LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në raundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh më 9 nëntor! Prishtina dhe Mitrovica në një garë shumë të ngushtë

• Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. • Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh. • Në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, gara mbetet e hapur pasi asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50 për qind të votave, raporton Koha. Janë 21 komuna që sipas rezultateve preliminare, po shkojnë me përfundim të garës që në rund të parë. • Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka fituar pa balotazh në Ferizaj, Skenderaj e Han të Elezit, por u thye në bastionin e saj historik, Drenas, nga kundërkandidati që deri para zgjedhjeve të fundit ishte pjesë e PDK-së, Ramiz Lladrovci. • Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave në Kamenicë, Podujevë e Shtime. • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan e Klinë. LDK-ja ka arritur fitore me të parën në Istog e Lipjan. • Nisma ka fituar në Malishevë e KDTP-ja në Mamushë. Ndërkohë, Lista Serbe i ka fituar shumicën e komunave me shumicë serbe duke fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh e Mitrovicë të Veriut. • Por kjo parti do të shkojë në balotazh në Kllokot. • Kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviç ka arritur të fitojë 41,62 por do të jetë në rundin e dytë me kandidatin e Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Spasiç. 

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale/ Gjashtë nga shtatë komunat kryesore drejt një raundi të dytë vendimtar, Prishtina dhe Mitrovica në një garë shumë të ngushtë

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në
Foto ilustruese

KOSOVA- Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, gjashtë prej tyre do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë kandidat nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave të vlefshme.

Komunat që do të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve janë:

Prishtina mes Përparim Ramës të LDK-së dhe Hajrulla Çekut të LVV-së. Nga numërimi i 98,88% të votave nga KQZ, Rama ka marrë 33,76% apo 34 mijë e 752 vota, kurse Çeku ka 33,05% apo 34 mijë e 022 vota.

Në balotazh do të shkojë edhe komuna e Prizrenit. Shaqir Totaj i PDK-së do të përballet sërish me Artan Abrashin e LVV-së. Nga numërimi i 94,92% të votave nga KQZ, Totaj ka marrë 41,99% apo 24,281 vota, kurse Abrashi ka 29,80% apo 17 mijë e 231 vota./ Dosja.al

 

9 MUAJ ME PARE

Analiza e REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”! Balotazhi do t’i “zhbëjë” vijat e kuqe

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të tillë që të mos ketë fitues apo humbës absolutë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se që në rundin e parë të zgjedhjeve, secila parti shënoi sukseset dhe dështimet.

“Pra, ka komuna ku [partitë] kanë pasur rezultate më të mira se që i kanë parashikuar. Por, ka edhe komuna në të cilat kanë dështuar, edhe pse kanë pritur rezulate më të mira. Kjo vlen për të gjitha partitë”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se qytetarët, në përgjithësi, e qartësuan trendin e ndëshkimit të improvizimeve nga ana e partive. Por, shton se në mesin e partive që garuan, nuk ka humbës ose fitues absolutë.

Gara zgjedhore përfundoi në 21 komuna
Sipas të dhënave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garën pa balotazh e fitoi në tri komuna Lëvizja Vetëvendosje (Podujevë, Kamenicë dhe Shtime ), po aq sa edhe Partia Demokratike e Kosovës (Ferizaj, Skënderaj, Hani i Elezit).

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në dy komuna (Lipjan, Istog).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e siguroi fitoren në Deçan, ndërsa Nisma në Malishevë.

Në Mamushë fitoi kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDKP), ndërsa Lista e Ramiz Lladrovcit siguroi fitoren në Drenas.

Lista Serbe fitoi në 9 komunat e banuara me shumicë serbe, ndërsa në Kllokot prin, por shkon në balotazh me Unitetin Kombëtar Serb.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në balotazh në 12 komuna të tjera. Në dy prej tyre u rendit e para, ndërsa në 10 komuna, kandidatët e LVV-së për kryetarë janë të dytët me vota.

Në balotazh do të garojë në nëntë komuna Lidhja Demokratike e Kosovës. Në gjashtë komuna, ajo u radhit e para, ndërsa në tri të tjera e dyta.

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotash në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para, ndërsanë dy të tjera, e dyta.

Në pesë komuna do të garojë në balotazh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në katër u radhit e para, ndërsa në një tjetër është e dyta.

Kush humbi e kush fitoi?
Muhaxhiri thotë se në garën ndërmjet partive politike më 12 tetor, beteja kryesore ishte ajo për Prishtinën.

“Në të kanë dështuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe PDK-ja, pasi që LDK-ja, si rrallëherë më parë, ka pasur kandidaturë problematike të Përarim Ramës, me shumë projekte të parealizuara gjatë mandatit të kaluar dhe me fushatë premtimesh të përsëritura”, thotë Muhaxhiri.

Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP), shpreh mendimin se “në vija të trasha, vërehet rënie e përkrahjes së përgjithshme për Lëvizjen Vetëvendosje, në nivel vendi”.

Kjo rënie e përkrahjes, sipas tij, është më e dukshme në Prishtinë, edhe pse Vetëvendosje e siguroi garën në balotazh.

“Ka pasur pritje që do të ketë një rënie [të përkrahjes për LVV-në] deri diku, por jo mbase në këtë shkallë që ka ndodhur, saqë LDK-ja të dalë e para në këtë komunë. Kjo mund të cilësohet, mbase, si befasia më e madhe e kësaj gare”, thotë Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit, nuk kanë prodhuar ndryshime rrënjësore të balancave ndërmjet partive, sa i përket numrit të komunave që kanë fituar.

Gërgi vlerëson se edhe gara për të parin e komunës në Mitrovicën e Jugut, ndërmjet PDK-së dhe LVV-së, është mjaft befasuese për faktin se do të vazhdohet në balotazh.

Por, sipas Muhaxhirit, balotazhi në këtë komunë nënkupton një lloj humbjejeje për LVV-në.

“Është pritur një fitore pa balotazh e [Faton] Pecit [kandidat i LVV-së]. Kjo do të jetë një humbje për LVV-në, sepse në raport me investimet tejet të mëdha që i ka bërë në këtë fushatë, ky rezultat nuk do të duhej të ishte aspak i kënaqshëm”, thekson Muhaxhiri.

Ai vlerëson se LVV-ja, në përgjithësi, mund të shihet si humbëse relative e zgjedhjeve të 12 tetorit, por jo e vetmja.

“Rezultati i saj nëpër komuna është në mospërputhje të madhe me dominimin elektoral, të cilin ajo e pretendon se ende e mban në shkallë vendi. PDK-ja e ka ruajtur udhëheqjen në komunat ku ka qeverisur, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj. Mirëpo, pikëpyetje të mëdha paraqesin rezultatet në Prishtinë dhe Drenas”, thotë Muhaxhiri.

Në Prishtinë, PDK-ja u radhit e treta në garë, ndërsa në Drenas ajo humbi garën nga Lista e Ramiz Lladrovcit.

Muhaxhiri vlerëson se LDK-ja mund ta ketë si “shpërblim ngushëllues” udhëheqjen në rundin e parë në Prishtinë dhe Pejë, por, sipas tij, në komunat tjera të mëdha është kryesisht e treta në garë.

AAK-ja, shton ai, u fokusua në komunat ku ka udhëhequr edhe më parë dhe ka arritur sukses relativ, por pa bërë përparim në ndodnjë komunë tjetër.

Balotazhi do t’i “zhbëjë” vijat e kuqe
Gara ndërmjet partive politike do të vazhdojë në 17 komuna, në të cilat askush nga kandidatët për kryetarë nuk arriti të siguronte mbi 50 për qind të votave.

Faktin që në këtë numër komunash askush nuk ka arritur të fitojë në rundin e parë, Gërgi e sheh si trend pozitiv dhe të shëndetshëm për demokracinë e vendit.

Sipas tij, praktikat nga garat me balotazh në të kaluarën kanë treguar se fitorja në rundin e parë për një kandidat të një partie, nuk e garanton fitoren edhe në rundin e dytë.

Rezultatet e garave në balotazh, siç thotë Gërgi, janë të paparashikueshme, veçanërisht në rrethanat politike në të cilat gjendet Kosova, ku partitë politike, pa përfunduar ende zgjedhjet lokale, llogarsin mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Pra, po shkojmë drejt një situate, ku interesat e partive në nivel qendror, në nivel Kuvendi, gërshetohen me interesat e partive në nivel lokal. Jo gjithmonë këto domosdo përputhen”, thotë Gërgi.

Muhaxhiri nuk i përjashton marrëveshjet e partive politike për garën në balotazh.

Ai thotë se një nga shembujt praktikë është edhe gara e vitit 2021 për të parin e Gjilanit, kur LVV-ja u mbështet nga PDK-ja, me të cilën më pas krijoi koalicion.

“Besoj që veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje është në pozitë të vështirë. Pra, mendoj se do t’i zhbëjë të gjitha ‘vijat e kuqe’ dhe do të bëjë çmos që të fitojë sa më shumë komuna në balotazh, sepse ky do të jetë edhe një test për zgjedhjet qendrore”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, edhe LDK-ja gjendet në pozitë të vështirë dhe mund të kërkojë mbështetje apo koalicione nga partitë tjera për komunat ku garon në balotazh. Ndërsa PDK-në, ai e sheh në situatë më komode.

Rezultati i partive në zgjedhjet lokale në vitin 2021
Lista Serbe (10): Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Kllokot.

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Han i Elezit, Ferizaj.

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë, Lipjan.

AAK (5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV (4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq.

Rezultati i pritshëm në komunat me shumicë serbe

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm Kllokoti do të ketë rund të dytë zgjedhjesh. Në nëntë komunat tjera fitoi Lista Serbe.

Balotazhin në Kllokot, Gërgi e sheh si zhvillim pozitiv për vetë komunitetin serb.

“Tashmë, pas Kuvendit, edhe në nivel lokal po bëhet një lloj pluralizimi politik”, thotë ai, duke shtuar se nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme në një mjedis ku një kandidat merr mbi 70 ose 80 për qind të votave, sikurse janë rastet në Zveçan, Zubin Potok apo Leposaviq.

Për Muhaxhirin, rezultati i zgjedhjeve në komunat veriore, por edhe në pjesën jugore të Kosovës, ku fitoi Lista Serbe, ka qenë lehtësisht i parashikueshëm.

“Investimet e mëdha shtetërore të Serbisë, në kombinim me strategjinë e gabuar institucionale të Kosovës, e mobilizuan elektoratin e serbëve kosovarë dhe i rikthyen në pushtet katër kryetarët e Listës Serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesët tjera”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se tashmë ekzistojnë parakushte për beteja të vazhdueshme ndërmjet kryetarëve të komunave me shumicë serbe nga radhët e Listës Serbe, si dhe nivelit qendror qeverisës.

Kjo, sipas tij, do të shkaktojë humbje të madhe energjish politike dhe do të krijojë potencial të madh destabilizues.

Në zgjedhjet e 12 tetorit votuan 39.58 për qind e mbi 2 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjdhjet lokale të vitit 2021 votuan rreth 43 për qind e rreth 1.7 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Rënia në përqindje e daljes së qytetarëve në zgjedhje lokale, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është rezultat i mungesës së alternativave për zgjedhje, si dhe i fushatës jo të mirë të kandidatëve në garë për kryetarë komunash dhe anëtarë asamblesh komunale.

Gjithashtu, rënia e përqindjes së votuesve, sipas tyre, lidhet edhe me pakënaqësitë ndaj bllokadës disamuajshe të konstituimit të Kuvendit, si dhe mungësës së Qeverisë me mandat të plotë./REL

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Vetëvendosja e Kurtit shkon në balotazh në 12 komuna, rezultatet e fituesve në disa qytete

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre kanë përfunduar garën për kryetarë komunash në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor. 

REZULTATET:

Ferizaj: Agim Aliu (PDK) fiton me mbi 56% të votave.

Lipjan: Imri Ahmeti (LDK) fiton me mbi 51% të votave.

Podujevë: Shpejtim Bulliqi (LVV) fiton me mbi 53%.

Skenderaj: Sami Lushtaku (PDK) fiton bindshëm me mbi 83% të votave.

Kamenicë: Kadri Rahimaj (LVV) fiton mbi 50%.

Istog: Ilir Ferati (LDK) siguron 58% të votave.

Shtime: Qemajl Aliu (LVV) fiton mbi 50%.

Malishevë: Ekrem Kastrati (Nisma Socialdemokrate) fiton mbi 53%.

Deçan: Bashkim Ramosaj (AAK) fiton mbi 51%.

Drenas: Ramiz Lladrovci (Për Drenasin Kampion) fiton mbi 52%.

Hani i Elezit: Mehmet Ballazi (PDK) fiton mbi 50%.

Mamushë: Abdulhadi Krasniç (KDTP) fiton mbi 50%.


Në katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – fitues kanë rezultuar kandidatë të Listës Serbe, e cila ka fituar gjithashtu edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komunat e tjera, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.  Dalja në votime ka qenë rreth 39%, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë, përfshirë rreth 44.000 votues me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në raundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh më 9 nëntor

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna mbyllin garën në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.

Në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, gara mbetet e hapur pasi asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50 për qind të votave, raporton Koha. Janë 21 komuna që sipas rezultateve preliminare, po shkojnë me përfundim të garës që në rund të parë.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka fituar pa balotazh në Ferizaj, Skenderaj e Han të Elezit, por u thye në bastionin e saj historik, Drenas, nga kundërkandidati që deri para zgjedhjeve të fundit ishte pjesë e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave në Kamenicë, Podujevë e Shtime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan e Klinë. LDK-ja ka arritur fitore me të parën në Istog e Lipjan.

Nisma ka fituar në Malishevë e KDTP-ja në Mamushë. Ndërkohë, Lista Serbe i ka fituar shumicën e komunave me shumicë serbe duke fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh e Mitrovicë të Veriut. Por kjo parti do të shkojë në balotazh në Kllokot. Kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviç ka arritur të fitojë 41,62 por do të jetë në rundin e dytë me kandidatin e Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Spasiç./ Dosja.al

zgjedhjet lokale kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj