LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të IEVP Rrogozhinë/ Vetëdorëzohet në polici Bilal Hasa, në kërkim përgjegjësi i OSHEE-së (VIDEO)

• Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Peqin. • Bëhet me dije se ambienti, i cili ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. • Ky i fundit pasi u shpall në kërkim nga blutë, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. • Në dëshminë e tij, Hasa ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në magazinën e tij. • Mësohet se ai ka këmbëngulur se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni që aty kultivohej kanabis. • Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. • Në ambientet në pronësi të Hasës u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. • Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente. • Policia gjithashtu njoftoi se ka shpallur në kërkim edhe përgjegjëshin e OSHEE për Peqinin, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. 

5 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Vetëdorëzohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës pas zbulimit të mijëra rrënjëve kanabis në banesën e tij

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në

TIRANË- Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici. Hasa u shpall në kërkim nga autoritetet pasi u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi në një banesë në pronesi të tij. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, policia  zbuloi dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa i cili tashmë u dorëzua në polici. Bëhet me dije se, Hasa ka hedhur poshtë akuzat e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. 

Sipas tij, ai nuk ka shkuar në atë objekt prej disa kohësh dhe se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë që ushtrohej në banesë. Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kanabisi në banesën e drejtori të IEVP Rrogozhinë, momenti kur policia zbulon ambientet e përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në
foto nga banesa e pershtatur per kultivim te bimeve narkotike

RROGOZHINË- Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit ka zbuluar ambientet private të kreut të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur forcat e rendit hyjnë në ambientet e përshtatura enkas për kultivimin e bimëve narkotike./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Kultivimi i kanabisit në banesën e Bilal Hasës, shpallet në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në

PEQIN- Policia e Peqinit ka dalë me një zyrtar lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, ku u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim dhe pezulluar nga detyra. 

Policia njofton gjithashtu se ka shpallur në kërkim edhe përgjegjëshin e OSHEE për Peqinin, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.


Njoftimi i policisë:

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Shpallet në kërkim pronari i ambientit. Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre. Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabis në banesën në Peqin/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Bilal Hasa është pezulluar, mbështesim hetimin e plotë

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në

PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi në banesën e tij u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis. Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Banesa në pronësi të tij ishte përshtatur për kultivim kanabis/ Shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Zbulohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis në

PEQIN- Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Peqin. Bëhet me dije se ambienti, i cili ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa mbi 3000 rrënjë kanabis janë sekuestruar në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotik./Dosja.al

peqin kanabis

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari