LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë persona të plagosur, mes tyre një shitëse ambulante, dërgohen te Trauma! Arrestohen dy persona (EMRAT)

• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Laç. • Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave. • Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. • Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. • Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore • Lidhur me ngjarjen u shoqëruan në polici disa persona. • Ndërkohë sipas informacioneve zyrtare policore, policia ka arrestuar dy të rinjtë që kanë përdorur armë zjarri. • Në pranga janë vënë Daniel Gjeloshi, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28-vjeç, të dyshuar si autor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, • Nga veprimet hetimore, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti rrugor me dëme shumë te vogla materiale dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit. • Nga këqyrja kamerave te sigurisë është mësuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. • Dy të rinjtë Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv.• Të dy kanë marrë plagë në zonën e legenit. • Tre të tjerët janë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. • Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e pesë personave në Laç/ Shitësja ambulante ndërhyri për të shuar sherrin, ja si u plagos aksidentalisht 58-vjeçarja

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
pamje nga vendi i ngjarjes

LAÇ- Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç, ku si pasojë pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shitëse ambulante. Bëhet e ditur se shitësja ambulante, Angjelina Gjezaj 58-vjeçe, ka tentuar të ndërhyjë për të shuar sherrin dhe është qëlluar aksidentalisht në këmbë. Gjithashtu dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona të përfshirë në ngjarje.

Konflikti ka nisur mes të rinjve që ndodheshin në mjetet e tyre dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Të plagosur mbetën Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Ngjarja është shënuar në një zonë të mbuluar me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.

1 VITE ME PARE

Mbetën të plagosur nga debati që degradoi në të shtëna me armë në Laç, si paraqitet gjendja e 5 personave te spitali i Traumës (EMRAT)

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
foto ilustruese

TIRANË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Laç, pas disa të shtënave me armë zjarri. Të plagosurit janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anash rrugës, në momentin e të shtënave. Të plagosurit ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, ku gjendja vijon të jetë e rënduar për disa prej tyre.

Sipas informacioneve nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se dy të rinjtë Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv. Të dy kanë marrë plagë në zonën e legenit.

Tre të tjerët, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç, janë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

 

1 VITE ME PARE

Plagosja në Laç/ Gjendet një makinë e djegur në Balldre, dyshohet se u përket autorëve

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
vendngjarja

LAÇ- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Balldre. Dyshohet se makina ju përket autorëve të plagosjes së 5 personav në Laç. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave.

Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Reagon policia: Pesë të plagosur, shkak një konflikt çasti (EMRAT)

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç. Blutë bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. Të plagosurit janë: Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri. 

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit dhe sipas policisë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave. Ndërkohë të gjithë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu shërbimet e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ndërsa në ndihmë të u kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Po ashtu policia bën me dije se po punohet për kapjen e personit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Të plagosurit dërgohen te Trauma, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Katër persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në Lac. Mësohet se katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Si pasojë e të shtënave kanë marrë plagë tre djem të rinj dhe një grua, e cila shiste qirinj pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu raportohet se njëri prej të rinjve po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dy të tjerët janë intubuar.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga ngjarja në Laç/ U qëllua në drejtim të një automjeti, katër persona të plagosur, kalimtarja u qëllua aksidentalisht 

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtëna me armë zjarrinë Laç. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjetit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre të rinj dhe një kalimtare.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar të Trauma. Gjithashtu raportohet se ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve. Konkretisht ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Të shtënat në Laç, e plagosur edhe një grua që po shiste qirinj në rrugë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu bëhet e ditur se është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

 

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për tre persona të plagosur

"Kërcet" arma pas një debati në Laç/ Pesë
foto ilustruese

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Laç. Si pasojë e të shtënave dyshohet se kanë mbetur tre persona të plagosur. 

Megjithatë ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. 

te shtenat ne lac

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më