LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Yuri Kim flet për manipulim të garës për SPAK, Qeveria: Çdo ngjarje e pakëndshme na shqetëson dhe ne

• Një ditë pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se ka një përpjekje për të manipuluar garën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria socialiste. • Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes u pyet sot për një qëndrim të qeverisë shqiptare. • Ai tha se çdo ngjarje e pakëndshme apo incident që mund të ndodhë në fushën e reformës në Drejtësi shqetëson edhe PS. • Ndërkohë që deklarata e Kim është komentuar edhe nga media dhe gazetarët. • Dy prej tyre, Andi Bushati dhe Bledian Koka e shohin denoncimin e Kim si një pohim se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe se ata që janë aktualisht pjesë e organeve të reja, që do të duhet të ishin të pavarur, janë të ndikuar dhe të kapur nga politika. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mesazhe në Twitter por punë edhe në terren, Yuri Kim nis fushatën për kryetarin e ri të SPAK, takimi me Ulsi Manjën

Yuri Kim flet për manipulim të garës për SPAK, Qeveria:
Yuri Kim dhe Ulsi Manja

TIRANE- Një ditë pasi shkroi në Twitter se ka një dyshim për manipulimin e garës për kryetarin e ri të SPAK, ambasadorja Yuri Kim ka dalë në terren për të bërë takimet zyrtare me krerët e institucioneve që kanë lidhje direkte me zbatimin e reformës në drejtësi. Në një postim në rrjetet sociale, vetë ambasada njofton se Kim takoi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja me të cilin ndau progresin në zbatimin e reformës. 

"Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në Qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IAç) në Uashington, DC, 6-10 Dhjetor."-thuhet në postimin e ambasadës.

Takimi pason deklaratën e fortë të ambasadores Kim, e cila tha dje se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Yuri Kim për SPAK, Peleshi: Ngjarje e pakëndshme, duam përsosjen e reformës në Drejtësi

Yuri Kim flet për manipulim të garës për SPAK, Qeveria:
Niko Peleshi

TIRANE- Qeveria shqiptare e shikon si "ngjarje të pakëndshme" denoncimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila foli dje për përpjekje për të manipuluar garën për kryesuesin e ri të SPAK. I pyetur nga gazetarja Blerina Gjoka se a do qeveria shqiptare në krye të SPAK të "preferuarin e saj" dhe a ka një qëndrim për deklaratën e Kim, ministri Niko Peleshi u kujdes të sqaronte se drejtësia nuk është çështje e një grupi apo një institucioni por e çdo qytetari. Peleshi shmangu përgjigjen drejtpërdrejt por tha se "ngjarjet e pakëndshme shqetësojnë edhe qeverinë shqiptare". 

Pyetje: A ka një qendrim qeveria për këtë deklaratë a doni ju të preferuarin tuaj?

Niko Peleshi: Jam këtu për çështje të qeverisë por jo jashtë temës. Drejtësia është brenda temës dhe na intereson të gjithëve. Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar është dinamike, ju siguroj dhe shpreh vullnetin e maxhorancës që jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë reformë siç e nisëm. Sot është finalja, do vazhdojmë ta mbështesim. çdo ngjarje e pakëndshme ose e vëmendje e shtuar dhe e kërkuar na shqetëson edhe ne. Jemi në krahun e përsosjes së reformës.

Ndiq videon, minuta 12:00

Por çfarë deklaroi Yuri Kim dje? 

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Deklaratat e Kim për SPAK, Andi Bushati: I gjithë "thesi" është për tu hedhur në plehra

Yuri Kim flet për manipulim të garës për SPAK, Qeveria:
Andi Bushati dhe Yuri Kim

TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim që ngrinte shqetësimin për manipulime në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në një status në Facebook, Bushati thotë se nëse në organet e reja të krijuara pas procesit të Vettingut do të ishin zgjedhur figura me integritet dhe të pavarur nga politika, atëherë ambasadorja nuk kishte pse të fliste për manipulime. Kjo tregon sipas gazetarit se edhe institucionet e reja janë jofunksionale dhe se "i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra". 

POSTIMI I PLOTE: 

Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, Yuri Kim s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit. Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjte e femijeve tane”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej tyre  do të zgjidhej në krye të institucionit. Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra.

Por çfarë deklaroi Yuri Kim dje? 

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al

3 VITE ME PARE

APELI i Yuri Kim për kreun e ri të SPAK, Bledian Koka: Denoncimi më i fortë që ka bërë, pranoi dështimin e Reformës në Drejtësi (Çfarë s'tha ambasadorja?)

Yuri Kim flet për manipulim të garës për SPAK, Qeveria:
Bledian Koka

TIRANË- Apeli i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim për kriteret që duhet të përmbushë drejtuesi i ri i SPAK ka shkaktuar shumë reagime. Gazetari Blendian Koka është ndalur tek dy pika në deklaratën e saj, më së shumti tek zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Koka analizon se në momentin që ambasadorja Kim thotë se procesi duhet të jetë i lirë nga manipulimet, praktikisht ka pranuar se sistemi ka rënë dhe ka dështuar. Gjë që sipas tij e bën denoncimin më të fortë që ajo ka bërë ndonjëherë për drejtësinë në vend. Por gjithashtu thekson se edhe në postimin e sotëm, ambasadorja nuk përmend emra se kush po ndërhyn dhe për kë kandidat. 

"Nene moj mbaj zi per R. Drejtesine! Le te behemi 1 milione shqiptare e ti qendrojme prane Ambasadores Kim ne kete dite te pranimit publik se Reforma ne Drejtesi ka deshtuar me sukses te plote. Pertej shakase, ky eshte denoncimi me i rende qe vjen nga SHBA per deshtimin e Reformen ne Drejtesi. Kur Znj. Kim thote se "procesi duhet te jete i lire nga manipulimet, prej atyre qe kerkojne te influencojne apo bllokojne drejtesine, prej atyre qe preferojne menyrat e vjetra per te kundershtur reformen ne drejtesi", praktikisht ka pranuar se sistemi ka rene. Pra nese politika mund te diktoje Kreun e ri te SPAK, Reforma ne Drejtesi nuk e ka arritur qellimin kryesor qe eshte ajo e heqjes se drejtesise nga duart e politikes. Imagjinoni pas se cfare i ben kjo pjese e politikes prorkuroreve te rretheve, gjyqtareve te rretheve qe jane halli i perditshem i shqiptareve. Por edhe ne kete denoncim, ambasadorja ka harruar ti thote shqiptareve se kush po nderhyn dhe per ke kandidat? Fjale te hedhura ne ajer jane vetem gjysem te verteta, te cilat nuk i tregojne shqiptareve se kush po ha minon drejtesine dhe se ne perfundim te kalvarit 7 vjecar te reformimit rezultati finale eshte "Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete...) p.s...tani pyetja me pergjigjen brends eshte: Kush eshte ai segment i politikes qe po nderhyn ne zgjedhje e kreut te ri te A(SPAK-ut)?,"-shkruan gazetari. 

Sot, Yuri Kim bën thirrje që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm i SPAK të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ambasadores Yuri Kim tha se përzgjedhja duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi. 

yuri kim niko peleshi gara per kreun e ri te spak

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit