"Sot do të firmosim marrëveshjen", Rama: Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit, synojmë të jet&eum...
Aktualitet
Banorët e “Kodrës së Priftit”: Projekti i Unazës u devijua, rrezikohen 60 familje
20 Nëntor 2021, 18:11Nga DOSJA
TIRANË – Banorët e “Kodrës së Priftit” kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe. Njëri prej qytetarëve shprehet se projekti është ndryshuar dhe varianti ri ka bërë që ndërtimi të spostohet dhe 60 m në lindje, që parashikon shembjen e 40 banesave, kurse varianti i parë parashikonte vetëm 9 prishje banesash.
“Shqetësimi jonë është devijimi i segmentit të unazës, loti 4 nga projekti Adil Çarçani në projektin e ri që ka bërë ARRSH. Tek kjo toka bosh është 90% të saj është e pashfrytëzuar. Është lënë qëllimisht se do të ndërtohej Unaza e Madhe e Tiranës. Por, kjo është devijuar 60 metra në lindje. Gjurma e vjetër prekte 9 banesa nga të cilat 3 ishin të braktisura, ndërkohë me projektin e ri preken 40 ndërtesa me 60 familje pasi janë ndërtesa dykatëshe”, shprehet njëri prej baorëve të “Kodrës së Priftit”.
Një tjetër qytetar u shpreh se shkoi në Bashki për t’u interesuar nëse banesa e tij prekej nga ndërtimi i Unazës së Re. Ai tregon se i konfirmuan fillimisht se nuk rrezikohej që banesa e tij të shembej, ndërsa sot rezulton e kundërta.
“Kam shkuar në bashki. Pyeta dhe kërkova topograf. Më pyeti nëse ndodhem në perëndim apo në lindje. I thashë jam në lindje. Më treguan: ‘Po je mbi 20 metra në lindje, nuk të zë projekti. Unë jam 26 m lart”, rrëfen banori në fjalë.
Projekti i Unazës së Madhe përfundon në vitin 2023 dhe do të jetë 27 km i gjatë. Ai do të mundësojë lidhjen e kryeqytetit me të gjitha daljet e rrugëve kombëtare të Shqipërisë.
TIRANË– Zyra e Protokollit në Partinë Demokratike ka shkaktuar debat mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Brad...
TIRANË– Përplasja ka nisur! Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur “sulmin” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha prej disa ditësh tashmë, por sot është...
SHQIPËRI- Gjatë dekadës së ardhshme, Tirana është gati për një ndryshim dramatik. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, ndërtesat moderne të larta po zënë ven...
TIRANË – Banorët e Laprakës janë ngritur në protest kundër projektit të Unazës së re, e cila parashikon shembjen e 700 banesave në total. Ditën e sot...
KRUJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Krujë për t’u takuar me deputetë por dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në këtë qytet. Pje...
TIRANË– Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca, sot i cilësoi të gjithë fermerët në Shqipëri si barbona. Ata q...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë nd...