LIVE UPDATES
Politike

Lubonja ‘zbërthen’ deklaratat e Metës: Duhej hetuar informacioni nga SHISH. E drejta krah presidentit

9 Shtator 2019, 17:42 Nga DOSJA
Lubonja ‘zbërthen’ deklaratat e Metës: Duhej hetuar

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja teksa ishte i ftuar  në studion e News24, në rubrikën “Opinion” ka folur për zhvillimet e fundit politike, e konkretisht dëshminë e Presidentit të Republikës Ilir Meta në Komisionin hetimor parlamentar.

Ndërsa i mori me radhë tre argumentet kryesore të dhëna sot nga Kreu i Shtetit që çuan në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Lubonja tha se nëse do të kishte një dokument nga SHISH për informacione se në 8 qershor do të digjej parlamenti, që sipas ligjit i shkon dhe Presidentit edhe kryeministrit, duhet të kishte hetim nga institucionet. Madje sipas tij, duhet të ishte kryeministri që të kishte kërkuar hetim pasi e ka detyrim. Në gjithë këtë që ka ndodhur Lubonja thotë se në peshore e drejta anon më shumë nga Presidenti.

Ndoqa argumentet e Metës që ishin 3 kryesorë. Njëri ishte më i rëndësishmi për mua që binte në kontradiksion si me thënë me dy të tjerët sepse kishte një argument kushtetues në kuptimin që zgjedhje me një kandidat të vetëm është antikushtetuese, ishte argumenti i sigurisë kombëtare që lidhej me djegien e parlamentit, ishte dhe argumenti i integrimit europian që pengohet në këtë mënyrë. Këto ishin tre. Ku ishte problemi i këtyre tre argumenteve sipas meje, tek argumenti i dytë. U përdor aty një fjalë ‘nuk mund të lejoja djegien e Rajshtagut’, që padyshim për asosacion na çon në djegien e Rajshtagut nga Hitleri që u përdor si mundësi, si mjet për të akuzuar opozitën dhe për ta nxjerrë opozitën jashtë dhe tjetra që vinte si informacion nga SHISH. Unë mendoj që këtu qëndron skandali i politikës sonë dhe i këtij teatri që pamë. Nëse ka një dokument nga institucioni i SHISH që dikush do të djegë parlamentin, nga sa e di unë ligjin, ky dokument nuk i shkon vetëm Presidentit por edhe kryeministrit. Në qoftë nëse Presidenti nuk e ka për detyrim ta çojë në organet kompetente për hetim, kryeministri e ka edhe për detyrim. Tani çfarë shteti është ky lind pyetja? Kush donte ta digjte? Aluzioni që bën Meta është që donte ta digjte kryeministri për të eliminuar opozitën. Rajshtagu aty të çon. Por nga ana tjetër nuk është shumë e qartë, sepse mund të ishte dhe opozita dhe opozita akuzohet sikur do të digjte për të treguar atë papajtueshmërinë. Gjithsesi kjo duhet të kishte shkuar në hetim. Në qoftë se ti ke një parti në pushtet dhe një kryeministër që është i gatshëm të djegë parlamentin për të eliminuar opozitën këtu nuk bëhet dot më fjalë për zgjedhje jo me një kandidat jo me dy, ose thellohemi këtu dhe këtu bëjmë skandalin politik dhe e sqarojmë deri në fund, s’ka më kuptim as për integrim as për gjë. Nëse ke një opozitë e cila donte ta bënte këtë, mund të jetë pak më lehtësuar në shenjë proteste për vjedhjen e votës, 1,2,3 por përsëri duhet hetuar”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi se nuk mund ta lësh publikun në këtë lojë që ngjan si një teatër që njëra palë akuzon palën tjetër. “Ky është problemi i madh. Kjo më tërhoqi vëmendjen shumë, sepse gjithmonë kështu ndodh në Shqipëri, nuk ka drejtësi. Këtu lind pastaj problemi, s’ka vepruar kryeministri? Nëse kryeministri nuk ka vepruar, ka shkuar ky dokument, atëherë mund të jetë ky fajtori, njerëzit e këtij. Nëse kryeministri ka vepruar, ku e kemi drejtësinë që nuk ka zbuluar. Apo është e gjitha një shpifje?! Ky ishte refleksioni im i parë”, u shpreh ai.

Por a është argument i mjaftueshëm për të anuluar zgjedhjet?

Sipas Lubonjës argumentet nuk janë vetëm ligjorë. “Kur ndalemi tek argumentet ligjore besoj se duhet të merremi me atë që a ka kompetencë ligjore Presidenti për t’i shtyrë?! Këtu përsëri janë ndarë opinionet por një gjë është e sigurt që ka ose s’ka të drejtë Presidenti duhet ta vendoste Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Dhe kthehemi përsëri, nuk ekziston një drejtësi dhe një polici e pavarur, që heton se kush do të digjte parlamentin. Nuk ekziston një gjykatë Kushtetuese që do të vendoste ka apo s’ka të drejtë Presidenti? Atëherë në çfarë shteti jemi?!”, pyet në mënyrë retorike Lubonja.

Sa i përket impaktit për imazhin e vendit, analisti thotë se kjo e nxjerr vendin që këtu nuk ka shtet të së drejtës jo se jo por se nuk ka as edhe një seriozitet. “Qoftë edhe në një shtet autoritar, ka një lloj serioziteti. Këtu jemi në një situatë ku as autoritarizmi nuk është i konsoduar përfundimisht, demokraci s’ka fare dhe vijmë aty tek kjo tek papërgjegjshmëria e bandave që qeverisin këtë vend për interesa. Jemi shumë larg shtetit të së drejtës, boll t’i marrësh në analizë, veçanërisht argumentin e dytë. Argumentet e tjera janë si retorikë, të rëndësishme por gjithsesi mundet të përdoren… Hyrja në Europë, është shumë retorike po ça do hysh në Europë me këto kushte, ç’kuptim ka, me këtë situatë që maxhoranca donte të digjte parlamentin për të eliminuar opozitën?! Si mund të hysh në Europë në qoftë se është e vërtetë kjo? Fakti që nuk hetohet kjo, përsëri tregon që ti nuk ke institucione për të hyrë në Europë. Ndërsa tjetri, ai është argumenti ndoshta më i rëndësishëm politik i pari që zgjedhje me një parti nuk duhet të lejoheshin.

Duhet të bënte çmos dhe maxhoranca që të respektoheshin disa kushte. Plus që siç pamë edhe në raportin e ODIHR, dekreti i Presidentit që duhet të hyntë në Fletore Zyrtare dhe nuk hyri… është anashkaluar në një mënyrë antikushtetuese jo vetëm për mendimin tim por edhe të ODIHR që provon se në një farë mënyre në gjithë këtë në qoftë se do të gjejmë një peshore, në peshore e drejta anon më shumë nga Presidenti”, tha Lubonja.

A doli Meta fitues apo humbës përballë komisionit hetimor? Lubonja thotë: “Varet se nga cili këndvështrim e sheh. Ajo që bie në sy për mendimin tim është teatraliteti. Unë kam shprehur më herët mendimin këtu se Meta fare mirë mund të kishte lënë Presidencën të drejtonte politikën. Në qoftë se ti ke një të dhënë që kryeministri do të djegë parlamentin që do të eliminojë opozitën, këtu jemi para një alarmi të madh që ti nuk e rregullon dot me ligj. S’mund ta ndash në fitore dhe humbje. I gjithë vendi sheh një humbje në kuptimin e imazhit nga kjo. Por besoj se roli i tij në përgjithësi është më pozitiv, në kuptimin se ka tentuar të mbajë një rol, por ama është një fasadë që ai e di vetë që nuk përfillet nga Edi Rama. këtu do shohim përfundimisht çfarë do vendosin këta. Këtu komisioni kryesor parlamentar hetimor duhet të ishte ore kush donte ta digjte parlamentin”.

Pyetjes a po ndryshon diçka në marrëdheniet President-maxhorancë pas kafes së Kreut të Shtetit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, Lubonja iu përgjigj se në Shqipëri mund të ndodhë gjithçka.
“Këtu në Shqipëri gjithçka ka ndodhur. Në qoftë se do i jepni fjalët që ka thënë Edi Rama para apo gjatë 21 janarit dhe fjalët që ka thënë Meta pas 21 janarit dhe të keni parasysh si bënë koalicion, çdo gjë ndodh në Shqipëri. Ndonjëherë të japin përshtypje se këta nuk janë të vetëdijshëm se kjo lojë ku po na çon. Iu duket si një lojë, por nuk mund të luash me fatet e njerëzve. Por kjo nuk është politikë, as shërbim por infantilizëm”, tha analisti.

Për sa i përket 13 tetorit dhe qëndrimit të opozitës, Lubonja tha se ka një lloj çarje. “Në qoftë se mund ta quaj midis dy partive të opozitës lidhur me faktin se sa radikal duhet të jemi. Në kuptimin duhet të hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën apo jo. PD ka thënë nuk do hyjmë, LSI duket si më e hapur për një kompromis, se në fund përmes zgjedhjeve do bëhet. Jemi në një dilemë që nuk mund ta ndash dot se kush ka të drejtë. Do gjendet një zgjidhje…politika është arti i së mundshmes thonë. Personalisht jam i ndarë mes idesë që duhet bërë një presion nga opozita i madh, minimalisht që duhet të ketë një dënim për të gjithë ata për të cilët ka prova se kanë vjedhur votën. Dosja e Dibrës, dosja e Durrësit…Atëherë mundet të kesh garancinë që do shkosh në zgjedhje që të jenë minimalisht të lira…Situata është shumë konfuze dhe dramatike dhe duhet dalë”, deklaroi Lubonja.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

Marrë nga Balkan Web

(a.m/dosja.al)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos lubonja meta në komision ps shkarkon metën fatos lubonja meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet