LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U dënua me 3 vite burg/ Pas disa orësh në kërkim, vetëdorëzohet në Policinë e Lezhës Fran Frrokaj

• Disa orë i zhdukur por nuk e ka pranuar se ishte i arratisur. • Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj nuk u gjet në banesën e tij kur i shkoi Policia e Shtetit. • Por u vetëdorëzua në Policinë e Lezhës. • Frrokaj mohoi se ishte arratisur dhe shtoi se në fakt po priste për kryerjen e procedurave ligjore. • Kjo sepse Apeli ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin Fran Frrokaj, duke e vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh. • Po ashtu, e njëjta masë do të merret edhe për Pjetër Lini.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Policia ishte në kërkim të tij për ekzekutimin e vendimit të Apelit, dorëzohet Fran Frrokaj

U dënua me 3 vite burg/ Pas disa orësh në kërkim,
Fran Frrokaj

LEZHË- Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest pas dënimit me 3 vite burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës. Por "humbjen" e tij për ato pak orë që nuk u gjet nga Policia e justifikoi me procedurat ligjore.

"S'isha arratisur. Isha në pritje të procedurave ligjore,"-tha Frrokaj në momentin e marrjes së pyetje në Komisariatin e Lezhës.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës u dënua sot nga Gjykata e Apelit së bashku me 15 persona të tjerë për tjetërsimin e pronave tek zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Pas vendimit, Fran Frrokaj është larguar nga gjykata pasi në atë moment nuk ishte lëshuar një urdhër-arresti për ndalimin e tij. E për disa orë nuk u gjet asgjëkundi.

3 VITE ME PARE

Dënimi i ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj, zbardhet vendimi i Apelit në Shkodër, 3 vite burg i konvertohet në 2 vite shërbim prove

U dënua me 3 vite burg/ Pas disa orësh në kërkim,
Apeli i Shkodrës

SHKODËR- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkodrës në lidhje me procesin ku u dënua me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Çështja ishte kthyer nga Gjykata e Lartë për hetim, por Apeli i Shkodrës ka dalë me të njëjtat përfundime dhe ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës në vitin 2020. Megjithatë, duke u bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin Fran Frrokaj, duke e vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh. Por ka si detyrim që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Po sot, Apeli gjithashtu vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin Pjetër Lini, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim. Kjo pasi përveç Frrokajt janë dënuar edhe 16 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për të marrë tokën në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Vendimi i plotë i Apelit të Shkodrës

Mbi përfundimin e çështjes penale, në ngarkim të ish-kryetarit të bashkisë lezhë, Fran Frrokaj

Sot më datë 28.10.2022, në Gjykatën e Apelit Shkodër ka përfunduar gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-Kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe 16 të pandehurve të tjerë. Kjo çështje është kthyer nga Gjykata e Lartë për përsëritje të shqyrtimit gjyqësor mbi bazën e rekursit të ushtruar nga Prokurori. Në përfundim të gjykimit, njoftojmë se: Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.222, datë 28.10.2022, ka vendosur: 1. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë me këto ndryshime: 2. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen me 1/3 të dënimit për të pandehurin z. Ardenis Haxhia, duke mbetur përfundimisht 1 vit burgim. 3. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur për të pandehurin z. A. Haxhia, duke e vendosur në provë për një periudhë prej 22 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurës znj.J. Mema për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe 25 të Kodit Penal. 5. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen me 1/3 e dënimit të të pandehurës znj. J. Mema, duke mbetur përfundimisht 2 vjet burgim. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.R. Malotaj për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, duke caktuar si masë dënimi për të pandehurin z. R. Malotaj 6 muaj burgim. 7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin z. R. Malotaj, duke e vendosur në provë për një periudhë prej 12 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 8.Deklarimin fajtor të të pandehurit z.A. Djala për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.E. Jakaj për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit z.B. Cara për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Me Vendimin Nr.228, datë 28.10.2022, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur: Ndreqjen e gabimeve materiale në pjesën dispositive të vendimit nr.222 datë 28.10.2022 të Gjykatës se Apelit Shkodër si më poshtë vijon: 1.Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin F. Frroku, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh, me detyrimin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 2.Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit më burgim për të pandehurin P. Lini, duke vënë në provë për pjesën e mbetur të denimit me burgim për një periudhë kohe prej dy vitesh, me detyrimin që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepra penale dhe të mbaje kontakte te rregullta me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. 3. Ky vendim i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërse e vendimit nr.222 datë 28.10.2022 të Gjykatës se Apelit Shkoder. 4. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë Brenda 45 ditëve, bashkë me vendimin përfundimtar. Bazuar në nenin 464 te K.Pr.Penale, dhe nenit 22 të Ligjit Nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, nga ana e Prokurorisë së Apelit Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë është urdhëruar vënia në ekzekutim e këtij vendimi.

3 VITE ME PARE

U largua nga salla e gjyqit sapo Apeli e dënoi me 3 vite burg, Fran Frrokaj nuk gjendet nga Policia

U dënua me 3 vite burg/ Pas disa orësh në kërkim,
Fran Frrokaj

SHKODËR- Fran Frrokaj nuk po gjendet nga Policia. Kur sot, Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin 3 vite burg për ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duhet t’i ishin vënë prangat, por kjo neglizhencë tashmë ka ngjallur dyshimin për një arratisje të mundshme. Që prej orës 13.00 të pasdites së sotme, askush nuk di asgjë se ku ka përfunduar Fran Frrokajn, ndërkohë që Policia po e kërkon duke ushtruar kontrolle në Shkodër dhe në Lezhë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij. Lidhur me zhdukjen e ish-kryebashkiakut, Policia e Shtetit nuk ka dalë për asnjë moment që të sqarojë publikun se çfarë ka ndodhur.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Frrokaj u dënua fillimisht me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. 

Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë. Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

3 VITE ME PARE

Tjetërsim pronash/ Dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj: Veprim i paparashikuar

U dënua me 3 vite burg/ Pas disa orësh në kërkim,
Fran Frrokaj

LEZHË- Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Ditën e sotme janë dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës dhe përfituesit e tokës, të akuzuar për tjetërsim prone zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Për mediat, Frrokaj është shprehur se vendimi ishte i papritur.

'Ishte veprim i paparashikuar për mua'- ka thënë ish-kryetari i Bashkisë. Nuk dihet nëse vendimi do t'i konvertohet Frrokajt në shërbim prove mirëpo pritet që nga momenti në moment të kryhet arrestimi i tij. 

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Frrokaj u dënua fillimisht me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. 

Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë. Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

fran frrokaj denohet fran frrokaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj