Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Tronditet Tropoja. • Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në qendrën e qytetit të Tropojës në Bajram Curri. • Mësohet se një sherr ka degraduar në përdorimin e armës në një servis makinash. • Nga të shtënat me armë mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. • Të plagosurit me emrat Ardit Buçpapaj dhe Gazment Ponari janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. • Ndërkohë që autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
5 artikuj për këtë temë.
TROPOJË- Dy personat që kanë mbetur të plagosur në Tropojë janë identifikuar. Mësohet se të plagosur nga të shtënat janë Ardit Buçpapaj dhe Gazment Ponari.
Të dy personat kanë mbetur të plagosur në këmbë. Ndërkohë që mësohet se 32-vjeçari Gazment Ponari, ka qenë kalimtar i rastit.
TROPOJË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tropojë. Policia bën me dije se nga të plagosurit në Tropojë, një prej tyre është kalimtar. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkoë që të shtënat i kanë kapur në këmbë.
Njoftimi i Policisë:
Tropojë/Informacion paraprak Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij. Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B. Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
TROPOJË- Dinamika e plagosjes gjatë mbrëmjes së sotme në Tropojë është zbuluar. Dosja.al, mëson se fillimisht ka pasur një sherr me motive të dobta mes dy personave në një servis makinash. Por sherri degradoi në përdorimin e armës.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona në këmbë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

TROPOJË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtënat me armë në Tropojë mbrëmjen e sotme. Dosja.al, mëson nga burime zyrtare se të shtënat me armë kanë ndodhur në një servis makinash.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona në këmbë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
TROPOJË- Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ende nuk kanë dalë detaje në lidhje me ngjarjen, por mësohet se të shtënat kanë ndodhur në qendër të qytetit.
Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen.