LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ma përplasi kokën pas muri dhe…”/ Erdhi për shqiptarin në Tiranë, dhunohet barbarisht rumunia. ZBULON hi

1 Dhjetor 2020, 14:54 Nga DOSJA
“Ma përplasi kokën pas muri dhe…”/ Erdhi për

SHQIPËRI- “Ma përplasi kokën pas muri, më godiste pa pushim pasi u nxeh që kërkova të qëndronim në hotel dhe jo në shtëpi”.

Ky është rrëfimi i 31-vjeçares Gabriela C, nga Sinia dhe banuese në Itali. E reja e njohu shqiptarin në Itali pothuajse një vit më parë dhe udhëtoi drejt Tiranës për të takuar të dashurin shqiptar me inicialet O.C.

“U njohëm rastësisht në qytetin Monafalkone, unë punoja në një lokal si shoqëruese e klientëve. U frekuentuam madje isha për vizitë edhe në shtëpinë e prindërve të tij që jetojnë në një provincë”, i thotë policisë rumunia që nga ana tjetër përshkruan se si gjeti në hotel një çift pas denoncimeve për zhurmë dhe për të bërtitura dhe se si menjëherë sapo ka konstatuar forcat e policisë e huaja ka kërkuar ndihmë.

O.C që dyshohet se e rrahu të dashurën u hetua për plagosjen e saj pas evidentimit të shenjave të dhunës në trupin e saj, ndërkohë që gjatë kryerjes së veprimeve hetimore janë pyetur edhe prindërit e tij që këmbëngulin se ishin kundër lidhjes duke qenë që i biri është i martuar dhe ka një familje.

“Dhuna nisi në Itali ku më qëllonte me shpulla në fytyrë ose më kapte për fyti. Kjo ndodhte për shkak të xhelozisë por ngaqë punonte mekanik ai merrej atje edhe me shpërndarje hashashi si dhe konsumonte drogë. O.C e larguan nga Italia  në fund të 2019 dhe arsyeja ishte sepse u dënua për herë të tretë në atë shtet. Udhëtova drejt Tiranës për ta takuar dhe pasi darkuam shkuam në shtëpi. Aty nuk kishte asnjë person, por unë nuk doja të qëndroja në atë shtëpi pasi prindërit e O. nuk më donin”.

Rumunia i thotë policisë se pasi i dashuri nuk e bindi dot që të qëndronin në banesë janë zhvendosur në një hotel aty pranë.

“Kur shkuam atje, O. më qëlloi me shpulla, më tej më goditi në tualet duke ma përplasur kokën për muri. Ishte me nerva përse nuk qëndruam në shtëpi. Në momentet kur bërtita për ndihmë, ai më mbylli në banjë, ose ma zuri gojën që mos të belbëzoja fare”.

E reja në një çast ka menduar për zgjidhje dhe fshehtas ka telefonuar të vëllain që jeton në Suedi duke i treguar se ç’po ndodhte me të. Pikërisht rumunia është lidhur në mesnatë me ambasadën rumune në Tiranë që nga ana tjetër me urgjencë ka kërkuar ndërhyrjen e policisë tregojnë burime zyrtare të gazetës Si.

“Më mori në telefon një punonjës i ambasadës rumune, por nuk kisha mundësi t’i përgjigjesha pasi kisha frikë. Atëherë dërgova lokacionin fshehtas ku tregohej vendndodhja”.

Policia pohon për gazetën Si se referuar të dhënave për denoncimin nga ambasada të një rumuneje, e më pas edhe saktësimin e vendqëndrimit të saj, është mbërritur në hotel. Është kërkuar këqyrja e regjistrit të hyrjeve dhe daljeve në hotel… nga ku është konfirmuar që në dhomën 103 gjendej shtetasi shqiptar O.C. Policia konfirmon se e reja veç frakturave në fytyrë kishte shenja skuqjeje në kokë, çka konfirmon versionin e 31-vjeçares rumune që të jetë përplasur në murin e tualetit.

I marrë në pyetje nga policia lidhjen mes dy të rinjve e konfirmon dhe i ati, i cili ishte larguar nga banesa ditën që ka mbërritur rumunia si shenjë mosmiratimi të historisë. Burimet tregojnë se i moshuari rrëfeu se si i biri e kishte njoftuar që 31-vjeçarja do mbërrinte në Tiranë dhe se si ai do bashkëjetonte me të.

“Nuk mund ta pranoja këtë gjë, djali është i martuar me një bullgare dhe ka një vajzë, kam qenë kundër lidhjes së fshehtë dhe veprimeve të tim biri. Ndaj sapo më tha ika nga shtëpia duke shkuar tek të afërmit”.

Grupi i hetimit shton për gazetën Si se ka pyetur punonjës të hotelit që këmbëngulin se nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë. I dyshuari për plagosjen me dashje të rumunes fillimisht ka pretenduar se vajza që u ankua për të ishte e fejuara dhe mes tyre kishte pasur një keqkuptim. Por kur janë hapur letrat dhe është zbuluar se ai është i martuar i dyshuari flet për jetën e tij. “Ngaqë jam rritur në Itali nuk e di dallimin mes e fejuar dhe e dashur me zor i gjej fjalët, për këtë arsye tregova që jam I fejuar”, citohet të ketë thënë shtetasi O. C.

Por i riu sipas burimeve do të dorëzohet në gjykatë edhe për një akuzë tjetër penale. “Pas arrestimit të tij gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak, por në fund të muajit qershor O. C. konstatohet nga shërbimet e policisë jashtë ambienteve të banesës në një lokal”, shkruajnë oficerët e policisë në dosjen e tij. Edhe për thyerjen e masës së arrestit i riu përfundon sërish në polici dhe sërish merret në pyetje.

“Babai u largua në Itali, rumunia u largua menjëherë pas denoncimit. Por para ca kohësh unë kam thyer këmbën në banesë dhe nuk ka kush të m’i blejë medikamentet ndaj dhe dola për t’i gjetur”, justifikohet i riu që sidoqoftë la pa përgjigje pyetjen se përse gjendej në lokal dhe jo në afërsi të një farmacie dhe se përse nuk njoftoi policinë për ndihmë. Në përfundim të hetimeve burimet sqarojnë se i riu, pritet të dorëzohet si i akuzuar për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe plagosjen e të dashurës, denoncimi i të cilës është administruar si material kallëzues, duke ju bashkangjitur në atë kohë procesverbalit të kapjes në flagrance.

Marrë nga: GazetaSi

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet rumunia ne tirane dhunohet rumunia ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj