LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm. Rama: 2030 gati për tu ulur në tryezën e BE-së

Sot ka nisur Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024" në Pallatin e Kongreseve. Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm, që pritet t'i japë një energji të re diplomacisë së vendit. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur një proces të gjatë reformash, që do të ndërmerren në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm. Po ashtu Rama ka renditur disa nga vendit partnere të Shqipërisë, që sipas tij janë Greqia, Turqia si dhe Italia. Nga ana tjetër Rama theksoi se duhet që të përmbushim detyrat tona, që viti 2030 do të na gjejë gati për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tanja Fajon: Sllovenia, mbështetëse e integrimit! BE duhet të jetë gati për të pritur Shqipërinë maksimumi në 2030

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Tanja Fajon

TIRANË- Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një mbështetës i madh në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë me homologun shqiptar Igli Hasani, Fajon tha Bashkimi Evropian duhet që të jetë gati për të pritur Shqipërinë në union në 2030-ën. Po ashtu, Fajon ka shoprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.

"Sllovenia kërkohen ta shikojë Shqipërinë në BE. Ne gjithmonë kemi shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme. Mesazhi ime sot është që shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë që të hapë grupin e parë sa më parë të jetë e mundur dhe të shpresojmë që në shtator të kemi një përgjigje pozitive për parafinancimin e të gjitha reformave që janë të nevojshme. Sllovenia gjithmonë do të mbështesë integrimin Shqipërisë në BE. Është nevojë strategjik për të pasur vendin tuaj në rajon dhe Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera.  Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030. Dëshiroj të shpreh përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që kanë paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian”, tha Tanja Fajon.

1 VITE ME PARE

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”/ Igli Hasani: Përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë strategjik. Në një konferencë me homologen sllovene Tanja Fajon, Hasani u shpreh se vendi ynë ka bërë përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

"Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim. Ndërsa Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit. Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti ynë strategjik. Do të kemi një angazhim të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për integrimin në BE,” tha Hasani.

1 VITE ME PARE

Zv/kryeministrja sllovene: I trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Tanja Fajon

TIRANË-  Zv/kryeministrja sllovene dhe Ministrja e Jashtme Tanja Fajon ka paralajmëruar nga Tirana se vizat Schengen po mbyllen për shkak të kërcënimeve në rajon. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Fajon theksoi se ata duhet që të punojnë fort në mënyrë që lëvizshmëria e të rinjve të mos ndalet.

“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri sepse me sjell disa kujtime të mira, të rezultateve njëra që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza. Kjo siguroi shumë mundësi sidomos për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon. Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, tha Tanja Fajon.

1 VITE ME PARE

Pas Bangladeshit, Rama hap dyert për punëtorët nga Indonezia dhe Filipinet: Në këto vende po trokasin edhe anëtarët e BE-së

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për një marrëdhënie të re me shtetet si Indonezia apo Filipinet, që sipas tij në këto vende po trokasin edhe anëtaret e BE për fuqi punëtore. Sipas kryeministrit Rama, këto dy vende kanë një interes të madh për Shqipërinë për punëtorë.

"Nga ana tjetër kemi arsye të qenësishme për të besuar dhe investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja qoftë në Indonezi për të mbuluar atë pellg atje. Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ka një interes të madh për ne, ashtu si edhe me Filipinet, pasi të gjitha vendet e BE janë duke trokitur në ato dyer për forca pune. Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë një vend i vogël duke arritur të kultivojnë sic duhet raportet që përcaktojnë edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj se do bëjmë kapërcime të radhës”, tha Rama

1 VITE ME PARE

Rama 'harron' problemet me Greqinë: Italia, Turqia dhe Greqia janë partnerët strategjikë të Shqipërisë

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga vendit partnere të Shqipërisë, që sipas tij janë Greqia, Turqia si dhe Italia. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama duket se ka 'harruar' problemet e vitit të fundit që vendi ynë ka pasur me Greqinë për shkak të çështjes Beleri. Po ashtu ai theksoi se ambasada e parë e Shqipërisë në Afrikë mund të hapet ne Kenia, por kjo do ndodhi pasi vendi të njohi pavarësinë e Kosovës. 

“Leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, nuk na takon. Ne lexojmë të shkuarën me sytë e të ardhmes, kjo është pika kyçe mbi të cilën ngremë ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë, Greqinë. Nga ana tjetër, në aspektin e volumit të tregtisë, ne mund të bëjmë shumë më tepër. Hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, por mos të harrojmë që kemi miq dhe miqësira të mira që i kemi forcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, në radhë të parë nga vetja me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Azerbajxhani, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore. Edhe me Kuvajtin, që është një mik nga më të vjetrat dhe me Katarin. Nga ana tjetër, kemi arsye të vazhdojmë me hapjen e dyerve të misioneve të reja, në Indonezi, me të cilën kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ashti sikurse edhe Filipinet. Nëse arrijmë të kultivojmë si duhet raportet, besoj se do të bëjmë kapërcimin e radhës. Edhe në Afrikë jemi të munguar dhe besoj është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia, na duhet për shumë arsye, me e thjeshta është për të mbështetur njohjen e Kosovës”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: 2030 na gjen gati për tu ulur në tryezën e BE-së, do përmbushim detyrat tona

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti 2030 do të na gjejë gati për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama tha se deri më tani janë tre pika që na kanë ndihmuar që të arrijmë në këtë pikë që jemi. Po ashtu, Rama theksoi se vendimarrja për në BE është politike, por që ne duhet që të përmbushim detyrat tona. 

"Janë tre pika të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu. Krijimi i një vetëdije të re në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Jo se më parë të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshme, po jo rastësisht e theksova një vetëdije të re, ka shumë rëndësi të jesh i vetëdijshëm. Edhe përforcimi i aleancave strategjike, që janë të qartë si drita e diellit, edhe miqësitë tradicionale janë të njohura. Së treti, jemi profilizuar dhe do të vazhdoj të forcojmë profilin e partnerëve. Ne p.sh. jemi miq të Greqisë dhe Turqisë, por në të njëjtën kohë, qoftë Greqia, qoftë Turqia, së bashku me Italinë janë parterët tanë strategjikë, vetëdija e përmasës është e rëndësishme për të ruajtur modestinë dhe për t’u rritur e fuqizuar më tej si shtet, por edhe si komb. Ndaj, është e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës. Të ruhemi dhe nga kompleksi i inferioritetit. Për t’u rritur dhe për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqejmë respekt, duhet të flasim me qartësi dhe respekt me aleatët dhe miqtë tanë. Është shumë e rëndësishme dhe një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, që kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për një vend në hije dhe me hije. Është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë shumë mirë që të gjithë, 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që sa përmbushje detyrash, është dhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh. Ndaj, duhet që edhe trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri. Sot, Shqipëria është një magnet që tërheq turistë nga e gjithë bota. Vjet kishim 10 milionë turistë. Kjo shifër këtë vit do të jetë konsiderueshëm më e lartë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Kemi nisur një proces të ri, së shpejti datë e re reformash

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur një proces të gjatë reformash. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama ka deklaruar se së shpejti do të ketë një datë të re reformash që do të ndërmerren në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm. Po ashtu Rama theksoi se Shqipëria ka pësuar një trasnformim historik, si në planin e brendshëm me reformat e ndërmarra, ashtu edhe në atë të jashtëm, teksa përmendi imazhin që ka krijuar vendi ynë në arenën ndërkombëtare

"Jetojmë sot në një kohë të shënuar në transformim të Shqipërisë, si në planin e brendshëm të shtetndërtimit demokratik dhe evropian, është një kohë transformimi i madh progresi është i dukshëm dhe i përshëndetur botërisht, diplomacinë jonë ka hyrë në dinamikë të re, luajtur rol kyç në zhvillimet e kësaj kohe, duhen shtyrë më tutje edhe përmes diplomacinë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030, sot negocion anëtarësimin në be pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizmit të vendit, skuadra e Shqipërisë me të gjitha repartet përgjegjëse, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, për gatishmërinë. Natyra e procesit të negocimit është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor që shkon përtej sistemit të mbështetjet të fondeve Ipa dhe adreson një nevojë të Shqipërisë për të përmirësuar performancën dhe rritur konvergjencën ekonomike. Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur të bëhemi anëtarë të BE. Pa na e kërkuar askush kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të linçuar një datë të re reformash duke u organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Do të kemi një ligj të ri të Shërbimit të Jashtëm"/ Ministri Hasani: Synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë

Tirana Diplo 2024/ Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Hasani tha se ky ligj synon t'i japë një energji të re diplomacisë së vendit. Po ashtu Hasani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive.

“Mirënjohësja shkon dhe për kolegët, shqiptarë dhe të huaj që do të bëhen pjesë e kësaj konforencen treditore. Pa nguruar dua të them që diplomacia jonë është e hapur për të përballuar sfida dhe jemi gati për të mbajtur një konferencë tre ditore. Kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm. Vitet e fundit, politika e jashtme e shqiperise ka njohur rritje me rëndësi, samiti i ukrainës, këshilli i OKB dhe lista do të zgjatet. Sigurisht këto kanë bërë që të jemi kryelart dhe nuk na lejohet të ulet ritmi i punës. Doja të theksoja që edhe pse vend i vogël, kemi ditur të bëhemi të rëndësishëm. Diplomacia do të ketë një fytyrë të re që do të shërbejë si një urë komunikimi mes aktorëve të jashtëm dhe botës civile. Shumë shpejt do të kemi një ligj të ri për Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë, që do të shërbejë për marrëdhëniet jashtë dhe brenda vendit. Ligji do të hap dyert për shqiptarët që punojnë jashtë dhe brenda vendit në organizata ndërkombëtare dhe do të stimulojë të gjithë ata që e duan këtë profesion," tha Hasani.

edi rama igli hasani tirana diplo 2024

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë