Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një banesë është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme pranë rrugës Tefta Tashko-Koço tek Pazari i ri. • Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën dhe po rrezikojnë edhe disa shtëpi të tjera dhe biznese. • Gjithashtu bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. • Po ashtu forcat zjarrfikëse po punojnë që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është pranë banesës. • Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet të shumta materiale janë shkaktuar. • Sipas informacioneve për Dosja.al, pranë banesës që është përfshirë nga zjarri, ndodhet edhe Kisha e Perëndisë, ku shkon çdo të dielë, kreu i SPAK, Altin Dumani. • Nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë Kishën, po më herët u raportua se zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po mundohen që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është shumë pranë banesës.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Janë shuar plotësisht flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al çatia e banesës është shkrumbuar e gjitha dhe banorët familjarët po i hedhin sërish ujë. Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës së Nermin Stërmasit dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.
Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët. Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.
TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen brenda banesës, ndërsa pas rreth një ore, zjarrfikësit arritën të vënë situatën nën kontroll.
Shumë pranë banesës që u përfshi nga flakët ishte edhe një banesë që është monument kulture, e cila gjithashtu rrezikohej të përfshihej nga zjarri. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia. Po ashtu reagim nuk ka pasur edhe nga deputetët e qarkut të Tiranës.
Flakët rrezikuar të përhapen edhe në banesa dhe biznese të tjera, por fatmirësisht zjarri u shua përpara se të ndodhte një katastrofë më e madhe. Sakaq, nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.
Gjithashtu bëhet me dije se shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë.
TIRANË- Janë shuar flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët përfshinë pasditen e sotme, banesës Nermin Stermasit, nërkohë zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.
Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Megjithatë ende nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.
Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë, e cila ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.
TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu rreth një orë më parë banesën të Pazari i Ri në kryeqytet. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët janë shuar, ndërsa ka mbetur vetëm tym.
Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Banesa e djegur bëhet me dije se i përket shtetasit Nermin Stërmasi.
Ndërkohë banesat dhe bizneset aty pranë nuk janë rrezikuar nga zjarri që u shua para se të përhapej më tej.
TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë sot një banesë dy katëshe në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Sipas informacioneve për Dosja.al, pranë banesës që është përfshirë nga zjarri, ndodhet edhe Kisha e Perëndisë, ku shkon çdo të dielë, kreu i SPAK, Altin Dumani.
Nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë Kishën, po më herët u raportua se zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po mundohen që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është shumë pranë banesës.
TIRANË- Një zjarr masiv ka përshirë sot një banesë në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Forcat zjarrfikësë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Gjithashtu po punojnë që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është pranë banesës.
Ndërkohë ende nuk dihen dhe shkaqet që shkaktuan zjarrin masiv.
TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë te disa banesa në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Në pamje shihet se flakët kanë përfshirë gjithë banesën dhe po rrezikojnë edhe disa shtëpi të tjera dhe biznese. Gjithashtu bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet të shumta materiale janë shkaktuar.
TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë rrugës Tefta Tashko-Koço tek Pazari i ri. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ka pasur familjarë brenda banesës apo jo, por nga pamjet duket se banesa po shkrumbohet totalisht. Gjithashtu nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.