LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut shpërndau foton intime me 27-vjeçaren, viktima nënë e një vajze (DINAMIKA)

• Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kamëz. • Një 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. • Pas dëshmisë së familjarëve dhe këqyrjes së telefonit të vajzës, policia zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga 39-vjeçarin, Altin Çoku i cili akuzohet se është ai që i ka shpërndarë foton. • Pas kësaj vajza nuk e ka përballuar presionin dhe ka vendosur të vrasë veten. •Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. • Pas një krize në martesën e saj ajo ka shkuar te prindërit në Kamëz. • Gjatë kohës që qëndronte atje ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili kur ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok". • Ky i fundit është personazh në rrjetin social "Tik Tok", ku në një videolive ka folur për njohjen me vajzën ku tha se e kishte takuar vetëm një herë. Sipas tij foton ja ka nisur vajza teksa ai ishte në tavolinë me shokun e tij, ku ai i ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë në rrjetet sociale. • Ndërkohë sipas informacioneve, ka qenë vetë Altini ai i cili ka hapur disa profile false duke shpërndarë foton jo vetëm në platformën "Tik Tok" por edhe në "Telegram". • Gjithashtu mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa tregonte herë pas here në videot e tij, që të njëjtën gjë e ka bërë edhe me vajza të tjera. • Hetimet për zbardhjen e plotë sesi ka ndodhur ngjarja vijojnë ende.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrau veten pas fotove intime në rrjete sociale/ Tezja e 27-vjeçares: Do vinte te unë në Itali, goca është vrarë, s’u hodh nga pallati

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut
tezja e vajzes

KAMËZ- Tezja e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz dy ditë më parë, ka folur për mediat dhe  pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Ajo akuzoi Altin Çokun, i cili është personi që u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në disa platforma të rrjeteve sociale. 

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Në foton intime të publikuar shihej e reja në me Çokun në një dhomë hoteli, ndërsa 39-vjeçari pretendon se fotoja nuk është shpërndarë prej tij, por nga miku i tij i ngushtë. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

2 VITE ME PARE

Hera e dytë që burgoset për të njëjtën arsye/ Altin Çoku e shpërndau foton në disa platforma sociale, si shkoi e reja në vetëvrasje

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut
fotoja ne rrjetet sociale

KAMËZ- Një tjetër rast vetëvrasje nga kërcënimi me foto intime në rrjetet sociale është raportuar kësaj here në Kamëz. Një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjate kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok". Pas dëshmisë së familjarëve dhe këqyrjes së telefonit të vajzës, policia zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga 39-vjeçarin, Altin Çoku i cili akuzohet se është ai që i ka shpërndarë foton. Pas kësaj vajza nuk e ka përballuar presionin dhe ka vendosur të vrasë veten.

Ky i fundit është personazh në rrjetin social "Tik Tok", ku në një videolive ka folur për njohjen me vajzën ku tha se e kishte takuar vetëm një herë. Sipas tij foton ja ka nisur vajza teksa ai ishte në tavolinë me shokun e tij, ku ai i ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë në rrjetet sociale. 

Ndërkohë sipas informacioneve, ka qenë vetë Altini ai i cili ka hapur disa profile false duke shpërndarë foton jo vetëm në platformën "Tik Tok" por edhe në "Telegram". Gjithashtu mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa tregonte herë pas here në videot e tij, që të njëjtën gjë e ka bërë edhe me vajza të tjera. Hetimet për zbardhjen e plotë sesi ka ndodhur ngjarja vijojnë ende. 

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut

2 VITE ME PARE

Çoi të renë drejt vetëvrasjes/ Del fotoja intime, 39-vjeçari akuzonte shokun: E publikoi me profile false në "TikTok"

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut
altin coku

KAMËZ- Altin Çoku, 39-vjeç është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka shpërndarë fotot intime një 29-vjeçareje e cila më pas është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku jetonin prindërit e saj dhe ka humbur jetën. 

Është publikuar edhe fotoja e cila shtyu 29-vjeçaren drejt aktit fatal për jetën e saj.

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut

fotoja e shantazhimit

Në një videolive në "Tik Tok", 39-vjeçari ka treguar historinë e njohjes me vajzën. Ai tregon se e ka takuar viktimën vetëm një herë në një hotel. Më pas ai akuzon shokun e ngushtë që i ka publikuar foton pasi shprehet se ai i ka marrë nga telefoni foton që 27-vjeçarja i kishte dërguar nga takimi i tyre. Çoku thotë se pas shpërndarjes së fotos në "TikTok", vajza është ndarë nga burri dhe ka tentuar vetëvrasjen dy herë të tjera. Ai thotë se ajo foto i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten e tij. 

27-vjeçarja jetonte në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte. Dyshohet se teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. 

2 VITE ME PARE

Del FOTOJA e 39-vjeçarit/ Viktima ishte e martuar në Kosovë, kishte pasur vetëm një takim me të arrestuarin

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut

KAMËZ- Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit, Altin Çoku i cili u arrestua sepse i kishte publikuar në rrjetet sociale foto intime një 27-vjeçareje e cila më pas është hedhur nga pallati dhe ka vdekur. 

Çoku është dhe personazh i njohur në rrjetin social "TikTok", ku dhe ka treguar historinë e njohjes me vajzën. Ai tregon se e ka takuar viktimën vetëm një herë në një hotel. Më pas ai akuzon shokun e ngushtë që i ka publikuar foton pasi shprehet se ai i ka marrë nga telefoni foton që 27-vjeçarja i kishte dërguar nga takimi i tyre. 

Çoku thotë se pas shpërndarjes së fotos në "TikTok", vajza është ndarë nga burri dhe ka tentuar vetëvrasjen dy herë të tjera. Ai thotë se ajo foto i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten e tij. 

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut

Mësohet se shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër. 

2 VITE ME PARE

E reja u hodh nga pallati dhe vdiq pasi iu publikuan foto intime, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz (EMRI)

Vetëvrasja në Kamëz/ Personazhi i "TikTok"-ut
foto ilustruese

KAMËZ- Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka publikuar foto intime një 27-vjeçareje e cila si pasojë dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e pallatit dhe humbi jetën.

Altin Çoku, i cili dyshohet se i ka publikuar vajzës fotot intime në rrjetet sociale akuzohet për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

NJOFTIMI I POLICISË:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

- A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

altin çoku kamez

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale