Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. • Nga ngjarja u plagosën tre persona ndërsa policia ka dalë më një njoftim zyrtar. • Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie. • Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe dy të tjerë. • Tre të plagosurit mësohet se janë kushërinj më njëri-tjetrin. • Mësohet se punonjësi i policisë Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur Adrian Sela dhe Fatos Sela. • Më tej raportohet se ata janë dërguar në spital ndërsa janë nën kujdesin e mjekëve. • Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
5 artikuj për këtë temë.
THUMANË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Nga ngjarja u plagosën tre persona ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe dy të tjerë. Tre të plagosurit mësohet se janë kushërinj më njëri-tjetrin. Ndërkohë është zbardhur dinamika e ngjarjes ndërsa raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur më pas efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj. Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Më pas kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri duke iu kundër përgjigjur. Për pasojë të tre janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
THUMANË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe një person tjetër. Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Më tej raportohet se ata janë dërguar në spital ndërsa janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KRUJË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Nga ngjarja u plagosën dy persona ndërsa policia ka dalë më një njoftim zyrtar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe një person tjetër. Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj më njëri-tjetrin.
Më tej raportohet se ata janë dërguar në spital ndërsa janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak/ Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
THUMANË- Një konflikt mes kushërinjve ka agravuar në përplasje me armë në Thumanë. Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona. Ndërkohë janë identifikuar personat e plagosur. Mësohet se punonjësi i policisë Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur Adrian Sela dhe Feim Sela.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Feimi dhe Ardiani janë transportuar për tek spitali i Traumës në Tiranë.

THUMANË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Thumanë. Nga raportimet e para dyshohet për një të plagosur. Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes kushërinjve.
Më tej raportohet se i plagosuri ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.