LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet në moshën 82-vjeçare ish-ambasadori gjerman Werner Daum! Policia: Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

• Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. • Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Shqipëri. • Bëhet me dije se diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar. • Ish-ambasadori mbërriti në vendin tonë pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajëm, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. • Për kontributin e tij historik, ish-ambasadori gjerman u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. • Daum, më 1987-ën,ishte personi që u ngarkua për të hapur ambasadën gjermane në Tiranë, duke luajtur një rol të rëndësishme në vitet e mëvonshme. • Më korrik të 1990-ës, ambasadori Daum lejoi strehimin e 3199 qytetarëve brenda selisë diplomatike, përkrahjen dhe garantimin e jetës së tyre deri në shoqërimin përfundimtar jashtë Shqipërisë. • Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në një hotel. • Në njoftim thuhet se rreth orës 12:30 në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari Daum, ish-ambasadori gjerman. • Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në hotel, Berisha: Dielli perëndoi për Werner Daum

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet
Sali Berisha dhe ëerner Daum

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familes së ish-ambasadorit gjerman ëerner Daum. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha teksa e ka përshkruar Werner Daum si Ambasadorin e Lirisë, ka shtuar se dielli perëndoi për të. 

Përmes një shkrimi të gjatë Berisha flet me vlerësim të madh dhe lëvdata për ish-ambasadorin gjerman. Në fund të shkrimit të tij, Berisha ka kujtuar takimin e fundit që pati me Daum, 2 ditë më parë në Kavajë. 

Postimi i Plotë:

Dielli perëndoi për ëerner Daum, Ambasadorin e Lirisë. Të dashur miq, ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, një mik i madh i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ëerner Daum, mbylli sytë përgjithmonë në atdheun e tij të dytë, në Shqipëri. Ambasadori Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në vitet 1989–1990, pas rënies së Murit të Berlinit, ëerner Daum, përfaqësues i kombit të madh gjerman, pasardhës i një familjeje antinaziste i mëkuar me pasionin për lirinë, bëri gjithçka dhe më shumë se kushdo tjetër që të inkurajonte shqiptarët të ngriheshin kundër regjimit komunist diktatorial dhe të ndiqnin rrugën e kombeve të tjera të shtypura ish-komuniste. Me kontaktet dhe takimet e tij direkte me guximtarë të grupeve antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë etj., ai dha ndihmesë tejet të çmuar në inkurajimin e protestave të para antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë në muajt e parë të vitit 1990.

Por veprimtaria e tij për lirinë e shqiptarëve kulmoi si promotor kryesor i kryengritjes paqësore të Rinisë së Tiranës më 2 korrik 1990. Ambasada e vendit të tij, nën drejtimin e tij, u shndërrua në kështjellën e lirisë të 3800 të rinjve që shembën Murin e Berlinit në Tiranë dhe e mbushën atë me kryengritës në çdo skaj të saj. Qëllimi i tij ishte që kryengritja paqësore e 3800 të rinjve që mbushën ambasadën e RFGJ dhe qindra e qindra të rinjve të tjerë që hynë në ambasadat e tjera të mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe të përmbysej kështu edhe në Shqipëri regjimi komunist.

Pas këtij aksioni të jashtëzakonshëm, që u shndërrua në kryelajmin e mediave botërore, ai u transferua nga Shqipëria dhe, mjerisht, shoqëria shqiptare ato ditë historike nuk doli dot nga apatia. Por megjithëkëtë, kryengritja paqësore e 2 korrikut 1990, arkitekt kryesor i të cilës ishte ambasadori ëerner Daum, do të ishte preludi i revolucionit demokratik të Dhjetorit 1990 që solli përmbysjen e diktaturës komuniste; ndaj dhe ai do të mbetet gjithmonë Ambasador i Lirisë për shqiptarët.

Pas largimit nga Shqipëria, mik i çmuar i shqiptarëve dhe në veçanti i kolosëve Ismail Kadare dhe Martin Camaj, studiues dhe intelektual klasi në elitën akademike gjermane por edhe franceze, ëerner Daum do të ishte një avokat i Shqipërisë, shqiptarëve, kulturës së tyre. Ai i kushtoi kohë dhe energji të çmuar promovimit të tyre në Europë. Dashurinë dhe respektin e tij për Shqipërinë, shqiptarët, kulturën, identitetin, historinë e tyre, ai e paraqiti në një seri studimesh, referatesh, leksionesh dhe ekspozitash ndër më të arrirat kushtuar atyre.

Për të gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka nderuar këtë burrë të shquar të kombit gjerman me Urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë. Kurse kryetari i Bashkisë së Kavajës e shpalli më datën 10 korrik 2025 Qytetar Nderi të qytetit. Unë pata fatin ta takoj përsëri atë më 10 korrik 2025 në Kavajë, në 35-vjetorin e rënies së heroit të parë të demokracisë së Shqipërisë, Josif Buda, në varrimin e të cilit ai kishte marrë pjesë dhe kujtimin e të cilit ai kishte ardhur ta nderonte. Dy ditë më parë pata me ambasadorin një bisedë të gjatë, që së bashku me kujtimin e veprës së tij të ndritur do ta mbaj mend përgjithmonë.

1 VITE ME PARE

Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në hotel, Policia: Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet
Werner Daum

GOLEM- Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në një hotel. Në njoftim thuhet se rreth orës 12:30 në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari Daum, ish-ambasadori gjerman.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman). Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

1 VITE ME PARE

U nda nga jeta në Shqipëri, kush ishte diplomati gjerman Werner Daum

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet
Werner Daum

TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Shqipëri. Ai lindi më 1943 dhe ishte një diplomat dhe autor gjerman, i specializuar në historinë kulturore të Jemenit, Sudanit dhe Gadishullit Arabik.

Daum, më 1987-ën,ishte personi që u ngarkua për të hapur ambasadën gjermane në Tiranë, duke luajtur një rol të rëndësishme në vitet e mëvonshme. Më korrik të 1990-ës, ambasadori Daum lejoi strehimin e 3199 qytetarëve brenda selisë diplomatike, përkrahjen dhe garantimin e jetës së tyre deri në shoqërimin përfundimtar jashtë Shqipërisë.

Nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte Kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në misionin gjerman në Gjenevë. Si i tillë, ai përfaqësoi Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe në organizata të tjera të ndryshme të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Pasi shërbeu si ministër-këshilltar në ambasadën gjermane në Tiranë, Daum ishte ambasadori i Gjermanisë në Sudan nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Në vitet 2000–2001, Daum ishte bashkëpunëtor në Qendrën Weatherhead për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit. Në verën e vitit 2001, Daum shkroi një artikull për Harvard International Review me titull “Universalizmi dhe Perëndimi — Një Axhendë për Mirëkuptim”, në të cilin ai kritikoi qeverinë amerikane për shkatërrimin e fabrikës farmaceutike Al-Shifa në Khartum gjatë fushatës së bombardimeve të vitit 1998, me emrin e koduar Operacioni Infinite Reach.

Duke punuar në Sudan si ambasador i Gjermanisë gjatë kohës së sulmit, ai shkroi se nuk kishte prova që fabrika kishte prodhuar pararendës të armëve kimike dhe se Ghazi Sulayman, një avokat sudanez i respektuar ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, ishte një dëshmitar i besueshëm për këtë. Për më tepër, Daum pretendoi se sulmi shkaktoi një mungesë serioze të ilaçeve dhe se një “hamendje e arsyeshme” për vdekjet e civilëve në Sudan të shkaktuara nga kjo mungesë ishte në “dhjetëra mijëra”. Ky pretendim u përshkrua si “i vështirë për t’u marrë seriozisht” dhe i pabesueshëm nga historiani Keith Windschuttle.

Në vitin 1999, Museum für Völkerkunde, tani Museum Fünf Kontinente, (Muzeu i Etnografisë) në Mynih të Gjermanisë, botoi katalogun gjithëpërfshirës të Daum për ekspozitën e tij mbi historinë kulturore të Jemenit. Përveç kësaj, Daum është autor i disa librave dhe artikujve të tjerë mbi historinë kulturore të Shqipërisë, Sudanit ose Jemenit, me një interes të veçantë në historinë para-islamike të Jemenit.

1 VITE ME PARE

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet në moshën 82-vjeçare ish-ambasadori gjerman Werner Daum

U gjet i pajetë në një hotel në Shqipëri, shuhet
Werner Daum

TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Shqipëri. Bëhet me dije se diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.

Ish-ambasadori mbërriti në vendin tonë pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajëm, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Për kontributin e tij historik, ish-ambasadori gjerman u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

Atë ditë Daum ka mbajtur fjalën e tij në përurimin e shtatores në Kavajë ku falenderoi për mikpritjen, duke kujtuar se kur hapi ambasadën në 1987, fliste rrjedhshëm shqip, por duke kërkuar falje që tani se fliste mirë. Ai shtoi gjatë fjalimit se sakrifica e Josif Budos nuk ishte vetëm një shkëndijë për Shqipërinë, por sakrifica e nevojshme për të krijuar një Shqipëri të re. Po ashtu Daum ka theksuar se nuk ishte vetëm Budo, por i gjithë populli i Shqipërisë që nuk donin të jetonin nën shtypje. 

"Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu, por ju kërkoj ndjesë që nuk flas më në gjuhën shqipe. Flisja shqip rrjedhshëm kur hapa ambasadën gjermane këtu në vitin 1987. Dhe gjuha juaj e bukur më ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Siç e dini, dhe më të rinjtë prej jush mund ta kenë dëgjuar, shqiptarëve atëherë nuk u lejohej të flisnin me të huajt. Por shqiptarët ishin të guximshëm, edhe nën shtypjen komuniste, dhe më afroheshin në rrugët e Tiranës, e edhe më shumë jashtë kryeqytetit. Më afroheshin kur udhëtoja nëpër këtë vend të bukur, në Durrës, në Shkodër, në Elbasan dhe në Kavajë. E ndjeva, të paktën që në vitin 1988, se populli shqiptar nuk ishte më i gatshëm ta mbështeste regjimin. Nuk ishin vetëm individë. I gjithë populli i Shqipërisë, dhe sidomos të rinjtë, rinia, studentët, por edhe të rinjtë e zakonshëm, nuk donin më të jetonin nën shtypje. E dija që duhej vetëm një shkëndijë për të ndezur një revolucion. Dhe ajo shkëndijë erdhi pikërisht këtu, nga Kavaja.

Nuk e kam njohur Josif Budon. Vetëm dëgjova në Tiranë se kishte një kryengritje në Kavajë, se të paktën një person ishte vrarë nga Sigurimi. Por kjo ishte shkëndija që ndezi jo vetëm një rebelim, por revolucionin për liri. Josif Budo pagoi çmimin më të lartë për mendimin e tij, për dëshirën dhe për dashurinë ndaj vendit të tij. Sakrifica e tij ofroi atë që ishte e nevojshme për të nisur revolucionin, jo vetëm të 3,000 njerëzve që erdhën në ambasadën time atë kohë, por të të gjithë popullit shqiptar. Sakrifica e Josif Budos ishte një moment që jo vetëm më frymëzoi mua, por edhe ata 3,000 njerëz që ndodheshin në ambasadë, edhe pse shumica prej jush jeni shumë të rinj për t’i kujtuar, dhe vetëm keni dëgjuar për to. Por ju të gjithë e dini dhe do të përcillni më tej guximin dhe sakrificën e Josif Budos, i cili vërtet ndezi Shqipërinë e re, një Shqipëri të lirë, një Shqipëri me të ardhme për të gjithë qytetarët e saj. Duhet ta dini dhe ta përcillni sakrificën e Josif Budos, e cila nuk ishte vetëm një shkëndijë për Shqipërinë, por sakrifica e nevojshme për të krijuar një Shqipëri të re," tha Daum më 10 korrik 2025.

Kush ishte Werner Daum

Werner Daum lindi më 1943 dhe ishte një diplomat dhe autor gjerman, i specializuar në historinë kulturore të Jemenit, Sudanit dhe Gadishullit Arabik.

Nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte Kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në misionin gjerman në Gjenevë. Si i tillë, ai përfaqësoi Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe në organizata të tjera të ndryshme të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Pasi shërbeu si ministër-këshilltar në ambasadën gjermane në Tiranë, Daum ishte ambasadori i Gjermanisë në Sudan nga viti 1996 deri në vitin 2000.

werner daum

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit