"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Erdogan: Turqia nuk do të rrijë ‘duarkryq’, jam i xhindosur që Izraeli lëshon raketa
14 Maj 2021, 11:55Nga DOSJA
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan tha se ishte i “xhindosur” që Izraeli ka lëshuar raketa në rripin e Gazas, ndërsa i kërkoi me urgjencë Këshillit të Sigurimit që të gjejë një zgjidhje.
“Ne jemi edhe të mërzitur dhe të nevrikosur nga mizoria e shtetit terrorist të Izraelit kundrejt Palestinezëve”,-tha Erdogan gjatë një mbledhjeje online.
“Të qëndrosh kundër agresionit të Izraelit në qytetin palestinez, Jeruzalem është një detyrë e nderuar për njerëzimin”,-shtoi ai. “Ata që rrinë në heshtje ose i fërkojnë shpinën me gjak Izraelit, duhet ta dinë që një ditë do të jetë radha e tyre”,-tha ai, ndërsa shtoi se është ‘urgjencë’ për të marrë hapat që do të garantojnë paqen në Jeruzalem.
Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
TAJVAN- Një 20-vjeçare shqiptare e cila kishte shkuar për arsye pune në Tajvan ka rezultuar pozitive me Covid19.Sipas mediave, ajo ka shkuar në Tajvan më...
TURQI- Turqia i ka bërë sërish thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të marrin masa kundër sulmeve të Izraelit në Palestinë. Hurriyet shkruan se nëse nuk merren ...
MALDIVE– Maldivet kanë ndaluar turistët nga Azia e Jugut, duke i ‘prerë’ rrugën indianëve të pasur të cilët zgjedhin këtë destinacion për të ikur nga kriz...
IZRAEL-Lufta e Izraelit nuk ka përshkallëzuar vetëm me Palestinën por tensionet janë ashpërsuar gjithashtu edhe në kufinjtë me Libanin dhe Sirinë.Mbrëmjen e dje...
IZRAEL- Izraeli ka refuzuar sygjerimin e një delegacioni nga Egjipti për të ndërmjetësuar një armëpushim me Palestinën. Aljazeera shkruan se izraelitët e kanë r...
ROTTERDAM– Sipas CNN Greqi, çdo vit qarkullon një listë paraprake e 10 këngëve më të mira që do të dalin nga kompeticioni europian i këngës.Tre më të pël...
IZRAEL-Pas bombardimeve të shumta që Izraeli po i bën Palestinës, një bombë tjetër është lëshuar në Gaza nga një avion ushtarak izraelit.Sipas The Guardian, sul...
IZRAEL- Izraeli ka mobilizuar ushtrinë në kufij me qytetin e Gazës. Në foton e publikuar nga Aljazeera, shihen ushtarët izraelitë që po bëhen gati për sulm. Ndë...
TIRANË -Ngjarja e fundit e sulmeve Izraelo-Palestineze ka bërë shumë të famshëm të flasin në mediat sociale, për atë që po ndodh atje.Pas disa javësh sulme...
PRISHTINË– Të moshuarit të cilët janë vendosur në radhë që prej orëve të para të mëngjesit në një pikë vaksinimi në Prishtinë, janë ende në radhë dhe situ...