LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk kemi jetë vajzash dhe grash për të humbur! E mërkura shpallet ditë zie

• Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. • Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. • “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. • Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. • Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë. • Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosovë ku dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij. • Ai tha se lidhur me rastin është arrestuar një person e që dyshohet se është bashkëshorti i viktimës. • Kurmehaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në një banesë, teksa shtoi se çifti kishin tre fëmijë. • Nga ana tjetër mësohet se e ndjera ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen në Pejë, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. • Osmani tha se ky femicid për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht. • Ajo shtoi se mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. • Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukelli dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. • Haxhiu tha se kjo është tronditëse dhe e patolerueshme. • Ajo ka bërë me dije pas dy ngjarjeve të fundit ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës në një takim. • Haxhiu ka thënë se shteti nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dy gra të vrara nga partnerët brenda një jave në Kosovë, Osmani shpall të nesërmen ditë zie

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkura, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim. Presidentja Osmani shkroi në Facebook se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur edhe sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

2 VITE ME PARE

"Prindër të 3 fëmijëve", vrasja e gruas në Pejë, Kryeprokurori: Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesë, nuk e dimë nëse ishin vetëm

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Autori dhe vitima

KOSOVA- Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosovë ku dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij. Ai tha për Gazetën Express se lidhur me rastin është arrestuar një person e që dyshohet se është bashkëshorti i viktimës. Kurmehaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në një banesë, teksa shtoi se çifti kishin tre fëmijë.

“Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur në një banesë në Pejë dhe se dorasi është bashkëshorti. Ai është arrestuar dhe është intervistuar në stacionin policor. Jemi duke i konfirmuar të gjitha hetimet dhe më vonë do të dalim me informacione zyrtare. Ajo çfarë dimë deri më tani është se çifti i kanë tre fëmijë, ndërsa se a kanë qenë vetëm në banesë apo si do të konfirmojmë më vonë pasi të jenë kryer të gjitha hetimet”, tha ai.

"E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë. Nga ana tjetër mësohet se e ndjera ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

2 VITE ME PARE

“E vrava gruan”/ I mori jetën bashkëshortes, autori me precedent të mëparshëm për dhunë në familje, e ndjera asistente stomatologe prej 2 dekadash

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Viktima dhe autori

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukelli në Pejë. Lajqi është arrestuar dhe sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit. Mësohet se ky nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe Gjyljeta Ukelli kishin patur probleme. Ai në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje, sipas mediave në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër mësohet se e ndjera ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit  koleg për punën dhe  dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.

2 VITE ME PARE

FOTO+EMRI/ U vra nga bashkëshorti me armë zjarri në banesë, kush është gruaja që humbi jetën në Pejë

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Viktima

KOSOVA- Gjyljeta Ukella dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë të Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma. Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngarjes është Edmond Lajqi. 

Lidhur me ngjajren ka reaguar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Osmani tha se ky femicid për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht. Ajo shtoi se mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

 

 

2 VITE ME PARE

Vrasja e gruas në Pejë, Osmani: Nuk kemi jetë vajzash dhe grash për të humbur, femicidi në përmasa të jashtëzakonshme

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen në Pejë, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Osmani tha se ky femicid për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht. Ajo shtoi se mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani.

Sot u raportua se një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë të Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma. Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngarjes është Edmond Lajqi. 

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

2 VITE ME PARE

FOTO+EMRI/ Dyshohet se vrau gruan me armë zjarri brenda banesës, ja kush është i arrestuari në Pejë

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Autori i dyshuar

KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë të Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma.

“Jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë”, tha ai.

Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngarjes është Edmond Lajqi. 

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

2 VITE ME PARE

Tronditet sërish Kosova, vritet një grua në Pejë, i dyshuar kryesor bashkëshorti i saj

 

Tronditet Kosova, vritet gruaja e dytë brenda 5 ditëve, Osmani: Nuk
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mësohet se një rgua në Pejë është vraraë. Sipas autoriteteve, i dyshuari kryesor për ngjarjen është bashkëshorti i saj. Ky i fundit është arretuar dhe mësohet se i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet e nevojshme.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.

vrasja ne peje

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale