Tronditet Elbasani/ Konflikti përfundon në përdorimin e armës së zjarrit, plagosen tre adoleshentë
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku një person është vrarë me armë zjarri në një lokali dasmash në Ferizaj. • Policia e Kosovës ka konfirmuar se vrasja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme. • Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia. • Autori është identifikuar si Sadri Sadriu, ndërsa viktima është Besim Ramadani. Ky i fundit është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. • Autor i ngjarjes është një efektiv policie, i cili është vënë në pranga nga Policia e Kosovës. • Efektivi ka qëlluar me armë të afërmin e tij, burrin e tezës në oborrin e një lokali dasmash.
3 artikuj për këtë temë.

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie. Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.
Të njëjtat burime raportojnë se ai është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie. Ai ka vepruar me armën e punës dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë. Në ato momente në sallë po mbahej një dasmë.
Viktima kishte shkuar në Ferizaj i ftuar në dasmën e nipit, por mbeti i vrarë. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mbrëmjen e sotme në Kosovë. Mësohet se autor i ngjarjes është një efektiv policie, i cili është vënë në pranga nga Policia e Kosovës.
Po ashtu mësohet se efektivi ka qëlluar me armë të afërmin e tij, burrin e tezës në oborrin e një lokali dasmash.
FERIZAJ-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku një person është vrarë me armë zjarri në një lokali dasmash në Ferizaj. Gjithashtu policia e Kosovës ka konfirmuar se vrasja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.
“Vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një salle dasmash”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia që tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Sadri Sadriu. Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.