LIVE UPDATES
Politike

Akuzat ndaj Niko Peleshit për ‘Silikon Mix’, reagon Ministria e Bujqësisë: S’ka asnjë efekt negativ, lejohet nga l

6 Shtator 2019, 15:04 Nga DOSJA
Akuzat ndaj Niko Peleshit për ‘Silikon Mix’, reagon Ministria e

TIRANË- Pas akuzave ndaj Niko Peleshit për skandalin e ‘Silikon Mix’, një reagim ka ardhur nga Ministria e Bujqësisë.

Me anë të një deklarate të drejtorit të Përgjithshëm Arjan Jaupllarit, thuhet se plehu nuk është i dëmshëm. 

Gjithashtu në reagimin zyrtar të ministrisë, thuhet se produkti “Silikon mix” i ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës dhe më pas është firmosur nga ish-ministri Peleshi.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut,”-thuhet ndër të tjera.

Peleshi akuzohet se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”. Shkelja është konstatuar nga KLSH që thotë se për t’u bërë zhbllokimi fillimisht duhet të ishin bërë analizat e produktit.

Reagimi i plotë:

Reagim i Drejtorit te Pergjithshem Arjan Jaupllari ne MBZHR në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”. Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të publikut sqaron si më poshtë:
Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri. Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike, Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”. Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic. Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fiund firmoset nga ministri. Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit. Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut. Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë. Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut. Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik. Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona.
Më lejoni t’i bëj një thirrje të veçantë edhe profesionistëve të shëndetit, të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit, se nuk duhet të ndikohen nga askush dhe të jenë të pavarur në mendimet e tyre shkencore të bazuara në evidencë dhe përgjegjësi profesionale. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të përmbushur misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të konsumatorit shqiptar si dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve të biznesit dhe fermerit shqiptar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “silikon mix” ministria e bujqesise niko peleshi “silikon mix” ministria e bujqesise niko peleshi

Sondazh

Poll
Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet