm vërtet i mirë duke pasur parasysh problemet e shumta në zinxhirët e furnizimit në fillim të tremujorit të katërt”. Megjithatë, sfidat strukturore për kompanitë mbeten. Kaosi në logjistikë ka të ngjarë të zgjasë edhe për disa muaj. Mungesa e kontejnerëve, mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe shpërthimet rajonale të Coronës kanë lënë pasoja. “Si rrjedhojë, do të vazhdojnë të mbeten edhe ca kohë kostot e larta që rezultojnë edhe në procesin e shitjes dhe blerjes. Për momenin nuk ka në horizont as ndonjë lehtësim në pengesat e furnizimit me lëndët e para dhe produktet e domosdoshme për prodhim.”

Në total, kompanitë gjermane kanë shitur mallra me vlerë prej 121,3 miliardë euro jashtë vendit. Krahasuar me tetorin e vitit 2020, kjo është një rritje prej 8,1 për qind. Eksportet drejt klientit më të rëndësishëm, SHBA-së, janë rritur me 11,4 përqind – me një total prej rreth 11 miliardë euro, ndërsa ato drejt Kinës u rritën me 8.5 përqind – në 9.4 miliardë euro. Shitjet në vendet e BE-së janë rritur me 11,6 përqind, në një vlerë prej 66,7 miliardë euro.

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) pret që eksportet gjermane të rriten me rreth 7,5 përqind këtë vit. Në vitin 2022 duhet të ketë një plus të ngjashëm prej rreth 7,0 përqind. Ndërsa me 2020ka pasur një rënie të ndjeshme për shkak të Coronës. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota eksportet gjermani eksportet gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës