LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, Moisiu e Ali Ahmeti: Akuza të fabrikuara, drejtësi për çlirimtarët (PAMJET)

• Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” për protestën me moton “Liria ka emër” që u organizua nga veteranët e UÇK-së. • Të pranishëm në protestë ishin qytetarë nga Kosova, figura politike si ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe deputetë të Kosovës dhe Partisë Socialiste nga Shqipëria. • Protesta u zhvillua për rreth 1 ore dhe nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe më pas mbajtën fjalën Moisiu, Ahmeti dhe veteranë të UÇK-s. • Gjithashtu të pranishëm në tubimin nën motën "LIRIA KA EMËR' ishin edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së dhe djali i Hashim Thaçit. • Gjatë fjalës së tyre veteranët dhe protestuesit kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët mbahen në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. • Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. • Gjithashtu një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

17 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Protesta për UÇK në Tiranë, mbyllet tubimi në sheshin "Skëndërbej"

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s në sheshin Skëndërbej në Tiranë është mbyllur. Në tubimin "LIRIA KA EMËR" morën pjesë figura politike të Kosovës dhe deputetët e Partisë Socialiste nga Shqipëria.

Nga sheshi Skëndërbej mbajtën fjalën ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. 

Të pranishëm ishin edhe studentë nga Kosova, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figura të tjera të njohura në Kosovë./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Protesta për UÇK në Tiranë/ Djali i Hashim Thaçit: Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Endrit Thaçi

TIRANË- Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin Skënderbej” në Tiranë për të mbështetur babain e tij. Në një prononcim për media, ai shprehu falënderime për pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj proteste si edhe kryeministrit Edi Rama.

"Ju falenderojë të gjithëve për pjesëmarrjen, dua të falenderojë edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale", tha ai.

9 MUAJ ME PARE

"Drejtësi për çlirimtarët/ Kreu i BDI në sheshin Skëndërbej: Të ngremë zërin për njohjen e luftës së drejtë

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Ali Ahmeti

TIRANË- Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke folur në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s u shpreh se po ngremë zërin për drejtësi, respekt dhe njohjen e luftës sonë të drejtë. Ahmeti theksoi se zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh.

“Faleminderit Shqipëri, nënë. Na ke trajtuar dhe pritur si nëna,bijë. Do të doja të falenderoja presidentin Alfred Moisiun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për tu solidarizuar me luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë dhe Tiranës, për organizimin dhe kontributin që jepni në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë nga të gjitha trojet përballë shtatit të lartë të Gjergj Kastriotit.

Sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi e kështu qofshim përherë. Po ngremë zërin për drejtësi, respekt, njohjen e luftës sonë të drejtë, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën. Zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh. Kjo çështje që doli nga kuzhina serbe u konstatua  që nuk është e vërtetë dhe u mbyllën hetimet.

Dick Marty e riaktivizoi këtë temë me porosi ruso-serbe që detyroi gjykatën të hetojë ëpr këtë çështje. Kjo Gjykatë u themelua që të zbardhë pretendimet për trafikim organesh. Kur u hetua dhe u kuptua që ishte trillim për të nxirë imaqzhin e luftës sonë, prokuroria përpiloi një aktakuzë në ditën ku në Uashington duhet të bëhej marrëveshja për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Aktakuza ska të bëjë me trafikim organesh, por është riciklim ndaj akuzave më të hershme," tha Kreu i BDI Ali Ahmeti./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar"/ Protesta në Tiranë, ish presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish krerët e UÇK-së

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Alfred Moisi

TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është i pranishëm në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Moisiu u shpreh se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.

Duke folur në tubimin nën moton "LIRIA KA EMËR", Moisiu theksoi se akuzat ndaj liderëve historikë të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse, por bëri thirrje që të mos lejohet nëpërmkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarëe të rënë për lirinë e Kosovës.

“Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së, që luftuan për lirinë e atdheut.

Në vitin 2022, bashkë me presidentin Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko, në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pasur luftën e UÇK-së pa njollat që padrejtësisht duan t’i japin ata që nuk i njohin mirë shqiptarët.

Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse. Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO dhe SHBA, dhe nga partnerët e rëndësishëm perëndimorë. Komandantët udhëheqës të UÇK-së, dëshiroj të them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por në tre raste janë shqiptarët që kanë luftuar për veten: në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK.

Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së”, tha ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta "LIRIA KA EMËR", i pranishëm në sheshin Skëndërbej edhe babai i futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Ragip Xhaka

TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. I pranishëm në tubimin nën moton "LIRIA KA EMËR" është edhe Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, Granit dhe Taulant Xhaka.

Ragip Xhaka është i njohur si aktivist për çështjen kombëtare, i burgosur politik, i përndjekur, emigrant, politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër. Të pranishëm në protestë janë edhe shumë Figura politike të Kosovës dhe deputetë të Partisë Socialiste nga Shqipëria./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Bujar Leskaj sfidon urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë: Kush po e rruan për...

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka sfiduar urdhërin e Partisë Demokratike, duke marrë pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-s që ndodhen në Hagë. Duke folur për mediat, Leskaj në protestë u shpreh se nuk e rruan për urdhërat e PD-së. 

"Kush po e rruan për urdhërat", thotë Leskaj teksa i largon mikrofonin gazetares./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish krerëve të UCK që po gjykohen në Hagë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebbok, Rama ka publikuarpamjet nga pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Krahas videos, Kryeministri shkruan zemra mal.

"Zemra mal", shkruan Kryeministri Edi Rama. 

9 MUAJ ME PARE

"Sot protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi"/ Gucati: Nga Tirana t’i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bij që dhanë gjithçka për atdhe

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në

TIRANË- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka mbajtur fjalën në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se sot protestojnë për drejtësinë dhe shtoi se Gjykata Speciale e Hagës po tenton që të barazojë viktimën me xhelatin.  Gucati u shpreh gjithashtu se nga  Tirana po i tregojnë botës se nuk janë kriminelë por thjesht luftuan për liri.  

“Ne sot protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi, jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK, për të mbrojtur gjakun e atdheut për liri dhe nderin e çlirimtarëve tanë. UÇk nuk ka nevojë me dëshmuar se ka qenë ushtri çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar historia, populli dhe varret e Dëshmorëve të Kombit. Gjykatat e padrejta po përpiqen na barazuar viktimën me xhelatin, duan të njollosin luftën tonë të shenjtë për liri.

Nuk do të lejojmë të njollosin emrat e komandantëve tanë. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë. Kjo është protestë për popullin shqiptar. Ne kërkojmë drejtësi dhe baraza para ligjit. Tirana sot është kryeqenra. Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe”, tha Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Përparim Rama vjen në Tiranë: Krerët e UÇK-s të qëndojnë të fortë

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Perparim Rama

TIRANË- Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama ka mbërritur në protestën për mbështetje të UÇK-s në Tiranë. Gjatë fjalës së tij për mediat, Rama ka deklaruar se ai bëson në drejtësi dhe se krerët e UÇK-s duhet të qëndrojnë të fortë.

"Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt", tha ai./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Nga Kosova në Tiranë 2 ditë në këmbë/ Flet një nga protestuesit:  Duhet dhe një protestë e madhe... Para 2 muajsh i kërkova Ramës të mbështeste liderët e UÇK-së

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamej nga vendngjarja

TIRANË- Protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë ka nisur në sheshin "Skëndërbej". Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, shprehet se  protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët.

Duke folur për gazetarin Osman Stafa, ai ka treguar se ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi.  Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.

““E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë. Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë. Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah çlirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

 Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Fatmir Mediu: Nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, jemi të gjithë për kombin

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
Fatmir Mediu

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është i pranishëm në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë. Gjatë fjalës së tij Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë. Ai theksoi se sot nuk janë mbledhur për politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë. 

“Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar. Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Sot duhet të jemi bashkë, heronjtë tanë janë në Hagë"/ Deputetja e LDK-së, Musliu: Kur bëhet padrejtësi duhet të flasë populli

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga protesta

TIRANË- Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë pjesë sot në protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë. Gjatë fjalës së saj Musliu thekson se pa UÇK, sot shqiptarët nuk do ishin bashkë në shesh. Ajo u shpre gjithashtu se partitë politike duhen bërë bashkë përtej ndasive, pasi UÇK është mbi ta. Ndër të tjera Musliu theksoi se kur bëhet padrejtësi populli duhet të flasë.

"Kur bëhet padrejtësi duhet të flasë populli. Populli shqiptar sot po flet për padrejtësinë që po u bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Heronjtë tanë që janë në Hagë nuk kanë bërë krime. Krime, gjenocid kanë bërë Serbia. Ne i kemi mbrojtur tokat tona dhe sot çdo njeriu që e ndjen veten shqiptar dhe është falënderues për lirinë që e gëzojmë sot, duhet të jetë në sheshet ku protestohet, qoftë në Tiranë, qoftë në Hagë, qoftë në Prishtinë dhe kudo tjetër.

Madhështia e kësaj proteste se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është mbi çdo parti politike dhe mbi çdo interes personal dhe individual. Prandaj sot më lejoni ta falënderoj përzemërsisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili e ka mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga dita e parë kur është iniciuar Gjykata Speciale. Ai është kundër kësaj gjykate dhe kundër padrejtësie që po bëhen në Hagë. Nuk dua të komentoj vendime politike. Sot duhet të jemi bashkë, një. Pa UÇK nuk do pasur mundësi të mblidheshim në shesh, ta njohim njëri-tjetrin, ta përqafojmë njëri-tjetrin. Prandaj UÇK është mbi çdo parti," tha Ganimete Musliu./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Gjykatë raciste serbe-ruse"/ Qytetarët me pankarta në sheshin "Skëndërbej: O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë!  (PAMJET)

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skëndërbej" për protestën nën moton "LIRIA KA EMËR".  Qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar. Në pankartën e protestuesit shkruhet se Gjykata Speciale është raciste dhe serbo-rusë.

Gjithashtu bëhet thirrje për mos të bëhet barazim me viktimës me agresorin barbar.

"O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar", shkruhet në pankarta./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"LIRIA KA EMËR"/ Me flamurin e UÇK-s në duar, djali i Hashim Thaçit mbërrinë në sheshin Skënderbej (PAMJET)

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur tashmë në sheshin "Skëndërbej" në mbështetj të ish-krerëve të UÇK-së. I pranishëm në protestën që do të nisë për pak minuta është edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit. 

Siç shihet edhe në pamje ai është krah Taulant Ballës, Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së. Të pranishën në këtë protestë do të jenë edhe fikgura politike të Kosovës dhe deputetë të Partisë Socialiste nga Shqipëria./Dosja.al

 

9 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’. Siç shihet edhe në pamje veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Disa prej tyre mbajnë në duar edhe flamujt e UÇK-së. Ndërkohë në sheshin ‘Skënderbej’ kanë mbërritur edhe studentët nga kosova në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Sakaq, protesta pritet që të nisë në orën 17:00./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët nga Kosova mbërrijnë në 'Sheshin Skënderbej': O Hashim ti ku je krejt studentët këtu i ke

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në

TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen që tani në sheshin “Skëndërbej” për protestën që mbahet në në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së të paraburgosur në Hagë. Siç shihet edhe në pamje me pankarda në duar studentët nga Kosova, janë bërë pjesë e kësaj proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë.

"Faleminderit Shqipëri. O Hashim ti ku je krejt studentët këtu i ke", brohorasin studentët nga Kosova.

Qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së kanë ardhur nga Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës me moton “Liria ka emër” që organizohet nga veteranët e UÇK-së. Protesta pritet të nisë në orën 17.00./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Protesta për UÇK-në/ Sheshi ‘Skëndërbej’ fillon të mbushet me protestues (PAMJET)

Tubimi "LIRIA KA EMËR"/ Qindra qytetarë mblidhen në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshi ‘Skëndërbej’. Edhe pse na ndajën dy orë nga protesta për UÇK-në, qytetarët shihen me flamuj të UÇK-së dhe duke bërë foto para bustit të ‘Skëndërbeut’.

Protesta pritet të nisë deri në orën 17:00, teksa raportohet për pjesëmarrje të madhe në tubimin e sotëm. Në protestë do jenë të pranishëm edhe figura politike. Ndërkohë edhe Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka mbërritur në Tiranë./Dosja.al

 

protesta per uck ne tirane

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara