LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit 2021, fiton 56 mandate në Kuvend

• Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. • Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave, VV pritet të marrë në Kuvend 56 deputetë. • Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 përqind të votave, ndërsa pritet të marrë 23 deputetë në Kuvend. • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 përqind të votave dhe ka siguruar 15 deputetë. • Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka marrë 5.73 përqind të votave, pritet të ketë 6 deputetë në Kuvend. • Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 vende, prej të cilave 100 janë të përgjithshme, të cilat  ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 vendet e mbetuara janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Rreth 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit të vitit 2021

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka fituar sërish zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke vendosur një rekod të ri. VV po shkon drejt një momenti historik si parti me shifrat në vota që janë në rritje.

Partia e drejtuar nga Albin Kurtit, me 99,26 % të votave të numëruara, ka marrë plotë 429,979 vota, përkthyer në përqindje 49.30.

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit

Kjo i bie që Vetëvendosje do ta thyej rekordin e saj të vendosur më 14 shkurt të vitit 2021, ku kishte marrë 438,335 vota. Në rezultatin e 28 dhjetorit ende nuk janë përfshirë votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë, që do ta bëjnë dallimin e madh.

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit

6 MUAJ ME PARE

Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut urojnë Kurtin: Fitore e jashtëzakonshme

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit
Albin Kurti

SHKUP- Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mesazhe urimi kanë dërguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, liderët e koalicionit VLEN dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi në urimin e tij thotë se fitorja e fundit e Kurtit dëshmon besimin dhe mbështetjen për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen konstruktive, si dhe qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar", shkruan Gashi.

Izet Mexhiti në urimin e tij shkruan se zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë ferr dhe të drejtë.

"I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë", shkruan Mexhiti.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të jashtëzakonshme.

"Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3", shkruan Kasami.

Fitoren e Kurtit e uruan edhe zv. kryeministrat Bekim Sali dhe Arben Fetai.

"I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët", shkruan Sali.

Mesazhe urimi ka pasur edhe nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

"Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit! Urime Vetëvendosjes e Kurtit! I priftë vetëm e mira në punën e tyre!", shkruan Taravari.

6 MUAJ ME PARE

Rezultatet përfundimtare: Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate në Kuvend, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja thyen rekordin e vitit
Foto ilustruse

KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave. Ajo pritet të marrë në Kuvend 56 deputetë. Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës. Ato mbeten të kushtëzuara, deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 përqind të votave, ndërsa pritet të marrë 23 deputetë  në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 përqind të votave dhe ka siguruar 15 deputetë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)e cila ka marrë 5.73 përqind të votave, pritet të ketë 6 deputetë në Kuvend. 

Shpërndarja e tyre do bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 vende, prej të cilave 100 janë të përgjithshme, të cilat  ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 vendet e mbetuara janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë./Dosja.al

albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj