Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti të na bashkohet në këtë front kundër së keqes
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kan&eu...
FOTO/ U gjet i vrarë në makinë, zbardhet identiteti i viktimës në Lezhë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes 6 Shk...
"Popullit ia mas pulsin çdo muaj"/ Rama: U rri mbi kokë punëve, jo si disa që e nxjerrin bukën duke sharë e ofen...
•Një pamje jo e zakontë u raportua sot nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore, ku personat përgjegjës të bashkisë po shpërndanin në ajër për studentët dhomat e konvikteve. • Nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe dhënia e dhomës bëhet: kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan. •Drejtuesit e rezidencës shprehen se ndarjen e dhomave të konviktit po bëhet në mënyrë të drejtë, por prindërit e studentëve që po presin në radhë nuk mendojnë kështu. •Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Dorian Teliti dhe Endrit Braimllari, kanë shkuar sot te konviktet e studentëve. •Endrit Braimllari, kreu i këshilltarëve nga radhët e PL tha se kjo sjellje fyese e Veliajt po i detyron të rinjtë të largohen nga vendi. •Për këtë situatë, Dorian Teliti akuzoi drejtpërsëdrejti kryebashkiakun e Tiranës.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti ishte sot prezent bashkë me këshilltarin e PL, Endrit Braimllarin tek konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, pas kaosit të shkaktuar për ndarjen e dhomave të studentevetë cilat prisnin të regjistroheshin në konvikt.
Studentet, që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00 nuk kishin mundur të merrnin një përgjigje se në cilën dhomë do të strehoheshin. Në mëngjes në rrjetet sociale u publikua dhe një video ku shihej se nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan. Për këtë situatë, Teliti akuzoi drejtpërsëdrejti kryebashkiakun e Tiranës:
"Pas “dhuratës” që Erion Veliaj i bëri Tiranës disa ditë më parë, kur hoqi 4.2 milionë euro nga fondet e Arsimit për t’ia dhënë inceneratorit të Tiranës, për t’i djegur ato, për t’i vjedhur ato praktikisht, sot përballemi me dhuratën e radhës. Që në orën 4 të mëngjesit, me dhjetëra e qindra studentë bashkë me prindërit e tyre kanë mbajtur radhët për të zënë një vend krevati në godinën shtetërore që menaxhohet nga bashkia e Tiranës, në godinën e konviktit. Çfarë ka ndodhur?! Abuzim nga ata që shpërndanin fletushkat. Nuk ia jepnin atyre sipas radhës, por ia jepnin atyre që kishin rënë ata dakord me sa duket dhe kjo duket e qartë edhe në videon që qarkullon prej disa orësh tashmë. Vajzat luteshin për të marrë një biletë, luteshin që të respektohej radha, por jo. Punonjësit e bashkisë, me sa duket, me urdhër nga lart deri nga ‘agai” i Tiranës i shpërndajnë ato sipas qejfit, si në një vend të Afrikës, ku shpërndahen ilaçet apo shishet e ujit. Por jemi në mes të Tiranës, në vitin 2023, jemi në mandatin e tretë të Erion Veliajt dhe këto shfaqje janë të turpshme. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, i bëjmë thirrje drejtoreshës që menaxhon këtë godinë dhe punonjësve, që të respektojnë procedurën ligjore. Kjo që ndodhi sot ishte tërësisht e evitueshme nëse do të kishte vullnet sepse afatet ishin prej kohësh të shpallura dhe ne e dinim që sot fillonte afati i regjistrimit të vajave në konvikt. Pas disa ditësh do të fillojë afati i regjistrimit të djemve. Erion Veliaj që nga njëra anë krenohet që unë e kam bërë Tiranën, “Kryeqytetin e Rinisë” ndërkohë që rinia rri që në orën 4 të mëngjesit në radhë dhe nuk merr dot një shtrat për t’u sistemuar për vitin e ardhshëm akademik, kjo është e papranueshme.”, tha Teliti.
TIRANË- Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Dorian Teliti dhe Endrit Braimllari, kanë shkuar sot te konviktet e studentëve përballë hyrjes kryesore të QSUT, ku gjatë paradites u raportua një kaos me ndarjen e dhomave nga personi përgjgjës i bashkisë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihej se nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan.
Endrit Braimllari, kreu i këshilltarëve nga radhët e Partisë së Lirisë, në një deklaratë nga konviktet, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se jo propaganda, por këto skena janë imazhi i tij i vërtetë si mashtrues përballë opinionit publik. Braimllari tha se kjo sjellje fyese e Veliajt po i detyron të rinjtë të largohen nga vendi.
“Në çdo vend normal, punohet gjatë gjithë sezonit të verës me qëllim që studentët të mirëpriten dhe të mos ketë probleme, por është e qartë se Erion Veliaj kaosin e shfrytëzon për të rritur nivelin e tij të korrupsionit. Ka krijuar kaos sot me studentët duke i ndarë dhomat në mënyrë të çuditshme, të turpshme, për të rritur nivelin e korrupsionit. Propagandon Erion Veliaj me të madhe se ka investuar te trajtimi i studentëve, te qendrat studentore, del dhe bën propagandë, reklamë, imazh kudo në çdo televizion, por ngjarjet që kanë ndodhur sot këtu në këtë qendër tregojnë qartë që nuk është e vërtetë. Imazhi i tij është thjesht mashtrues përballë opinionit publik, sepse studentët vuajnë pamundësinë e të pasurit një dhomë, vuajnë kushtet dhe një papërgjegjshmëri të jashtëzakonshme për sa i përket menaxhimit të situatës. I njofton 400 e ca studentë, hajdeni se do të ndajmë dhomat, pa pasur një strukturë të qartë menaxhuese. Kanë ardhur sot studentët në orën 5 të mëngjesit, kanë zënë radhë për të marrë dhomën. Kështu funksionon në një shtet normal, në një vend normal, menaxhimi i qendrave studentore?!Kjo është absurde! Po kjo vjen për shkak të arrogancës, papërgjegjshmërisë, për shkak të humbjes së realitetit nga një kryetar bashkie i cili zhytet në hajdutëri, zhytët në korrupsion dhe skemën që ka përdorur qartësisht tek inceneratorët, e përdor në çdo strukturë të menaxhimit të bashkisë së tij. Ne i bëjmë thirrje Erion Veliajt të menaxhojë situatën, i bëjë thirrje drejtorëve të tij të varësisë të kenë vëmendjen e duhur ndaj studentëve së pari, të mos i keqtrajtojë dhe fyejë studentët se kjo është shumë e turpshme, se kjo mënyrë fyese po i detyron të rinjtë e të rejat të lënë vendin. Kjo politikë është totalisht shpopulluese. Ne do të kërkojmë informacion zyrtar se çfarë po ndodh me këtë çështje, do t’i drejtohemi bashkisë së Tiranës, do ta kërkojmë në Këshillin Bashkiak dhe do të vijmë vetë si grupe këshilltarësh për të inspektuar në terren situatën,” nënvizoi Endrit Braimllari.
Nga ana tjetër, drejtoresha e konviktit tha për mediat se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale po bëhen për të krijuar konfuzion. Po ashtu, ajo tha se deri më tani janë regjistruar 200 studentë, nga 400 që priten të regjistrohen.
TIRANË- Regjistrimi i studentëve te rezidenca studentore universitare nr. 2, godina 1, përballë hyrjes kryesore të QSUT, është shoqëruar me kaos. Drejtuesit e rezidencës shprehen se ndarjen e dhomave të konviktit po bëhet në mënyrë të drejtë, por prindërit e studentëve që po presin në radhë nuk mendojnë kështu.
Teksa drejtoresha e konviktit ishte në një intervistë me mediat, një qytetare e ndërpreu duke i thënë se kanë që në orët e para të mëngjesit që po presin në radhë.
"Nuk mundemi më, ku e ke. Ti po rri dhe po bën muhabet me mua, kemi ardhur që në 6 të mëgjesit këtu"
Nga ana tjetër, drejtoresha tha për mediat se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale po bëhen për të krijuar konfuzion. Po ashtu, ajo tha se deri më tani janë regjistruar 200 studentë, nga 400 që priten të regjistrohen.
'Janë 400 studentë të rretheve që do rregjistrohen te ne. Njerëzit duan të krijojnë konfuzion, pasi vijnë të gjithë në datën e parë. Deri tani janë rregjistruar 200. Jam munduar të respektoj radhën. Janë shpërndarë numrat'
TIRANË- Një pamje jo e zakontë është raportuar ditën e sotme nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore, ku personat përgjegjës të bashkisë po shpërndajnë në ajër për studentët dhomat e konvikteve.
Në videon e publikuar nga JOQ shihet se nuk ka asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan.
“Kemi ardhur qe ne oren 5 duke pritur rradhen ktu dhe kta fusin njerez pa radhe si lexojne listat. Nuk i fusin me emra po me numra dhe i manipulojne”,-kanë denoncuar.
View this post on Instagram