Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Vlash Jakaj, 68 vjeç banues në fshatin Samrisht, në Dajç të Shkodrës ka vrarë me çifte nipin e tij, B.J., 10 vjeç. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e familjes Jakaj, në fshatin Samrisht. • Jakaj është mbyllur në dhomë me nipin 10-vjeçar të cilin e ka thirrur që ta ndihmonte në pastrimin e çiftes. Më pas dyshja kanë nisur të pastrojnë çiften duke luajtur dhe arma është shkrehur. • 10-vjecari është dërguar në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga e shtëna ka mbetur i plagosur dhe vetë Jakaj, në njërën dorë. Ai ndodhet në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Vlash Jakaj është 68-vjeçari që vrau aksidentalisht nipin e tij këtë mbrëmje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Samrisht në zonën administrative të Dajçit në Shkodër. Rreht orës 21:55, Jakaj e ka thirrur nipin e tij, vetëm 10 vjeç që ta ndihmonte me pastrimin e armës.
Të dy nisën ta pastronin çiften që 68-vjeçari e kishte me leje dhe në proces e sipër arma u shkreh dhe plagosi 10-vjeçarin. I vogli u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Nga e shtëna, ka mbetur i plagosur edhe vetë Jakaj. Aktualisht ai ndodhet në spital.
VLORË- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen aksidentale të ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, aksidentalisht duke pastruar çiften, V.J, 68 vjec ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
SHKODËR- Xhaxha e nip ishin mbyllur në një dhomë dhe po pastronin armën e gjahut në momentin që ndodhi tragjedia këtë mbrëmje në Shkodër. Rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, në Dajç të Shkodrës, 68-vjeçari ka thirrur nipin e tij vetëm 10 vjeç që ta shoqëronte në dhomë për të pastruar çiftet.
Më pas, në pastrim e sipër, fëmija ka marrë armën në dorë. Në momentin që xhaxhai e ka rimarrë në dorë, armë e gjahur është shkrehur dhe i mituri ka marrë plagë të shumta. Ai ka humbur jetën rrugës për një spital, ndërkohë që mësohet se i plagosur ka mbetur edhe xhaxhai në një nga duart.
SHKODËR- Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkodër pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.
Xhaxha e nip kanë qenë duke luajtur në momentin që është shkrehur çiftja dhe plumbat kanë rënë mbi 10-vjeçarin. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë.