All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Luca quajti fermerët ‘barbonë’! Sindikata KËRKESË Ramës: Distancohu! Heshtja rëndon

20 Nëntor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Luca quajti fermerët ‘barbonë’! Sindikata
All - Paragraf - 1

TIRANË– Sindikata e Fermerëve i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama që të distancohet nga ofendimet që biznesmeni Gjergj Luca lëshoi sot ndaj tyre. Edhe pse ofendimi me termin “barbon“, u bë në prezencë të kryeministrit Edi Rama, ky i fundit nuk bëri asnjë reagim kundër biznesmenit, heshtje që nuk është pritur mirë nga fermerët. Kështu që në një shkresë zyrtare, ata kërkojnë distancimin e kreut të shtetit, e po ashtu si provë, të marrin pjesë në konsultime për paketën fiskale të akoduar për bujqësinë. 

DEKLARATA E PLOTË:

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar shpreh indinjatë të thellë për heshtjen e dhe mosreagimin e kryeministrit dhe ministres së Bujqësisëndaj deklaratave të biznesmenit Luca, në lidhje me fermerët protestues. Z.kryeministër, ne nuk na rëndon fyerja dhe bullizimi i biznesmenit, i cili na quajti barbonë, sepse ka shumë deficentë ky vend dhe ne nuk merremi me ta, por na rëndon heshtja dhe mosreagimi juaj. A mos vallë keni të njëjtin vlerësim si biznesmeni për fermerët shqiptarë? Si mundet të mosreagonit kur në praninë tuaj një biznesmen fyen rëndë rreth 3000 mijë fermerë që protestuan në mënyrë civile për të drejtat e veta. Jo vetëm që duhej të ishit distancuar nga fyerjet dhe bullizimi i tij karshi gjysmës së popullsisë por duhej të përgënjeshtronit shifrat e ekzagjeruara në miliona euro që ai deklaroi si përkrahje të qeverisë për fermerët. Nga që ka marrë vetë i pangopuri mendon se kemi marrë dhe ne. Mjerë bujqësia shqiptare nëse politikat fiskale për bujqësinë qeveria i konsulton me njerëz të tillë. Ju duhet të mabni qëndrim edhe për faktin se nga fjalët e tij doli qartë se ai ishte një evazionist me lejen e qeverisë sepse vetëfaturonte peshk të zënë sipas dëshirës së tij. Ai kujton se kanë edhe fermerët këtë leje nga qeveria por nuk është ashtu. Fermerin e faturon grumbulluesi, nuk vetëfaturohet. Biznesmeni tregoi në syrin tuaj sesi ishin shpërndarë fondet e AZHBR për fermerët. Ato i kishin ndarë “Lucët” për “katunarët”, jo sistemi i aplikimit dhe vlerësimit të kriterece si propagandohet. Z.kryeministër, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar kërkon që ju të distancoheni nga deklaratat e biznesmenit dhe të tregoni se nuk keni të njëjtën konsideratë me të për fermerët shqiptarë. Rastin për ta treguar jo vetëm me fjalë por dhe me vepra e keni vetë në dorë. Mos e miratoni paketën fiskale për bujqësinë pa u konsultuar me përfaqësues të S.F.B.-së.

Deklarata fyese u bë sot nga biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca, i cilësoi të gjithë fermerët në Shqipëri si barbona. Ata që mesa duket janë kthyer në një shqetësim për “shefin” e tij, janë bërë edhe armiqtë e Lucës, edhe pse nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ç’ju takon; ndihmë nga shteti. 

SHIKO EDHE: 

“Barbona”/Fermerët i kthehen Gjergj Lucës:Ne s’pastrojmë lekët e shefit,sa ke borxh?

VD/ Gjergj Luca fyen fermerët: Barbonat, dalin rrugëve protestojnë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama fermeret ne shqiperi gjergj luca edi rama fermeret ne shqiperi gjergj luca


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Nëntor 2021, 18:45

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS – Një aksident u shënua në Durrës pasditen e sotme. Drejtuesi i automjetit “Ford”, E.L. ka përplasur këmbësorin S.V.. Ngjarja ka ndodhur në lagjen N...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet