Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Presidenti Bajram Begaj ka mbyllur sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. • Paraditen e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë dhe kanë propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025. • Ndërkohë Partia Demokratike e ka bojkotuar takimin duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj. • Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekomanduar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekomanduar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve. Ky rekomandim në fakt përputhet dhe me propozimin e Partisë Socialiste dhe për këtë Celibashi tha se nuk shikon axhendën politike, por mundësinë që kanë në aspekt të kohës për të përgatitur. Ai tha se propozimi i KQZ-së nuk ka asnjë lidhje me atë të PS-së.
“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë, për t’u takuar me kreun e Shtetit. Mësohet se PS ka propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025.
Bëhet e ditur se në presidencë kanë shkuar kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi dhe sekretri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.
Ndërkohë, raportohet se Partia Demokratike e ka bojkotuar duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj, teksa orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në emër të Partisë Demokratike, deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojnë konsultimet duke i akuzuar se janë thjesht një farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.
Më 21 nëntor Begaj pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, të cilët kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.
Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve:
Një ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha para mediave pas daljes nga takimi me Presidentin Bajram Begaj, se propozuan datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve. Klosi tha se kjo është data e fundit në afatin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se kjo zgjedhje u bë nga ana e socialistëve për t'i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës.
“Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësitë procesit përgaritor për votën e diasporës”, tha Klosi.
Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Teksa PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.