Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 2 të rinj, H. T., 31 vjeç dhe Z.K 18-vjeçe, të cilët kishin kthyer lokalin e tyre tek “Pazari në Vjetër” në “strofull” heroine. Sipas policisë gjatë kontrollit në këtë lokal janë gjetur 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike. Po kështu, gjatë kontrolleve rezultoi se të rinjtë në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Pazari”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
• K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- “Rama ik, Rama ik, ndize, ndize”, këto ishin thirrjet që vijnë nga Mali i Tomorrit, aty ku janë mbledhur shumë qytetarë në këto ditë peligrinazhi.Mbrëmje...
SHQIPËRI- Ditën e sotme në zonat veriore dhe verilindore të vendit do të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë një mot ...
SHQIPËRI-Mbi 4500 raste të reja në Francë, më shumë se 2000 në Gjermani, gati 8 mijë në Spanjë. Kurba e infeksionit të koronavirus është në rritje në vende...
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botëror...
ITALI– Dita e sotme ka sjellë një mot të keq në vendin fqinj, Itali. Mediat vendase raportojnë se ka mjaftuar 15 minuta stuhi që rrugët në Bolzano të mbushen uj...
VLORË– Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan pranë fshati...
BERAT– Një automjet i llojit “Benz”, tip A Class, ka marrë flakë natën e sotme dhe është djegur pjesërisht. Siç shihet edhe në videot e fotot e sig...
KORÇË– Një 18-vjeçar me inicialet R. M., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 42-vjeçar, me inicialet K. R.....
MORINË– Radhët e gjata të automjeteve vijojnë të mbeten ende në pritje në pikën kufitare në Morinë. Mësohet se policia kufitare e Kosovës po punon me...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dalë në aksion në akset kryesore rrugore dhe po zhvillon kontrolle të shumë automjeteve që po kthehen nga zonat bregdeta...