LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të presim drejtësinë dhe jo tenxheret e çorbës politike"/ Afera me tenderat e AKSH-it, Rama i del në mbrojtje Mirlinda Karçanajt: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme

• Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Agjencinë Kombëtarë të Shërbimeve të Informacionit. • Në podkastin e tij “Flasim”, Rama i doli në mbrojtje Mirlinda Karçanajt, duke thënë se akuzat për drejtoreshën e AKSHI-t janë të hatashme, ndërsa theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike. • Sipas tij, Karçanaj ka qenë gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqipërisë, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë. • Në shënimet e javës, Kryeministri reagoi edhe ndaj kritikave politike dhe mediatike, duke deklaruar se, sipas tij, “Shqipëria e llumit dhe histerisë mediatike” nuk mund të pengojë progresin e vendit drejt Bashkimit Europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. • Rama u ndal veçanërisht te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se qeveria e tij ka garantuar pavarësinë e drejtësisë nga politika dhe ka hapur rrugën për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, përfshirë edhe brenda radhëve të pushtetit. • Kryeministri gjithashtu u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë organet e drejtësisë dhe të mbetet, sipas tij, garantja kryesore e Reformës në Drejtësi dhe e shtetit ligjor.

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

“Linçohen familje e njerëz me gjysmë të vërteta”/ Rama: I kemi hapur rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit oborrin e pushtetit

"Të presim drejtësinë dhe jo tenxheret e çorbës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur tek Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se për herë të parë në histori, qeveria e tij i ka hapur rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin, i cili ka qenë i ndaluar nga pushteti politik. Gjatë podcasti-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se Shqipëria e "700 tenxhereve politike mediatike", ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave, të cilat sipas tij janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nuk e mund ta zmbraps dot Shqipërinë e kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në BE. 

Kryeministri tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë organet e drejtësisë, do të mbetet garante e palëkundur e Reformës në Drejtësi dhe e pavarësisë së drejtësisë nga politika.

Edi Rama: Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit digjital dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë ekportuese neto e energjise dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë.

Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr.

Kjo Shqipëri, Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi, e të pavarësisë së drejtësisë nga politika, duke vazhduar të mbetemi zëri dhe forca më e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë që askush tjetër nuk e mbron dot si ne, nuk e ndryshon dot si ne, nuk e bën dot siç do ta bejmë ne, Shqipërinë në Bashkimin Europian./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Nga kjo nismë presim më shumë formalizim"/ Rama: Paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re

"Të presim drejtësinë dhe jo tenxheret e çorbës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për Paqen Fiskale, për të cilën tha se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim. Gjatë podcasti-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Sipas tij ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatim fitimi vetëm 5%. Në fund, Rama tha se nga kjo nisëm pret më shumë formalizim, energji sipërmarrëse dhe më shumë ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

"Një kapitull i ri partneriteti dhe besimi sapo ka nisur me sipërmarrjen, natyrisht mbi themelet që tanimë janë hedhur dhe këtë javë folëm gjerë e gjatë, duke ndarë disa pikëpamje e duke patur në qendër të diskutimit Paqen Fiskale, një zotim i fushatës sonë elektorale, që sot është ligj dhe duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim.

Në thelb, paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatim fitimi vetëm 5%.

Po ashtu, marrëveshja mes sipërmarrjes dhe administratës mbi tavanin e ri të fitimit vjetor, sjell paqe e qetësi, shmang çdo inspektim dhe ul barrën burokratike, që shpesh peshon më shumë sesa barra fiskale.

Nga kjo nismë presim më shumë formalizim, më shumë energji sipërmarrëse dhe më shumë ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Çlirimi i të gjitha sipërmarrjeve nga të gjitha gjobat e vjetra, borxhet e vjetra, sipas skedulës së përcaktuar shkon në këtë drejtim," tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Paga mesatare bruto në Shqipëri u rrit..."/ Rama në podcastin ‘Flasim: Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, turizmi ishte motori kryesor i rritjes ekonomike

"Të presim drejtësinë dhe jo tenxheret e çorbës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë, doli rezultati i tremujorit të tretë të vitit, ku ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%. Gjatë podcasti-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit arritën afro 2.3 miliardë euro, vetëm në këtë tremujor.

Në lidhje me këtë ai tha se kjo performancë e shërbimeve ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave. Rama tha se investimet e huaja direkte arritën në rreth 450 milionë euro, kryesisht ë përqendruara në sektorë strategjikë si turizmi, pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia.

Sipas tij, rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2025 është shoqëruar me përmirësim të tregut të punës. Norma e papunësisë ka mbetur në nivelin 8.1%, por punësimi është rritur në 69.6% dhe pjesëmarrja në forcat e punës. Në fund ai tha se paga mesatare bruto në Shqipëri u rrit nga 776 euro në 830 euro.

"Edhe këtë javë zhurma e 700 tenxhereve politike mediatike, ku ziejnë me presion të lartë informacionet e marra në shkelje të ligjit nga kujdestarët e dosjeve e të veprimeve hetimore, nuk la asfare vend për lajmet e mira - paçka se kjo që kaloi ishte edhe javë Krishtlindjesh.

Pikërisht, këtë javë, doli edhe rezultati i tremujorit të tretë të vitit, ku ekonomia shqiptare u rrit me 3.75% - një ritëm rritjeje mbi parashikimin dhe dukshëm më i lartë se sa mesatarja rreth e rrotull nesh, çka konfirmon performancën pozitive të ekonomisë sonë dhe reflekton një zgjerim të qëndrueshëm e të balancuar të aktivitetit ekonomik, të mbështetur nga konsumi, shërbimet, ndërtimi dhe investimet.

Të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit arritën afro 2.3 miliardë euro, vetëm në këtë tremujor, duke çuar suficitin e tregtisë së shërbimeve në rreth 1.9 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 27%. Për ta bërë të prekshme për të gjithë, theksoj se kjo performancë e fortë e shërbimeve ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave.

Po ashtu, besimi i investitorëve mbeti i fortë edhe në tremujorin e tretë. Investimet e huaja direkte arritën në rreth 450 milionë euro, me një rritje vjetore prej 10%, të përqendruara kryesisht në sektorë strategjikë si turizmi, pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia.

Jo vetëm kaq, po rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2025 është shoqëruar me përmirësim të tregut të punës. Norma e papunësisë ka mbetur në nivelin 8.1%, por punësimi është rritur në 69.6% dhe pjesëmarrja në forcat e punës ka arritur në 76.5%. Paralelisht dhe përsëri për ta bërë të prekshme gjithçka po them, paga mesatare bruto në Shqipëri u rrit nga 776 euro në 830 euro, duke reflektuar rritje të të ardhurave nga puna dhe një përmirësim të mëtejshëm të gjendjes ekonomike të familjeve," tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Afera me tenderat e AKSH-it, Rama i del në mbrojtje Mirlinda Karçanajt: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme

"Të presim drejtësinë dhe jo tenxheret e çorbës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Agjencinë Kombëtarë të Shërbimeve të Informacionit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama i doli në mbrojtje Mirlinda Karçanajt, duke thënë se akuzat për drejtoreshën e AKSHI-t janë të hatashme.

Kryeministri tha ndër të tjera se Karçanaj ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë dhe sipas tij, e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike.

"E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo.

Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale," tha Rama./Dosja.al

edi rama spak akshi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje