LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në kërkim autori, policia gjurmoi makinën e tij përmes kamerave të sigurisë (EMRI+PAMJET)

• Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Tepelenë. • Konkretisht policia ka identifikuar dhe shpallur kërkim autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, i cili është identifikuar me emrin Kamber Sulçaj. • Sipas policisë, autori ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. • Gjithashtu blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu. • Po ashtu janë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta. • Gjithashtu janë publikuar edhe provat e vleshme që dokumentojnë ngjarjen. • Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. • Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e autorit të vrajes. • 48-vjeçari është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

“Më verbove, më hodhe në kanal”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian, si nisi konflikti mes autorit dhe viktimës për dritat e gjata

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në
foto ilustruese

TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i i biznesmenit italian Eduardo Sarchit. Bëhet me dije se autori, Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen.

Por gjatë rrugës në vendin e quajtur Lluf ai është shkëmbyer me një automjet me karroceri me të cilën udhëtonte Gazmend Braçi me tre shokët e tij. Për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet ata kanë debatuar dhe konfliktuar verbalisht. Sulçaj u ka thënë: “Më verbove, më hodhe në kanal”.

Pas debatit dhe pasi Sulçaj i ka fyer, Gazmend Braçime dhe tre shokët janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën. Gjatë rrugës autori i ka ndjekur nga pas dhe i ka parakaluar, por në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte që ishte në pronësi të një çobani është prishur.

Më pas Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ka lënë automjeti. Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me biznesmenit italian Eduardo Sarchit me të cilin po darkonin dhe në momentin që ata kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar. Biznesmeni italian ka marrë vetëm një plumb në kofshë.

Pasi ai ka qëlluar nuk i ka lënë të largohen për 15 minuta. Gjithashtu në këto momente ka kaluar edhe një perosn me një motor për terrene malore dhe ka dëshmuar të njejtën gje. Më pas Kamber Sulçaj është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë poshtë një peme.

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin. Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur "Stone Quramenga”.

48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe stanin me bagëti.

9 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi biznesmenin italian/ Autori aksioner i një guroreje në Vlorë, familjarët emra të njohur për policinë

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në
Kamber Sulçaj

TEPELENË- Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. Kamber Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur "Stone Quramenga”.

48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe një stan me bagëti.

Po ashtu Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Sipas policisë, Sulçaj ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së 48-vjeçarit përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. Sulçaj akuzohet për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

9 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi biznesmenin italian, del FOTOJA e autorit të vrasjes

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në
 Kamber Sulçaj

TEPELENË- Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. 48-vjeçari është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Nga hetimet dyshohet se Sulçaj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Policia gjithashtu njoftoi se ka sekuestruar ga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e biznesmenit italian/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, Policia gjurmoi makinën e tij përmes kamerave të sigurisë (VIDEO)

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në
pamje nga vendngjarja

TEPELENË- Dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, është zbardhur nga policia. Gjithashtu janë publikuar edhe provat e vleshme që dokumentojnë ngjarjen. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. 

Gjithashtu thuhet se autori Kamber Sulçaj ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Sakaq, blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu.

Ndërkohë anë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

9 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori nga Vlora (EMRI)

Zbardhet dinamika e vrasja së biznesmenit italian/ Shpallet në
Edoardo Sarchi

TEPELENË- Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Tepelenë. Konkretisht policia ka identifikuar dhe shpallur kërkim autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, i cili është identifikuar me emrin Kamber Sulçaj. Sipas policisë, autori ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe automjeti i viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy armë gjahu. Po ashtu janë sekuestruar edhe mjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.


Njoftimi i Policisë:

Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta. Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu. -Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura). Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kamber sulçaj edoardo sarchi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale