LIVE UPDATES
Bota

‘Lotët më binin, kamerën s’e kam lëshuar’, Rrëfimi i kameramanit në masakrën Reçakut

16 Janar 2022, 10:55 Nga DOSJA
‘Lotët më binin, kamerën s’e kam lëshuar’,

KOSOVË- Një kameraman shqiptar ka rrëfyer masakrën e Rajçakut. Kosovapress raporton se kameramani tregon se nuk do të harrojë asnjëherë pamjen e fshatit në mëngjes pasi u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq. 

‘Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbetet përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën. Përveç ftohtësisë së janarit, reporteri i luftës Sylejman Kllokoçi, i cili punon për Associated Press, kujton trupat e masakruar të dhjetëra viktimave të pafajshme të Reçakut.

“Kjo kohë ma kujton kohën, ftohtësinë, njësoj thuajse sot jam nisur për Reçak. Një kohë e ftohtë dhe ma përkujton edhe atë familjen kur kishte mbuluar atë djalin pa kokë dhe ja kërkonte kokën. Ai ka qenë takimi i parë në fshat”, -rrëfen ai.

Fotoreporteri i luftës, për të cilin nuk ishte hera e parë që po xhironte trupa të masakruar, dy ditë para se të ndodhte masakra kishte tentuar të hyjë brenda fshatit.

“Dy ditë më herët, ne ishim atje afër Reçakut në Shtime dhe ku dëgjoheshin krismat dhe luftimet që ishin në Reçak. Prezencën e gazetarëve, e theksoj, se ka qenë edhe OSBE aty me xhipet e portokalltë në krye me Walker. Atë ditë ne tentuam të hymë, por nuk na lejuan edhe misioni i Walker, por aty ishin shumë luftime dhe ishte e pamundur që të hyjmë në Reçak të xhirojmë ato luftime dhe u kthyem. Unë çdo ditë, për shkak se ishte shumë afër Prishtinës, dhe të nesërmen shkova, tentova por prapë isha më duket i vetmi shqiptar në atë kohë dhe nja 2-3 kameramanë të tjerë të huaj. Filluan disa plumba në Shtime të fluturonin mbi kokat tona dhe erdhën të misionit të OSBE-së na larguan”, shton Sylejman Kllokoçi.

Sylejman Kllokoçi tregon për KosovaPress se pas filmimeve që kishte bërë në luginën e Bebushit, ty ku ndodhi masakra e Reçakut, ishte kthyer me shpejtësi në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Në mëngjes herët nga ora 05-06 të mëngjesit ka qenë ditë e ftohtë si kjo këtu dhe vetëm borë nuk ka pasur, me fotografin Visar Kryeziu të Associated Press shkuam bashkë deri në Shtime dhe e pyetëm një kalimtar rasti se çka ka ndodhë në Reçak, ai tha që ‘ne e dimë vetëm që policia është larguar sot herët’. Në momentin që tha është larguar ne kemi vrapuar të hymë brenda në Reçak dhe shtëpia e parë ku u takova me disa familjarë, se i gjithë Reçaku ishte zgjuar në këmbë aq herët, dhe pash një trup pa kokë ku familjarët e kërkonin kokën e njeriut. Pastaj vazhdova nga ana e majtë për të hyrë në kodrën apo luginën ku sot i shihni ato xhirimet që janë prezente të miat dhe deri atje pash në tri vende ku ka pasur të pushkatuar nga dy, nga tre, nga një”, tregon ai më tej.

Tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së. Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. Shefi i këtij misioni, William Walker një ditë më pas shkoi në këtë vend për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Diku në orën 11:00 erdh edhe Walker ku i vizitoi trupat dhe e dha një deklaratë të fuqishme se tha se kjo është një prej masakrave më të mëdha që ka ndodhur. Atëherë ajo u bë tregim mjaft botëror. Edhe ditën e nesërme e kemi vazhduar se trupat i larguan, i dërguan në xhami, ai tregim ka zgjat vetëm 1 javë. Non-stop kemi qenë me kamera aty”, shton ai.

Ai flet për rëndësinë e filmimeve, ku sipas tij po të mos ishin këto pamje vështirë do të besohej masakra që ndodhi. Mbi të gjitha, Kllokoqi shprehet se nuk e ka përjetuar lehtë, meqë bëhej fjalë për popullin shqiptar.

“Shumë vështirë ka qenë me i pa, por unë para kësaj masakre se edhe unë jam njeri si çdo kush. Unë kam parë edhe në Bosnjë mbi 50, mbi 100 të vdekur. Gjithmonë i jam mbajtur parimit shumë profesional që të mos më kapin emocionet, sepse në qoftë se një reporter, një kameraman, gazetar e kapin emocionet atëherë do të largohem prej aty. Në jetën time më ka ndodhur si reporter i luftës që lot të më shkojnë, por kamerën nuk e kam lëshuar. Shumë rëndë, por unë jam fokusuar atë ditë që sa më shpejt t’i xhiroj këto viktimat edhe më shpejt t’i dërgoj në botë”, rrëfen ai për KosovaPress.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e 45 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek kompleksi memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kameramani masakra e recakut sylejman kllokoçi kameramani masakra e recakut sylejman kllokoçi

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore