LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë kupolën e PSH. Ibrahimaj për rënien e euros: Shkak, remitancat dhe turistët

• Vendimet e marra nga qeveria më 27 prill 2023. • Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se më 14 maj do të votojnë të gjithë qytetarët, përfshirë dhe ata që u ka skaduar karta e identitetit. • Çmimi tha se do të rishikohej pasi prodhimi i mjeteve të identifikimit do të kalojë në administrim të shtetit. • Përsa i përket Vettingut në Policinë e Shtetit, Çuçi tha se procesi do të vijojë me 330 funksionet e kupolës së Policisë së Shtetit. Trupa e madhe është përjashtuar. • Ministri foli dhe për riatdhesimin e shqiptarëve të dënuar nga Britania e Madhe dhe tha se nuk ka një ndarje kategorish. Ai shtoi se me këtë process po merret Ministria e Drejtësisë. • Ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se zhvlerësimin e euros e kanë sjellë remitancat dhe ardhja e shumtë e turistëve. Sipas saj rënia e euros ka të bëjë dhe me paranë informale, por jo me futjen e saj në fushatën zgjedhore. • Ajo tha se Ministria po angazhohet në nxitjen e formësimit të të rinjve shqiptarë, process që pason me gjetjen e një vendi pune.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Paraja informale dhe fushata elektorale, Ibrahimaj: S'ka lidhje, euron e zhvlerësuan turistë dhe remitancat

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se paraja informale nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se paraja informale ekzeiston, ka ndikuar në rënien e euros, por nuk ka lidhje me fushatën e zgjedhjeve lokale.

Pjesë nga prononcimi: 

A është paraja informale arsyeja e zhvlerësimit? A lidhet me paratë që hidhen në fushatën elektorale?

Delina Ibrahimaj: Nuk ka një elemnt shtesë. Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet që kemi pasur në këtë vit. Kemi pasur një fluks turistësh shumë të lartë, më të lartë edhe se në vitin 2019. Nga ana tjetër ka qenë një vit ku investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka bërë që leku të forcohet. Pra kanë qenë të ndikuara nga remitancat dhe hyrjet e shumta të turistëve. 

3 VITE ME PARE

Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Humbën kompanitë që lidhën kontratat kohë më parë, me kreditë s'ndodhi e njëjta gjë

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se nga zhvlerësimi i euros kanë humbur kompanitë që kanë lidhur kontrata para se të binte euroja. Në një prononcim për mediat, Ibrahimaj tha se lëvizjet e euros janë pjesë e riskut për të bërë biznes. 

"Shqipëria prej shumë vitesh ka vendosur që të aplikojë një kurs këmbimi jo të fiksuar por të lirë. Kursi i këmbimit të lirë, në krizat e njëpasnjëshme që na është të kalojmë, ka qenë një stabilizues i funksionimit dhe të gjitha goditjeve që kemi pasur, Ka disa kompani që fitojnë dhe disa që humbin dhe kjo është pjesë e riskut të të bërit biznes. Kompanitë që kanë pasur humbje janë ato që kontratat i kanë lidhur shumë kohë më parë, para se të zhvlerësimi i euro. Ne analizojmë me kujdes çdo lëvizje. Kursi i këmbimit nuk afekton vetëm kompanitë eksportuese. Normat e interesit të kredive në euro kanë bërë që euroja të bëhet atraktive. Analiza bëhet në të gjithë fushat,"- tha Ibrahimaj. 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Çdo i ri i papunë do bëhet pjesë e programeve të aftësimit, SKEMA se si do të futet në punë më pas. Synojmë të fuqizojmë bursën e Shqipërisë

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qeveria ka miratuar një vendim për të aftsuar të rinjtë e papunë. Në një prononcim për mediat, Ibrahimaj tha se kjo gjë do të bëjë që të rinjtë më pas të punësohen. Sipas ministres, në tre muajt e parë, ata do të paguhen me 80% të pagës minimale, ndërsa më pas me pagën e plotë. 

Pjesë nga prononcimi: 

Sot, në Këshillin e Ministrave miratuam dy vendime. Në radhë të parë, miratimi i projektvendimit për programin e nixtjes së punësimit që lidhet me garancinë rinore. Kjo u drejtohet aftësimit të të rinjve nga 15-30 vjeç, brez që ka një papunësi më të madhe. Çdo i ri që ka katër muaj pa punë, do t'i ofrohen programe dhe një vend pune., E gjithë kjo do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit të forneve të shtetit shqiptar dhe të BE-së. Më pas do tu gjendet një vend pune, për tre muaj e parë do të paguhen me 80% të pagës minimale, më pas me 100% të rrogës. Të rinjve do tu paguhet edhe transporti nëse banojnë më larg se dy kilometra. 

Prej shumë vitesh qeveria ka qenë ofruesi kryesor i bonove të thesarit dhe të obligacioneve. Miratuam një strategji duke i hapur rrugë zgjerimit të emetimit të obligacioneve. Synojmë të fuqizojmë bursën e Shqipërisë në mënyrë të kompanitë private dhe shtetërore të emetojnë tituj, bono dhe obligacione. 

3 VITE ME PARE

Cilët janë të dënuarit shqiptarë që rikthehen nga Anglia? Çuçi: Pyesni Manjën, s'ka ndarje kategorish

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se nuk janë ndarë ende kategoritë e shqiptarëve që pritet të riatdhesohen në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, Çuçi tha se do të vijojnë procedurat ligjore.

Pjesë nga deklarata e Çuçit: 

Cilat janë kategoritë e shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe që do të rikthehen në vendin tonë?

Bledi Çuçi: Kjo është pyetje për ministrinë e Drejtësisë, rikthimet janë të bazuara në marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe Britanisë së Madhe, Në bazë të marrëveshjes do të fillojë dhe zbatimi. Kategoria, nuk besoj se ka një dallim. Ka një proces gjyqësor dhe këto janë procedura ligjore ku ndërhyn dhe gjykata. Marrëveshja është në fuqi, ka filluar të zbatohet dhe kanë filluar negociatat edhe me ndihmën e britanikëve. Për më shumë, mund të pyesni edhe Ministrin e Drejtësisë. 

3 VITE ME PARE

Çuçi: Kur të marrim në administrim prodhimin e ID-ve dhe të pasaportave, do shohim mundësitë për ulje çmimesh

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshmë Bledi Çuçi ka deklaruar se mund të rishikohen çmimet e kartave të identitetit dhe të pasaportave. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se kjo gjë mund të ndodhë kur ky proces të kalojë në duart e shtetit. Megjithatë, nuk dha garanci. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Ndryshimi i pronësisë së kompanisë për prodhimin e dokumenteve a do të sjellë një reduktim të cmimit?

Bledi Çuçi: Nuk lidhet fare me çmimin, është një marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në fund të korrikut të këtij viti dhe në si qeveri apo unë si ministër, do përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim të gjithë kompaninë e prodhimit të kartave. Pasi ta marrim në administrim, cështja e çmimit është gjithçka që shihet, jemi fleksibël për të bërë ndryshme. Do shohim hapësira për ta lehtësuar në maksimum për shtetasit. 

3 VITE ME PARE

Vettingu në polici, Çuçi: Trupa e madhe është përjashtuar, do vetohen vetëm 300 funksione të kupolës

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se Vettingu në polici vijon, por vetëm për kupolën e Policisë së Shtetit. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Çuçi tha se janë vetëm 300 funksione të kupolës që do të vetohen. Sipas tij, ky proces nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Vettingu në Policinë e Shtetit u pezullua për muaj me radhë, çfarë ndodhi që u rikthye tani në prag të zgjedhjeve lokale?

Bledi Çuçi: Vettingu në polici është pezulluar kohë më parë me ligj dhe ne morëm kohën e duhur për ta ribërë ligjin në polici siç na keni ndjekur kemi miratuar dhe ndyrshet në ligjin për Vettingun e policisë. Aty parashikuam dhe ka nisur vetëm për pjesën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe duke hequr nga vetimi trupën e madhe. Janë vetëm 300 funksione të kupolës që do të vetohen. Nuk ka as pezullimin as rifillim dhe as lidhje me zgjedhjet.

3 VITE ME PARE

Ngrihet struktura e re, Çuçi: Policia kriminale do riformatohet

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se policia kriminale do të riformatohet. Në një prononcim për gazetarët, Çuçi tha se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave. Ai u shpreh se është miratuar ngritja e trukturës dhe se tashmë do të nisë zbatimi i reformës. 

Pjesë nga deklarata e Çuçit: 

Gjithashtu morëm vendimin për t'i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re në Policinë e Shtetit duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Tashmë struktura fillon zbatimin dhe është një nga reformat më të mëdhaja që ka bërë Policia e Shtetit sidomos për të adresuar riorganizimin e policisë kriminale. Besoj është një nga vendimet më të rëndësishme edhe në zbatim të objektivave të ministrit të Brendshëm.

3 VITE ME PARE

Vendimi i qeverisë: Kujt i ka skaduar karta e ID, do të lejohet të votojë më 14 maj

VKM/Çuçi: Votoni dhe me ID të skaduara, vetojmë
Bledi Çuçi

TIRANË- Të gjithë qytetarët mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ministri Bledi Çuçi ka bërë me dije se është miratuar vendimi që lejon të votojnë edhe ata që u ka skaduar karta e identititetit. 

Deklarata e Çuçit:

Sot miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit të dokumentit të qytetarëve shqiptarë, që skadojnë më 14 maj. Partia politike duke parë numrin e madh të kartave të identitetit që kanë skaduar apo skadojnë deri më 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin duke lejuar që të gjtihë të votojnë në zgjedhjet lokale, pavarësisht se dokumentet e tyre kanë skaduar. 

bledi cuci delina ibrahimaj vkm 27 prill 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës