LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike në 5 qytete/ Goditet grupi kriminal në Fier, aktiviteti shtrihej deri në Kosovë, në pranga 4 persona (EMRAT)

• Prokuroria dhe Policia e Fierit kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë njoftuar zhvillimin e operacionit policor të koduar "Procedimi". • Sipas kreut të Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafa është goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike. • Mësohet se një ditë më parë janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina, ku si rezultat janë arrestuar katër persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore.• Të arrestuarit janë identifikuar si Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi. • Gjithashtu po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre. • Kryeprokurori shtoi po ashtu se përveç Fierit e Lushnjes, grupi vepronte edhe në Durrës, Shkodër, Kukës madje edhe në Kosovë. • Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj është shprehur se ky grup kriminal merrej gjithashtu edhe me shitjen e lëndës narkotike, kanabis. • Hitaj njoftoi se gjatë operacioniut u sekuestruan 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruan 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska, 3 automjete dhe 10 celularë. • Përveç katër të arrestuarve të cilët cilësohen si persona më rrezikshmëri të lartë është proceduar dhe një 51-vjeçar në Fier.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Maska me fytyrë njeriu dhe uniforma policie, dalin pamjet nga operacioni me 4 të arrestuar në Fier (EMRAT)

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike në 5 qytete/
Sendet e sekuestruara

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policor, “Procedimi” ku u godit një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike. Në lidhje me këtë operacion janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina, ku si rezultat janë arrestuar katër persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të arrestuarit janë identifikuar si Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi. Gjithashtu po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.  

 

Grupi rezultoi i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. Operacioni u zhvillua në disa pika të vendit, ku u kryen 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si magazina armësh, dhe 3 kontrolle automjetesh.

 

Siç shihet nga pamjet e shpërndarë nga policia, janë sekuestruar maska me fytyrë njeriu, arme, municione dhe unifroma policie. Policia gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 4000 fidanë kanabisi, 3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë. Gjithashtu janë sekuestruar 5000 fara kanabisi, 2 radio të ngjashme me ato të Policisë, 2 uniforma policie dhe 1 maskë me paruke. Janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe 10 celularë.

 

1 VITE ME PARE

Goditja e grupit kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve zhvillohej në 5 qytete, shtrihej deri në Kosovë! Ja çfarë u sekuestrua

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike në 5 qytete/
pamje nga konferenca

FIER- Prokuroria dhe Policia e Fierit në konferencën e sotme për mediat kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar "Procedimi". Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj është shprehur se aktiviteti i grupit kriminal të goditur zhvillohej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër, Kukës dhe në disa raste armët siguroheshin edhe në Kosovë. Më pas kalonin ilegalisht në doganën e Morinës për tu shitur në vendin tonë.  

 

Ky grup kriminal bëhet me dije se merrej gjithashtu edhe me shitjen e lëndës narkotike, kanabis. Gjithashtu Hitaj njoftoi se gjatë operacioniut u ushtruan 8 kontrolle banesash, 3 kontrolle automjetesh, u sekuestruan 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruan 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska , 3 automjete dhe 10 celularë.

Përveç katër të arrestuarve të cilët cilësohen si persona më rrezikshmëri të lartë është proceduar dhe një 51-vjeçar në Fier. Sipas informacioneve kreu i grupit kriminal organizonte kultivimin dhe shitjen e kanabisit. Hetimet e operacionit vijojnë dhe po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj: Nga rezultatet e operacionit të koduar ‘Procedimi’ është finalizimi i një procedimi penal me metoda të hetimit. Procedimi u nis nga sektori i narkotikëve dhe siç u bë publik dhe më parë, DVP Fier ka vazhduar përpjekjet për hetimin dhe sektori i narkotikëve siguroi informacion përmes metodave speciale.

Disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin mbanin dhe trafikonin armë zjarri. Aktiviteti zhvillohej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër dhe Kukës dhe në disa raste armët siguroheshin nga Kosova në kalimin ilegal përmes Morinës. Ky grup merrej me shitjen e kanabis. Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 3 kontrolle automjetesh dhe u sekuestran 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruar 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska , 3 automjete dhe 10 celularë. Në banesën e shtetasit me iniciale N.O. në Durrës u gjet një armë zjarri ku gjatë kontrollit ky shtetas tentoi të hidhte armën.

U ndaluan 4 shtetas me inciale B.B. 48 vjeç i dënuar më parë me 30 vite burg në Itali, N.O  banues në Durrës, Q.SH banues në Lushnje dhe shtetasi B. B banues në Divjakë. Është hetuar në gjendje të lirë dhe një 51 vjeçar në Fier. Kryetai i grupit B. B organizonte kultivimin dhe shitjen e kanabisit. Hetimet vijojnë për kapjen e shtetasve të tjerë.

1 VITE ME PARE

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike/ Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike në 5 qytete/
pamje nga konferenca

FIER- Prokuroria dhe Policia e Fierit kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë njoftuar zhvillimin e operacionit policor të koduar "Procedimi". Sipas kreut të Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafa është goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike. 

 

Gjithashtu njoftohet se një ditë më parë janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina, ku si rezultat janë arrestuar katër persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.  Kryeprokurori shtoi po ashtu se Përveç Fierit e Lushnjes, grupi vepronte edhe në Durrës, Shkodër, Kukës madje edhe në Kosovë.

Kreu i prokurorisë së Fierit: Kemi dokumentuar trafikim armësh, prodhim e shitje narkotike, kultivim narkotikësh. Më 2.6.2025 janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina. Arrestohen katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por vijon puna për kapjen dhe vënin para përgjegjësisë për bashkëpunëtorët e tyre. Po ndjekim 204 procedime penale.

operacioni procedimi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale