Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
•Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz. • Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, në bulevardin “Donald Trump”. •Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. • Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur. •Lokali është në pronësi të Astrit Lami, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt. • Po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut. Megjithatë të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. •Policia në kërkim të autorit, nis hetimet per motivet e mundshme të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Dalin të tjera detaje për lokalin, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokali është në pronësi të Astrit Lami i cili ia ka dhënë me qira tek një person tjetër dhe nuk rezulton me precedent penal. Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.
Si pistë tjetër ku po hetohet është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në bulevardin “Donald Trump”.
TIRANË-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz. Sipas policisë në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.