Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën pasi një 55-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. • Dosja.al u informua se ngjarja e rëndë e raportuar si vetëvrasje. • E vetëm pak orë pas interesimit të Dosja.al në Policinë e Tiranë, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas, madje arrestuan edhe bashkëshortin e saj. • 56-vjeçari rrëfeu në Komisariatin e Kamzës se nuk e kishte denoncuar vetëvrasjen sepse kishte frikë se s’do e besonin familjarët e saj. Ndaj dhe e denoncoi për shkaqe natyrale. • Ndërkohë që raportohet se çifti kishte probleme prej kohësh. • Madje ka pretendime se 56-vjeçari e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij duke e shtyrë drejt vetëvrasjes. • Ndaj Shefqet Lika akuzohet për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". • Çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. •Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. • Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e të atit. • Kjo pasi kanë kërkuar që trupi i pajetë i nënës së tyre të përcillet për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e saj.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ky është Shefqet dhe Shahe Lika. Burri fshehu vetëvrasjen e së shoqes duke raportuar te familjarët se gruaja e tij ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

56-vjeçari u shpreh se e kishte fshehur vetëvrasjen, por sepse kishte frikë se të afërmit e gruas nuk do e besonin. Madje shtoi se ata prej kohësh e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë. Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur.
Shefqet Lika u arrestua sot, e do përballet me ligjin pasi akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
KAMËZ- Vetëvrasja e Shahe Likës disa ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta. Prej mbrëmjes së djeshme, Dosja.al ka ndjekur rastin duke vënë në lëvizje dhe autoritetet. E gjitha nisi pas një denoncimi që një fqinja e të ndjerës bëri në rrjetet sociale. Ajo i ka shkruar Vilma Dules duke i rrëfyer edhe detaje rrëqethëse nga ngjarja. Sipas saj, janë vëllezërit e Shahes, ata që kërkojnë hetimin e bashkëshortit të saj Shefqet Likës.
“Për fat të keq vrarë dhe një femër tjetër në Shqipëri. Burri e dhunonte prej shumë vitesh. Asnjë kanal nuk po e jep lajmin. E ndjera ishte komshie me prindërit e mi. Unë nuk jetoj në Shqipëri dhe nuk i di detajet. Potr më thanë që vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur kufomën dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar Policinë. Po flisja me mamin dhe më thotë që kanë paguar morgun që të plotësojë letrat që është vetëvrarë. E tmerrshme!,”-denoncon e reja, por bazohet vetëm tek ato ç'ka ka dëgjuar në lagje.


*Vilma Dule është një personazh publik i bërë i njohur prej kohësh pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi në gusht të vitit 2013, ku u sulmua me acid në fytyrë. Sulmi ndodhi poshtë pallatit ku banonte Vilma, ku agresori e kishte pritur derisa të dilte.

KAMËZ- 56-vjeçari Shefqet Lika, i arrestuar dje në Kamëz, pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika ka dhënë dëshminë e parë në Komisariat. Sipas pretendimeve të tij, Lika u shpreh se e kishte fshehur vetëvrasjen, por sepse kishte frikë se të afërmit e gruas nuk do e besonin.
Madje shtoi se ata prej kohësh e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë. Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur. Shefqet Lika u arrestua sot, e do përballet me ligjin pasi akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
TIRANË- Shahe Lika është 55-vjeçarja e cila i dha fund jetës së saj në zonën e Frutikulturës, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por bashkëshorti i saj, Shefqet Lika e ka denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator, duke deklaruar se e gjitha ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Pas hetimeve, policia ka ndaluar 56-vjeçarin pasi nuk ka kallëzuar ngjarjen e vërtetë në polici. Shefqet Lika akuzohet për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Dosja.al u informua për ngjarjen e rëndë e cila u informua si vetëvrasje, mirëpo pas interesimit në Policinë e Tiranës, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas. Forcat blu sqaruan se gruaja dyshohet se është vetëvarur dy ditë më parë në shtëpinë ku jetonte, në Frutikulturë. Bashkëshorti njoftoi familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e shoqja kishte pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Familjarët e të ndjerës njoftuan policinë e cila bëri të mundur arrestimin e 56-vjeçarit.
Por në hetimin që u bë nga policia dhe në shpërndarjen që u bë në rrjetet sociale është zbuluar se çifti u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin, ç'ka ka shtyrë gruan që t'i japë fund jetës. Policia, pasi zbuloi këtë gjë, ka nisur hetimet ndaj Shefqet Likës, i cili do të hetohet për 'shkaktim të vetëvrasjes'.
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën pasi një 55-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Dosja.al u informua se ngjarja e rëndë e raportuar në ‘tym’ si vetëvrasje, për të cilën nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, ishte më e thellë se ç’dukej. E vetëm pak orë pas interesimit të Dosja.al në Policinë e Tiranë, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se gruaja dyshohet se është vetëvarur një ditë më parë në shtëpinë ku jetonte, në Frutikulturë. Por, i dyshimtë është fakti që bashkëshorti i viktimës, me inicialet Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici. Mbrëmjen e datës 4 shtator, ai ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e shoqja kishte pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar policinë që ka bërë të mundurarrestimin e 56-vjeçarit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Njoftimi: Kamzë, Tiranë, Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: - Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.