LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Loja e dyfishtë e Young Zerkës me partneret, tradhtoi Ronelën me bjonden seksi ende pa u ndarë

1 Tetor 2019, 07:14 Nga DOSJA

Nuk vonoi shumë dhe u zbulua se vajza në fjalë quhet Joana Alimema dhe është modele. Aludimet për një lidhje mes tyre filluan dhe së fundmi Zerka është fotografuar sërish pranë modeles dhe këtë herë gjërat duken më serioze. Ai e ka çuar Joanën në vendlindjen e tij në Korçë dhe duket shumë i lumtur teksa po i prezanton qytetin ku ka lindur.

Ndërkohë që fotoja nisi të qarkullonte në rrjetet sociale, Ronela Hajati ndodhet në Miami, këngëtarja e përfolur për një lidhje të gjatë me Zerkën. Burime pranë tyre shprehen se bëhet fjalë për një histori të komplikuar, pasi ende pa u ndarë përfundimisht nga Ronela, Zerka del hapur me modelen, i ndihmuar edhe nga fakti që Ronela nuk ndodhet në Shqipëri. Por paparazzët e kanë bërë punën e tyre duke e fotografuar Zerkën në intimitet me partneren e re, e cila nuk është e njohur në publik.

Pas këtyre lajmeve, nga ana tjetër e botës Ronela reagoi në mënyrën e saj me një foto nga prapaskenat e klipit të saj më të ri “MVP”, të cilën e postoi në rrjetet sociale me statusin “Vejushë e zezë”, si për ta sfiduar me ironi të hidhur Zerkën. Nga ana e artistit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për atë çfarë është publikuar. Ndërkohë, kujtojmë që prej kohësh ai është lakuar për një lidhje me këngëtaren Ronela Hajati, histori që nisi plot katër vite më parë.

LOJA E DYFISHTË E YOUNG ZERKËS ME PARTNERET, TRADHTIA PËR TË CILËN RONELA FOLI NË KËNGËN “VUJ”

Më shumë se dy vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift, duke e zyrtarizuar lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para një një viti. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Vjeshtën e kaluar ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri diku e dha reperi Young Zerka, gjatë një interviste për emisionin “Thumb”.

Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë. “Po a je në kërkim të dashurisë?” e pyeti gazetari. “Në kërkim të shpirtit të lirë”, tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishin zënë dhe nuk flisnin. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit, me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër. Ndërkohë flitej se kjo ishte kënga që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, ku gjatë performancës Ronela interpretonte dhimbjen e saj shpirtërore për Zerkën, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik që mund të themi se u shndërrua në stil personal për Ronelën.

Ajo vetë nuk foli për ndarjen nga reperi, por miq të tyre treguan se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje që kishte lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse ishte shprehur se nuk ishte gati për bashkëjetesë, nga ana tjetër kishte shprehur dëshirën që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën ra ndesh me Zerkën, i cili nuk ndihej gati të hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime. Më vonë ata u panë sërish bashkë, duke dëshmuar se mosmarrëveshjet tashmë i kishin sheshuar.

Kujtojmë që në këto katër vite, Zerka ka qenë ai që asnjëherë nuk ka folur publikisht për Ronelën, përveç ditëlindjes së saj, ku i bëri një dedikim në “Instagram”, që prapë linte vend për interpretim nëse ishte urim për të dashurën e zemrës, apo për kolegen e mikeshën. Zerka hyri në tregun e muzikës shqiptare pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Ronelën u afrua pas prishjes së bashkëpunimit me “Max Production” dhe lidhjes së një kontrate të re me tjetër shtëpi diskografike.

Duke u bërë bashkë dhe duke i dhënë koncertet gjithmonë çift, ata u komentuan si një tjetër çift i dashuruar në tregun e muzikës, mes shumë të tjerëve që janë krijuar këto vitet e fundit. Po siç e ka treguar historia, shumë pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë, edhe pse kanë pasur sukses bashkë.

RONELA HAJATI DHE YOUNG ZERKA, ARSYET PSE E FSHEHËN LIDHJEN

Edhe pse për lidhjen e tyre u fol që para 4 vitesh, dy këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përpjekur ta mohojnë me çdo kusht që ata janë bashkë. Ndoshta frika se marrëdhënia e tyre do t’u prishte punët në karrierë e bënte Ronelën të druhej dhe të mos e deklaronte hapur marrëdhënien për muaj të tërë. Më vonë, lidhjen intime e kthyen në strategji biznesi për të fituar para, pasi jo vetëm ftesat i merrnin çift për koncerte, por nisën të bënin edhe klipe bashkë.

Në të gjitha intervistat që jepnin, afrimitetin me njëri-tjetrin e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim, pasi Ronela bënte tekstet e këngëve të Zerkës. Ata rrinin 24 orë në 24 bashkë, që do të thoshte se nuk ndaheshin jo vetëm në koncertet që i planifikonin çift, por edhe në festat ku ishin të ftuar. Por në një party në Tiranë, Ronela u fotografua shumë pranë Zerkës, në një moment kur ishte mbështetur në supin e tij, gjë që tregonte intimitetin e mohuar mes tyre.

Pas kësaj daljeje publike, Young Zerka publikoi klipin “Like Rihanna”, duke u shprehur se i pëlqenin vajzat e këqija, deklaratë që u perceptua si një dedikim për Ronelën. Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së tij në “Dancing with the stars”, Ronela, përveçse e shoqëronte në paskuinta gjatë provave, bëri dhe një performancë shumë seksi në spektakël me Zerkën, që dëshmonte se ata nuk mund ta fshehnin tërheqjen e fortë fizike që kishin me njëritjetrin.

Marrë nga PANORAMA PLUS  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz joung zerka këngëtarët lojë e dyfishtë ronela hajati joung zerka këngëtarët lojë e dyfishtë ronela hajati


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale