LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, vihen në pranga tetë persona! Mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, sherri nisi 1 vit më pare

• Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. • Blutë bëjnë me dije se lidhur me rastin tetë persona janë vënë në pranga. • Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij. • Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve. • Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja, me automjet së bashku me 34-vjeçarin që ishte i pranishëm gjatë sherrit me të miturve. • Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë fshehur mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi. • Ndërkohë katë të miturit që ishin të pranishëm gjatë krimit kanë tentuar nëpërmjet deklarimeve në polici të pengojnë zbulimin e së vërtetës. • Gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori dhe 34-vjeçari dhe dhe 5 celularë. • Gjithashtu autori Enedio Guri, publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale. • Sipas fotove që po qarkullojnë në media, Guri përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i shoqëronte me shkrime kërcënuese. Autori shihet duke pozuar me një armë gjahu dhe mbi foto ka vendosur shkrimin: “Mos më kërko, unë nuk vij”. “Por shfaqem, ty s’ta pret mendja”. • Në krah mban edhe një tatuazh një kallashnikov. • Sakaq, bëhet me dije se dy 14 vjeçarët viktima Erald Xhejo dhe autori Enedio Guri janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg. • Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën. • Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”.

9 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
Viktima dhe Ejlli

TIRANË-Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë të rrethuar nga dhuna dhe mungesa e dashurisë. Sipas tij këto faktorë kanë ndikuar në sjelljen e të rinjtve të cilët mendojnë se konfliktet zgjidhen me gjak.

Ai më tej tha se autoritetet mbyllin sytë përballë këtij fenomeni dhe shkollat e prindërit flenë duke lënë fëmijët të mbyten në dhunë. Sipas tij për sa kohë do të ketë heshtje në lidhje me këtë çeshtje raste të tilla do të përsëriten.

"Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë.


Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak. Dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri që mund ta njohim personalisht," u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. 

11 MUAJ ME PARE

"Lamtumirë, ylli ynë i ndritur", shkolla "Talif Rexhepi" mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës!

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
Viktima

MALIQ- Shkolla "Talif Rexhepi" ku studionte 14-vjeçari që u vra në Maliq ka shkruar një mesazh të ndjerë për nxënësin e tyre. Përmes një postimi në "Facebook", shkolla shkruan se nuk humbën vetëm një nxënës por një të ri plot ëndërra dhe mirësjellje. 

Në postim theksohet se shkolla nuk do të jetë më njësoj pa të dhe se kujtimet e tij do të mbetën të përjeshtme për ta. Shkolla ka shprehur edhe ngushime për familjen ndërsa shtoi se 14-vjeçari tashmë është një engjëll dhe më i bukuri në parajsë.

Postimi i shkolles "Talif Rexhepi"

Lamtumire, ylli yne i ndritur Erald! Sot zemrat tona jane me te renda se kurre. Humbem jo thjesht një nxënes, por nje djale te mrekullueshem, plot endra, buzeqeshje dhe miresjellje. Ti ishe shembull i perkushtimit, i dashurise per dijen dhe i shpirtit te paster.

Shkolla nuk do te jete me e njeja pa ty. Banka ku uleshe do te mbetet bosh, por kujtimet tona do te jene gjithmone plot me driten qe ti fale. Fjalët nuk mjaftone per te shprehur dhimbjen, por ti do te mbetesh perjetesisht ne zemrat tona.

U prehsh ne paqe! Ti nuk u largove, por u bere engjelli me i bukur i Parajses! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju ne këtë dhimbje të madhe!

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 14 vjeçarit në Maliq/ Eraldi u godit në zemër, pas krimit xhaxhai autorit lau thikën të fshinte gjurmët e gjakut

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
Eraldo Xhejo

MALIQ-  Familja Xhejo në fshatin Zvirinë të Maliqit, ka hapur dyert e mortit. Pasditen e sotme në orën 16:00 do të përcjellin për në banesën e fundit djalin e tyre Eraldin 14 vjeç. Eraldo Xhejos iu mor jeta në moshën më të bukur nga dora e bashkëmoshatarit të tij Enedio Guri. 

Ndërkohë policia ende nuk ka marrë në pyetje autorin, pasi i mituri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor. Sot pritet që në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të merret dëshmia e vrasësit të Erald Xhejos.

Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes. Pas krimit, autori ka tentuar tē largohet me makinë së bashku me një 34-vjeçar, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me tē cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur, duke penguar hetimet. Lidhur me ngjarjen u arrestua edhe babai i autorit dhe katë të mitur që ndodheshin të pranishëm gjatë sherrit. 

 

11 MUAJ ME PARE

"Familjen e njoh, e rregullt"/ vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, banori: Ishte djalë i shkëlqyer, ajo që ndodhi na la pa fjalë

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
banori

MALIQ Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme nga një bashkëmoshatar në lokalin e fshatit Pirg. Banori e përshkruan të miturin që humbi jetën tragjikisht si një djalë të shkëlqyer. Ai thotë se e njeh edhe faljen e viktimës dhe sipas tij janë një familje shumë e rregullt.

“Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja”, tha ai.

11 MUAJ ME PARE

"Humbje e pazëvendësueshme"/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës, bashkëjetesësa bazë e themelit të familjes e shoqërisë

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e

MALIQ- Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Me anë të një reagim në rrjete sociale, Topçiu ka shprehur ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit. 

Kryebashkiaku gjithashtu ka shkuar edhe në banesën e familjarëve të viktimës për tu shprehur ngushëllimet. Topçiu ka përcjellë edhe një mesazh për t’i dhënë fund dhunës ku shkruan: "Stop dhunës, bashkëjetesësa duhet të jetë bazë e themelit të familjes e shoqërisë tonë".

“E rëndë për të gjithë ne ngjarja në Pirg, ku i riu 14-vjeçar Erald Xhejo ka humbur jetën nga dhuna mes bashkëmoshatarëve. Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe! Apeli shkon për të gjithë në këtë ditë të vështirë: Stop dhunës, bashkëjetesësa duhet të jetë bazë e themelit të familjes e shoqërisë tonë!”, shkruan ai.

11 MUAJ ME PARE

Qëlloi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
viktima

Maliq- 14-vjeçari Enedio Guri, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Gjendja e tij e rënduar e ka bërë të pamunduar marrjen në pyetje nga grupi hetimor. Gjithashtu sot pritet që në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të merret dëshmia e vrasësit të Eraldo Xhejot.

Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

11 MUAJ ME PARE

“Pse më shikon”/ DETAJE nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sherri nisi 1 vit më pare, kush janë të arrestuarit e dyshuar si bashkëpunëtorë në krim (EMRAT)

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
autori

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Bëhet me dije se dy 14 vjeçarët viktima Erald Xhejo dhe autori Enedio Guri janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg. Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”. Lidhur me ngjarjen, policia njoftoi sot se ka arrestuat tetë persona, mes tyre babanë dhe xhaxhanë e autorit, të cilët fshehën thikën. Persona e arrestuar për vrasjen në Maliq janë: Enedio Guri autori, Edison Guri, Roland Guri dhe Flori Çela. 

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, vihen në pranga tetë persona! Mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, si ndihmuan në fshehjen e ngjarjes

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
viktima Erald Xhejo

MALIQ- Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Blutë bëjnë me dije se lidhur me rastin tetë persona janë vënë në pranga. Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve. 

Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja, me automjet së bashku me 34-vjeçarin që ishte i pranishëm gjatë sherrit me të miturve.  Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë fshehur mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi. 

Ndërkohë katë të miturit që ishin të pranishëm gjatë krimit kanë tentuar nëpërmjet deklarimeve në polici të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori dhe 34-vjeçari dhe dhe 5 celularë.

Njoftimi i plotë: 

Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:

-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;

-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;

-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";

-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

11 MUAJ ME PARE

"Shfaqem kur s’ta pret mendja"/ Armë dhe mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, ja çfarë postonte vrasësi i 14-vjeçarit në Maliq (FOTO)

Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e
autori

MALIQ- Enedio Guri, autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale. Sipas fotove që po qarkullojnë në media, Guri përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i shoqëronte me shkrime kërcënuese.

“Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare.

Nërsa në një foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë shkrun: "Mos më kërko un nuk vi".

Gjithashtu jashtë kamerave, dy shokë e të miturve kanë treguar se mes tyre ka pasur më parë një konflikt verbal. Ata e përshkruajnë autorin e dyshuar si një adoleshent “të lëvizshëm” që shpeshherë shkaktonte probleme me bashkëmoshatarët.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. Gjithashtu sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

 

erald xhejo enedio guri

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik