LIVE UPDATES
Aktualitet

LSI nuk bën paqe! Sulme të pandaluara ndaj Bashës: Judë! Bashkëpunove me bandat…

20 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
LSI nuk bën paqe! Sulme të pandaluara ndaj Bashës: Judë!

TIRANË– Përplasja ka nisur! Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur “sulmin” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha prej disa ditësh tashmë, por sot është kapur “piku”! 6 figura të rëndësishme të LSI-së, përfshirë edhe deputetë kanë publikuar postime kundër Bashës, duke e krahasuar këtë të fundit me Judën. Duke ndarë foto të tij me kryeministrin Edi Rama, zyrtarët e LSI-së, kanë hedhur akuza se numri një i opozitës shqiptare po bashkëpunon me kryesocialistin. Por akuzat nuk ndalen me aq, ndërsa pretendojnë se PD i ka hyrë në hak LSI-së, duke i marrë edhe votat duke përdorur banda kriminale. Sipas tyre, njëjtë ka vepruar edhe Edi Rama.

Por ndërkohë që prej ditësh është sulmuar në masë nga LSI-s, kryedemokrati Lulzim Basha dje në një intervistë për “Zëri i Amerikës” tha se PD ishte sërish e hapur për të bashkëpunuar me cilindo aleat për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Duke shtrirë edhe njëherë dorën për bashkëpunim. Megjithatë në të njëjtën intervistë, sulmoi Ilir Metën, duke pretenduar se kishte shkatërruar fushatën e demokratëve. Kjo ka sjellë edhe sulme nga vetë Meta, por edhe nga Presidenca zyrtare.

SULMET E LSI-së (TË GJITHA TË PUBLIKUARA VETËM SOT):

Elona Guri: Foto sa 1000 fjalë! 17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën. Momenti kur nga kryetar opozite pretendent për kryeministër, ai e braktisi rolin e tij për tu kthyer thjesht në mirëmbajtës oborri të shefit të regjimit. Shqipërisë i duhej një opozitë sa më e bashkuar për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje! Ai nuk shpëton dot prej 17 majit me Edi Ramës, prej kunatë-opozitës që e ka futur gjithë vendin në kolaps! Tashmë ky është mësim i mësuar.

Endrit Braimllari: Lul-vula e kthehu opoziten ne kunat-opozite. Mos ki frik, dil nga bunkeri ku je futur dhe tako demokratet dhe mbaj pergjegjesine e shitjes se opozites tek regjimi. Lul vula, ti je shkaktari i humbjes se çdo kauze te opozites. Ti je shkaktari i shkaterrimit te çdo aksioni opozitar. Ti shite opoziten tek Edi Rama. Ti le Demokratet ne burgje dhe ne opozite per kunatin. Çdo aksioni opozitar i vendose nje çmim per pazarin tend te rradhes. Ti dhe stafi yt keni shume gjynahe me LSI ndaj  kujdes kur permend LSI dhe kedo tjeter te LSI-se

Erisa Xhixho: MOSMIRËNJOHJA E BASHËS VEÇORI E KARAKTERIT TË TIJ! Mosmirënjohja është një veçori e njohur e zotit Basha. Të gjithë e dinë e madje e pranojnë edhe në Partinë Demokratike ketë veçori të tij, ndaj nuk ka se pse ai t’i jetë mirënjohës LSI-së, edhe pse atë të vetme fitore që ai përmend lart e poshtë, të garës për kryetar i bashkisē së Tiranës, Lulëzim Basha e fitoi vetëm falë LSI-së dhe 23 mijë votave që i dha ajo. Edhe ai e di, por mosmirënjohja nuk e lejon ta thotë dhe as të flasë për LSI pasi nuk ndan të njëjtat vlera dhe parime me të. Keto jane fakte jo fjale boshe.  Te flasesh per LSI duhet kesh disa vlera që kanë te bëjnë me besnikërinë, luajalitetin dhe mirenjohjen qe z.Basha mesa duket nuk i ka. Por, për LSI-së mosmirënjohja e tij nuk ka ndonjë vlerë. Sot për LSI-në ka rendesi te degjojë dhe të flasë per njerezit dhe aspak të humbë kohë me një humbës mosmirënjohës. E vetmja gjë që duhet bësh është mos shesësh interesat e shqiptarëve për interesat e tua siç ke bërë duke e kthyer forcën e opozitës në kunat opozitë.

Kejdi Mehmetaj: Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë? Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në? Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama. Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve. Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!

Floida Kërpaçi: Ja iku Rama, po kush do vijë? Në demokraci kjo pyetje nuk ka vend, mirëpo në fasadë-demokracinë shqiptare, rezulton e kundërta. Jemi përballur me këtë presion nga qytetarët në çdo ditë të aksionit  opozitar 4 vjeçar dhe fushatës elektorale që lamë pas. Njerëzit donin ndryshimin, e megjithatë shikonin tek lidershipi i opozitës, një kopje të shëmtuar të së keqes në pushtet. Shqiptarët nuk shikonin forcë karakteri dhe vullnet për të mbrojtur interesat e tyre, por shitje të kauzave dhe papërgjegjshmëri për fjalën e dhënë. Kjo është trashëgimia e kunat-Lulit si kreu i opozitës së bashkuar dhe arsyeja kryesore pse opozita në tërësi dhe LSI si mbështetëse pa kompromis të Opozitës së Bashkuar, morën atë rezultat në zgjedhjet e 25 Prillit. Për më tepër, duke ndjekur deklaratat me regji nga kampi i PD drejtuar LSI, nuk kam gjetur asgjë të përbashkët me çfarë diskutohej në mbledhjet e grupeve parlamentare PD-LSI, si pjesë e opozitës së bashkuar. Luli nuk mund të fshihet pas aleatit, sepse nuk e detyruam ne të vijonte 17 Majin, të digjte mandatet, të bojkotonte zgjedhjet, të godiste institucionet, të shkaktonte protesta dhe pastaj të linte opozitarët rrugëve nëpër komisariate.

Silva Caka: “Edhe nëse vdekja e Krishtit do të ishte parandaluar, Juda përsëri do të ishte tradhëtar”. Hallet e mëdha që kanë zënë Lulzim Bashën, nuk vijnë as si shkak e as si pasojë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  LSI-ja i dha besimin, e ndoqi (edhe drejt greminës), e mbështeti, u përpoq t’a bënte lider, i dha besën dhe njerëzit. Ai të gjitha këto i keqpërdori. Lulzim Basha nuk donte asgjë nga LSI-ja, sepse tashmë të gjitha ato që donte, ia kishte siguruar pazari i tij i 17 majit! Gjakprishurit të tillë lindin dhe vdesin; çfarëdo që të bënim ne për Lulzim Bashën, asgjë nuk do të ishte mjaftueshëm, pasi qëllimet e tij kanë qenë djallëzore që prej fillimit. Megjithatë, në gropën që hapi për LSI-në dhe demokratët, po bie vetë brenda. Suksese në jetë dhe rrugë të mbarë më 11 dhjetor Lulzim!

“Lufta” mes dy palëve ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë. (SHPJEGIMI I PLOTË)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha monika kryemadhi percahen pd-lsi lulzim basha monika kryemadhi percahen pd-lsi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet