LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në një lokal në Palasë, shpallen në kërkim 4 persona, mes tyre njerëz me lidhje në botën e biznesit

• Një sherr masiv ka ndodhur dy netë më parë në një lokal në Palasë. • Mësohet se disa persona kanë dhunuar një 42-vjeçar më sende të forta dhe me shkelma. Bëhet me dije se disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale. • Nga sherri e ka pësuar dhe një tjetër person i rastësishëm që ka rënë përtokë dhe i është shembur koka. I dëmtuari ka rënë pa ndjenja në tokë dhe disa të tjerë i kanë ardhur në ndihmë. • Sherri që dyshohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. • Nga ana e policisë vijon të mungojë shtjellimi i dinamikës së ngjarjes teksa në njoftimin e fundit paraqiten vetëm detaje si ora, vendi dhe emrat apo mosha e personave të shpallur tashmë në kërkim. • Ndërkohë në kërkim janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç dhe Klajdi Cerri, 32-vjeç.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

I shpallur ne kërkim për 2 ngjarje të rënda njëra pas tjetrës, si u ka "shpëtuar" Fatmir Bejo autoriteteve shqiptare

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në
Fatmir Bejo

TIRANA- 30-vjeçari Fatmir Bejo, një nga personat e shpallur në kërkim lidhur me sherrin masiv që u regjistrua në lokalin "Sin" në Palasë mes datës 24 dhe 25 gusht, nuk është një emër i panjohur për sedat e uniformave blu, e megjithatë, i riu ka mundur të marrë pjesë qetësisht në koncertin e asaj mbrëmjeje të këngëtarit grek Konstantinos Argiros. Bejo dyshohet se është një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë përplasje e cila la të plagosur Luçiano Koçekun dhe Fatbardh Aliun. 

Ky nuk është rasti i parë ku së paku mediatikisht, Fatmir Bejo përmendet si person i përfshirë në një ngjarje me prapaskenë kriminale. Në prill të viti 2023 Fatmir Bejo dhe vëllai i tij Alban Bejo, në zonën e Kombinatit në Tiranë, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë peng biznesmenin Gjergji Fela duke dhunuar. Për këtë ngjarje u arrestua vetëm i vëllai ndërsa Fatmir Bejo nisi "arratinë" e cila vijon ende. Alban Bejo pretendonte aso kohe se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. 

Ngjarja e dytë ku përmendet sërish emri i Fatmir Bejos është plagosja me thikë e ndodhur në shkurt të këtij viti në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ku i plagosur mbeti Mirel Ishka. Edhe pas kësaj ngjarjeje Fatmir Bejo vijoi arratinë qetësisht aq sa mundi të festonte me shampanjë në Palasë në koncertin e këngëtarit grek dhe të regjistronte ngjarjen e tretë si i përfshirë në një krim ndonëse në kërkim.

A do të arrijë policia që ta arrestojë Bejon në sagën e tretë të krimeve që ka nisur apo do të ketë akoma vazhdim, seria e ngjarjeve kriminele nga 30-vjeçari dhe policia do vazhdojë të bejë një sy qorr e një vesh shurdh?

1 VITE ME PARE

Skandali i dytë i Policisë/ Si ndryshoi njoftimin e sherrit në Palasë pas zbardhjes nga media

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në
Foto nga vendi i ngjarjes

PALASË- Tre njoftime dhe tre herë korigjime që nuk korespondojnë me njëra-tjetrën janë dhënë që nga pasditja e djeshme e deri pasditen e sotme nga ana e policisë së shtetit në lidhje me sherrin masiv të ndodhur natën e e 24 gushtit, në të gdhirë të 25 gushtit në lokalin "Sin" në Palasë. Mbrëmja kur u shënua përplasja fizike ishte pikërisht mbrëmja ku në zonën ekskluzive do të performonte, pas koncertit në Tiranë, këngëtari grek Konstantinos Argiros.

Në tre njoftime të sjella nga policia, i pari pasditen e djeshme, i dyti mëngjesin e sotëm dhe i treti pasditen e sotme, në asnjë rast tregohet kronologjia e asaj çka devijoi ndoshta në një përplasaje masive fizike. Policia është mjaftuar me togfjalëshin "motive të dobëta". Sikur të mos mjaftonte kjo, për asnjërin prej personave qoftë të lënduar apo të shpallur në kërkim, nuk bëhet përcaktimi i rolit, funkionit, apo ndoshta dhe profesionit dhe se çfarë i lidhte me vendin e ngjarjes. Në media në fakt u raportua se të paktën njëri prej tyre ishte person me lidhje të forta në botën e biznesit dhe i njohur dhe më parë nga ngjarje të tjera, e vetëm pas kësaj, në deklaratën e tretë policia njoftoi se edhe Fatmir Bejo, personi në fjalë, ishte i shpallur në kërkim.

Natën kur ndodhi ngjarja, në këtë lokal ishin dhe Luçiano (Turi) Koçeku, Fatmir Bejo, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Klajdi Cerri si dhe Fatbardh Aliaj. Në dy kampe, ata po festonin, por lagia me shampanjë e njërit prej tyre, ka nxitur si duket sherrin. Në media u aludua sesahpanja ka qenë thjesht preteksi për të pasur një përplasje mes grupeve, por nga policia nuk u tha asgjë. Në fakt nga kjo ngjarje dolën të dëmtuar, Luçiano Koçeku dhe Fatbardh Aliu.

Njoftimi i parë nga policia pasditen e 26 gushtit:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin V. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. H., se 46-vjeçari i ka dëmtuar me zjarr disa pemë ulliri dhe bimë frutore. Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i dytë nga policia mëngjesin e 27 gushtit pasi në media u shpërndanë pamjet nga ngjarja, nuk përmendën emrin e Fatmir Bejos:

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se: Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i tretë nga policia pasditen e 27 gushtit, jepet data gabuar për kohën kur ndodhi ngjarja, Fatmir Bejo përfshihet në personat e shapllur në kërkim:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë. Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë. Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Sherri me sende të forta në Palasë, identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në
Foto nga vendi i ngjarjes

PALASË- Lidhur me sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës ku përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42-vjeç mësohet se janë shpallur në kërkim disa persona. Konkretisht në kërkim janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç dhe Klajdi Cerri, 32-vjeç.

Sherri që dyshohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. Nga ana e policisë vijon të mungojë shtjellimi i dinamikës së ngjarjes teksa në njoftimin e fundit paraqiten vetëm detaje si ora, vendi dhe emrat apo mosha e personave të shpallur tashmë në kërkim.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Prapaskenat e sherrit të bujshëm në Palasë, si u përlesh Tur Koçeku me grupin e Fatmir B.

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në
pamje nga ngjarja

TIRANE- Luçiano Koçeku, 42 vjeç, i njohur edhe si "Tur Koçeku" është protagonisti i sherrit që u publikua paraditen e sotme në media. Burime për ZËRI bëjnë me dije se ngjarja e shënuar në ambientet e lokalit "Sin" në Palasë, ka nisur në ambientet e brendshme të lokalit atje ku Tur Koçeku ka qenë i shoqëruar me disa miq të tij. 

Në lokal, gjithashtu ka qenë prezent edhe Fatmir B., (emër i njohur për redaksinë) i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e 12 shkurtit 2024, ku ai plagosi me thikë te lokal "De Capo" në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka pas një sherri për motive banale. 

Fatmir B., nuk rezulton aktualisht në komunikatën e Policisë së Shtetit, por burime për ZËRI bëjnë me dije se ka qenë Fatmir B., një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë përleshje barbare, e cila aktualisht ka plagosur rëndë Tur Koçekun, një emër i njohur në botën e krimit, biznesit dhe politikës në Shqipëri. 

Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir B., është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri.

E pashpjegueshme ngelet situata ku Policia, sërish, si gjithmonë në këto raste, nuk raporton dinamikën e konfliktit, personat e përfshirë, apo situatën e plotë, ku në një zonë tejet të populluar, një sherr mes kontigjentit kriminal, rrezikon qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë e të harxhojnë para në jugun e vendit. 

Si është gjendja e Luçiano Koçekut? Tur Koçeku është dhunuar barbarisht në këtë konflikt dhe gjendja e tij është e rënduar. 42-vjeçari nga Dibra ndodhet në spital, atje ku po merr ndihmën mjekësore. Për sherrin në Palasë, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit, Policia ka shpallur në kërkim Xhoni Spahon 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. Asnjë fjalë për Fatmir B.,!/ Zëri.al

1 VITE ME PARE

"Pse më lag me shampanjë"/ Momenti i sherrit në Palasë, 42-vjeçari pëson shkelma dhe grushta kokës (VIDEO)

VIDEO+EMRAT/ "Pse më lag me shampanjë!" Sherri masiv në
Sherri

PALASË- Pamjet e mëposhtme janë nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Palasë. Mësohet se disa persona kanë dhunuar një 42-vjeçar më sende të forta dhe me shkelma. 

 

Siç shihet dhe nga videoja, disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale. Dyshohet se shkak i sherrit janë frazat banale që shpesh ndodhin në Shqipëri si "Pse më sheh" dhe "Pse më lag me shampanjë".

Nga sherri e ka pësuar dhe një tjetër person i rastësishëm që ka rënë përtokë dhe i është shembur koka. I dëmtuari ka rënë pa ndjenja në tokë dhe disa të tjerë i kanë ardhur në ndihmë. 

Për sherrin Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta 42-vjeçarin.

 

sherri ne palase

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje