LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tritoli në Kamëz/ Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë € ‘gjobëvënësve’, 3 në pranga, mes tyre ish-efektivi që shoqëroi Martinajn! Në kërkim Ervis Lami

• Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës. • Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili po ashtu në fillim të vitit kërkohej për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz. • Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë. • Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit Saimir Sina ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. • Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. • Godina e restorantit është në pronësi të Saimir Sinës, por i marrë me qira nga 2 kunetërit Klodjan Murati dhe Benard Elezi. • Këta të fundit deklaruan ditën e djeshme se nuk kanë konflikte me njeri.

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

U shpall në kërkim për tritolin në Kamëz! Kush është Ervis Lami, lidhja e tij me vrasjen e Lulzim Vishës

Tritoli në Kamëz/ Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë €

TIRANË- Ervis Lami 31-vjeç është personi që është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është njëri prej autorëve të tritolit në një restorant në Kamëz. Lami është një emër i njohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

Lulzim Visha u qëllua me pistoletë me silenciator, ndërsa makina Porsche e autorëve u gjet e djegur në Zall Herr, bashkë me armën e shkrumbuar. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë për hetuesit u dyshua se ishte konflikti për pronat.

Në atë kohë, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e Ervis Lamit, por nuk e gjeti aty. Në një ambient pranë shtëpisë së tij, gjeti një armë zjarri automatike me silenciator me 15 fishekë, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete “Glok” dhe në oborrin e banesës u gjetën 4 gëzhoja arme. Për këto, policia e shpalli në kërkim 31 vjeçarin dhe arrestoi kushëririn e tij, Eduart Lami, pasi kishte dyshime se armët përdoreshin nga të dy.

Ngjarja në Kamëz

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës. Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili po ashtu në fillim të vitit kërkohej për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz.

Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit Saimir Sina ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Godina e restorantit është në pronësi të Saimir Sinës, por i marrë me qira nga 2 kunetërit Klodjan Murati dhe Benard Elezi. Këta të fundit deklaruan ditën e djeshme se nuk kanë konflikte me njeri./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Qiramarrësit e restorantit konflikt me grupin gjobëvënës/ DETAJE nga shpërthimi me tritol në Kamëz! Pronari u paralajmërua të largonte kunetërit nga zona

Tritoli në Kamëz/ Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë €
Foto ilustruse

TIRANA-Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, ku u vendos një sasi eksplozivi në një lokal në zonën e Kamzës. Bëhet me dije se lokali ishte marrë me qira nga dy kunetër, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, por lokali ishte në pronësi të Saimir Sinës, i cili jeton në Itali.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona, Jeton Lami ish polic i operacinales që shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdulej, Florin Domi dhe Flogert Mezhika. Ndërsa në kërkim është Ervis Lami. Autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të nijetit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.

Pra tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.-Dosja,al

6 MUAJ ME PARE

Pronari nuk pranoi tu jepte 500 000 euro/ ‘Gjobëvënësit’ i vendosën tritol në restorant! Tre të arrestuar një kërkim! Mes autorëve dhe Jeton Lami, ish-oficeri i operacionales që shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdukej

Tritoli në Kamëz/ Pronari nuk pranoi tu jepte 500 mijë €
Foto ilustruse

KAMËZ- Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me tritol të vendosur një ditë më parë në zonën e Kamzës në një lokal. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë vënë tre persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të cilët vendosën tritolin në biznes.

Në  pranga kanë rënë, Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në shtator të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Gjithashtu nga hetimet dyshohet se të arrestuarit kanë hedhur lëndë eksplozive në pjesën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale. Kjo për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të biznesit. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i Policisë

“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit: J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë./Dosja.al

 

shperthimi me tritol ne kamez flogert mezhika   florin domi jeton lami  ervis lami saimir sina

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje