LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë mijëra dronë në këmbim të raketave Tomahawk. Trump: Sulmet tuaja në territorin rus do të përshkallëzonin konfliktin

•Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, me synimin për të gjetur një rrugëdalje diplomatike nga lufta me Rusinë. • Takimi vjen në një moment kritik për Kievin, i cili po i kërkon Uashingtonit furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, si pjesë e mbështetjes ushtarake kundër agresionit rus. • Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë Trump është në përgatitje për një takim të dytë me presidentin rus Vladimir Putin, çka shton rëndësinë strategjike të bisedimeve që po zhvillohen sot me Zelenskyy-n. • Takimi në Shtëpinë e Bardhë u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një nder praninë e Zelenskyy-t dhe e përshkroi atë si një lider shumë i fortë që ka kaluar shumë. • Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari. • Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. • Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta. • Gjatë takimit Trump deklaroi se goditjet e Ukrainës thellë brenda territorit rus do të përfaqësonin një përshkallëzim të luftës. • Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar ukrainas i propozoi Trump-it që Shtetet e Bashkuara t’i japin Ukrainës raketat Tomahawk, duke argumentuar se një veprim i tillë do të balanconte situatën në fushën e betejës, pasi Rusia ka përdorur raketa të ngjashme që nga viti 2022. • Trump e quajti këtë një pyetje të drejtë dhe, me humor është saktësisht ashtu siç të tha ai, duke treguar me gisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. • Gjithashtu Presidenti ukrainas propozoi në takim një marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar se Ukraina mund të furnizojë Uashingtonin me mijëra dronë nëse SHBA lejon përdorimin e raketave Tomahawk nga Kievi.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Putin dëshiron që lufta të përfundojë, ndoshta po kërkon të fitojë kohë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë
pamje nga takimi

SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklarua në takimin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Putin dëshiron që lufta të përfundojë, por ndoshta po kërkon të fitojë pak kohë. Trump gjithashtu përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh me Volodymyr Zelenskun dhe Vladimir Putinin.

Ai komentoi edhe mundësinë e dhënies së raketave Tomahaëk, që sipas tij, do të përbënin një përshkallëzim.  Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh optimist teksa tha se ka shumë mundësi që lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti.

“Putin dëshiron që lufta të përfundojë, ndoshta po përpiqet të fitojë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse. Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.

Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse. Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta përfunduar luftën në Ukrainë shpejt, përpara se të takohem me Xi pas dy javësh", tha Trump./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Takimi Trump- Zelensky/ Çfarë po diskutojnë dy liderët në Shtëpinë e Bardhë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë
Foto ilustruse

SHBA- Zelensky po përpiqet të shfrytëzojë faktin se Trump ndihet qartë optimist për armëpushimin e tij në Gaza. Ai ka thënë se Trump mund të përdor këtë si shembull për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. BBC shkruan se kjo luan pjesën e dytë të strategjisë së Zelenskyt, për të thënë se e vetmja pengesë për t'i dhënë fund luftës është Putini.  
 
Sipas asja çfarë raportojnë mediat e huaja, Trump nuk është dukur shumë i vendosur për shpresat e Zelenskyt për raketat Tomahawk të prodhuara në SHBA. Presidenti Trump është pyetur nga gazetarët, nëse ai ende e konsideron Rusinë si më pak kërcënuese nga sa duket. Për këtë Trump tha  se Putini duhet ta kishte fituar luftën brenda një jave nëse tanket e Rusisë nuk do të mbeteshin në baltë. 

"Në luftë ke shumë fat gjithashtu", tha Trump.


 Gazetarët e pyetën Trumpin nëse kërcënimi i SHBA-së që t'i japë raketa Tomahawk Ukrainës, po e sjell Putinin në tryezën e bisedimeve. Trump ka thënë se nuk mund ta thotë këtë dhe se thjesht dëshiron të bëjë një marrëveshje. Dhënia e raketave Tomahaëk Ukrainës mund të nënkuptojë përshkallëzim më të madh, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Ai thotë se edhe SHBA-së i duhen raketa Tomahaëk, dhe se ata nuk duam të japim gjëra që na duhen për të mbrojtur vendin e tyre./Dosja.al
 

9 MUAJ ME PARE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy ofron mijëra dronë në këmbim të raketave Tomahawk! Trump: Sulmet tuaja në territorin rus do të përshkallëzonin konfliktin

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar sot me homologun e tij Presidentin e Amerikës Donald Trump. Presidenti amerikan, Donald Trump tha gjatë takimit me presidentin Zalenskyy se goditjet e Ukrainës brenda territorit rus do të përfaqësonin një përshkallëzim të luftës. Ai u pyet nga gazetarët nëse administrata e tij do të lejonte Kievin të ndërmerrte sulme të tilla, ai u përgjigj se do të diskutonin për këtë. 

Një gazetar ukrainas i propozoi Trump-it, gjatë konferencës për shtyp, që Shtetet e Bashkuara t’i japin Ukrainës raketat Tomahawk. Kjo pasi sipas gazetarit është një veprim i tillë do të balanconte situatën në fushën e betejës, pasi Rusia ka përdorur raketa të ngjashme që nga viti 2022.

Presidenti i Amerikës Trump e quajti këtë një pyetje të drejtë. Ai  tha është saktësisht ashtu siç të tha ai, duke treguar me gisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas propozoi në këtë takim një marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Ukraina mund të furnizojë Uashingtonin me mijëra dronë nëse SHBA lejon përdorimin e raketave Tomahaëk nga Kievi.

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë do të ishte me interes për administratën e tij, presidenti Donald Trump u përgjigj:

“Po, do të ishte. Aktualisht kemi shumë dronë. Ne prodhojmë vetë dronë, por gjithashtu blejmë edhe nga të tjerët dhe ata  prodhojnë dron shumë të mirë.”

Trump u pyet nëse marrëveshja e armëpushimit në Gaza mund të përdoret për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën. Trump tha se  mendon se po. Presidenti amerikan tha se ishte një përpjekje që askush nuk mendonte se mund të bëhej. BBC shkruan se Trump ia atribuon marrëveshjen e paqes sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit dhe tha se 59 vende ishin të përfshira.

"Na u desh ta shtronim tryezën siç duhet. Mendoj se tryeza është shtruar siç duhet edhe këtu tani. Do të jetë një nder i madh." tha ai./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë! Trump: Lider i fortë, ka kaluar shumë 

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë
Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump, ku po zhvillojnë bisedime për situatën në Ukrainë. Takimi u hap me fjalët e Trump, që e cilësoi si një nder praninë e Zelenskyy-t dhe e përshkroi atë si një lider shumë i fortë që ka kaluar shumë.

Trump gjithashtu deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.

“Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë. Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska,” tha Trump.

Ndërkohë presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta. Para se të kalonin në pyetjet nga gazetarët, Trump komplimentoi Zelenskyy-n për “xhaketën shumë me stil” që kishte veshur.

“Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushën e betejës./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zelenskyy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë/ Takohet me Presidentin Trump

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Ofrojmë
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Ai do të takohet me homologun e tij, presidentin e Amerikës Donald Trump. Zelensky kalon pragun e Shtëpisë së Bardhë për herë të tretë këtë vit, në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja shkruajnë se këtë herë ka shkuar me një kërkesë për koncesionin e raketave Tomahaëk, të cilat mund të godasin thellë territorin rus. Zelensky ka argumentuar se përdorimi i tyre mund të ndryshojë rrjedhën e luftës. Por, rusët nuk e besojnë këtë dhe thonë se përdorimi i tyre nga Kievi do të ndryshojë për keq marrëdhëniet SHBA-Rusi./Dosja.al

takimi trump-zelensky ne shtepine e bardhe lufta ukraine-rusi dunald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj