LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Berisha: Kushdo që kthehet do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë

•Partia Demokratike ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët në Athinë. •Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur me me brohorima teksa ka hyrë në sallë. •Kjo e fundit ishte e mbushur me qindra shqiptarë të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar dhe flamurin demokrat.Të pranishëm në sallë ishin disa deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të saj, por edhe aleatë. •Në këtë takim ra në sy dhe prezenca e eurodeputetit të partisë greke "Demokracia e Re", Fredi Beleri i cili ishte ulur krah Berishës. •Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi nga Athina emigrantëve se cilido prej tyre që ka dëshirë të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë. •Berisha tha se secili prej emigrantëve që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. •Ai shtoi se do të vendosin regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE. Berisha tha se kryeministri Edi Rama e arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë. •Berisha deklaroi se Rama e kishte marrë këtë të fundit pa asnjë akt trashëgimie apo konfiskimi.• Ai shtoi se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. •Berisha tha nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bëmë për detin. •Berisha tha se kryeministri Edi Rama e përmbysi atë marrëveshje. •Ai shtoi se Rama jo vetëm e përmbysi marrëveshjen. •Berisha tha se diaspora është zëri më i fuqishëm dhe shpresa më e madhe për Shqipërinë. •Berisha tha se sot jemi në një moment historik dhe, sipas tij, historinë po e bëjnë emigrantët vetë.• Ai shtoi se diaspora ka një meritë të madhe, sepse e kanë ruajtur atë dashuri të pashuar për vendin.

15 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz shpall fitoren: Duhet të krijojmë një qeveri të qëndrueshme, bota nuk na pret!

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Friedrich Merz

GJERMANIA- Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme. Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt. Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

"Kemi fituar zgjedhjet. Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme. Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë", deklaroi ai pas publikimit të exit poll-eve.

1 VITE ME PARE

"Shqipëria i ka fondet, por po ja marrin hajdutët!" Berisha në Athinë: Në 3 muajt e parë mjerimi do të marrë fund në vend

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para emigrantëve në Athinë se në 3 muajt e parë të qeverisjes së demokratëve mjerimi do të marrë fund në Shqipëri. Berisha shtoi se vendi i ka fondet, por, sipas tij, po ja marrin hajdutët. Ai përmendi rastin e verës së Ramës së deklaruar nga ish-zv. krryeministri Arben Ahmetaj i cili ka thënë se kreu i qeverisë konsumon një shishe vere që kushton 33 mijë euro. 

"Sepse ai hap shishen, 33 mijë euro shishen që përveç sulltanëve dhe sheikëve, e miliardierëve nuk i hap njeri tjetër. Sepse për vete ai, blen vazo për oborrin 5 mln euro. Sepse ka një javë që sillet e përcillet për të mbrojtur garderobën 1 mln euro të Lajla Asadit të Tiranës. U ndala në këto aspekte për të ju thënë se ku janë paratë. Ky është projekti i parë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndaj miq, thashë dhe njëherë, ju po bëni historinë se kjo dashuri që tregoni ju, në këto takime ndaj vendit tuaj, ky optimizëm, ky entuziazëm është eliksiri i fitores së 11 majit. Dhe ju garantoj ju, se ajo fitore do të jetë një fitore historike për Shqipërinë e shqiptarët, për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Greqisë dhe fqinjëve tanë. Po miq. Ju garantoj se, me programin tonë, në 3 muaj e parë mjerimi do të marrë fund në Shqipëri, nuk do të ketë më varfëri ekstreme. Ju garantoj se, familjarët tuaj nuk do kenë më nevojë të blenë ilaçet dhe kafshatën me paratë tuaja.

Jo mor jo, do i marrin në Shqipëri se, i ka Shqipëria fondet, por po ja marrin hajdutët. Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku jetohet. Ne do të kthejmë Shqipërinë në një Shqipëri ku shqiptarët ëndërrat e tyre do ti bëjnë realitet në vendin e tyre. Miq ne në 2013 kishim rrogat më të larta se të gjitha vendet e rajonit përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Po sot ku janë. Sot rroga mesatare në Rumani, që në asokohe ishte 800 lej, është 3300 lej. Sot pensioni në Malin e Zi që asokohe ishte 150 euro, është 450 euro. Sot pensioni në Serbi është 330 euro.

Po çfarë ndodhi me shqiptarët, si ka mundësi. Ka mundësi miqtë e mi, se për Edi Ramën janë qenie inekzistente. Sepse qeveria thotë do të ndërtojë djegësin e Tiranës, 130 mln euro, asnjë tullë nuk është hedhur, paratë janë vjedhur. Sepse tenderat i marrin drejtorët e bashkisë 100%. I vjedhin 100%. Sepse rruga kushton 10-fishin krahasuar me një vend të BE. Sepse ai për vete udhëton me avion taksi, shpenzon 20 mln euro, shpenzon 120 mijë pensione.

Sepse ai hap shishen, 33 mijë euro shishen që përveç sulltanëve dhe sheikëve, e miliardierëve nuk i hap njeri tjetër. Sepse për vete ai, blen vazo për oborrin 5 mln euro. Sepse ka një javë që sillet e përcillet për të mbrojtur garderobën 1 mln euro të Lajla Asadit të Tiranës. U ndala në këto aspekte për të ju thënë se ku janë paratë. Ky është projekti i parë.

1 VITE ME PARE

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Berisha-emigrantëve në Athinë: Berisha: Jeni zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në takimin me shqiptarët në Athinë se diaspora është zëri më i fuqishëm dhe shpresa më e madhe për Shqipërinë. Berisha tha se sot jemi në një moment historik dhe, sipas tij, historinë po e bëjnë emigrantët vetë. Ai shtoi se diaspora ka një meritë të madhe, sepse e kanë ruajtur atë dashuri të pashuar për vendin. 

"Çmime stratosferike se narkoeuro, vetëm një mik i Edi Ramës nga Dubai, ka transferuar 3 miliardë euro në bankat e Europës. Pra ato po i largojnë shqiptarët masivisht. Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot. Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot jemi në një moment historik dhe në fakt historinë po e bëni ju, ua them unë ju. Çfarë ndodhi me Shqipërinë këto vite. E mbolli nga Pogoni në Alpe në kufi me Plavën e mbolli kanabis në vitin 2015. Klanet e kanabisit vërshuan drejt Amerikës Latine. Klanet më të fuqishme të drogës, Sinaloa etj., u pushtuan nga shqiptarët e Edi Ramës. Ligji u asgjësua. Opozita e cila duhej të ngrinte zërin u godit me të gjitha mjetet. Gjykatat u futën të gjitha në dorë. Rrogat e pensionet që ishin më të larta në Rajon, zbritën me shpejtësi dhe sot janë më të ulëta.

Çmime stratosferike se narkoeuro, vetëm një mik i Edi Ramës nga Dubai, ka transferuar 3 miliardë euro në bankat e Europës. Pra ato po i largojnë shqiptarët masivisht. Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot. Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Ju po bëni historinë, por ju duhet ta dini se qyteti i Kolonjës gjithë vitin 2023 pati vetëm një lindje. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë.

Atëherë a nuk është ky armik ndër më të egrit që kemi njohur në historinë tonë. Ndaj dhe para kësaj alternative, para saj që ai shqiptarët nuk i lejon të votojë, zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju. Çfarë po shoh unë, çfarë po konstatoj. Një gjë të jashtëzakoshme. Në një Shqipëri që përjeton problemet më të rënda, po vërshon drejt saj ajo dashuri që do të bëhet eliksiri i vërtetë i shpëtimit të saj. Ju keni një meritë të madhe, e keni ruajtur atë dashuri, e keni ruajtura të pashuar, të pashtershme dhe kjo që tregoni ju është dashuri për Shqipëri. Ju ngrohni sot me këto qëndrime, zemrat, votrat e shqiptarëve kudo që janë. Do ti themi prit diasporën se po vjen.

1 VITE ME PARE

"E kishte marrë pa asnjë akt trashëgimie apo konfiskimi!" Berisha në Athinë: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në Athinë se kryeministri Edi Rama e arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë. Berisha deklaroi se Rama e kishte marrë këtë të fundit pa asnjë akt trashëgimie apo konfiskimi. Ai shtoi se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. 

"Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë. Cili ishte interesi i marrëdhënieve tona me vendin fqinj, që 34 vite rresht pavarësisht ndonjë problemi, kurrë nuk kishte ngurruar së ndihmuari Shqipërinë, qoftë në integrimin Europian, qoftë në fusha të tjera.

Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht. Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne jetojmë në një kohë kur liritë dhe të drejtat janë vlerat më themelore të njeriut të lirë, të shoqërive të lira. Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një akt, që përveç netëve më të zeza të diktaturës komuniste nuk mund të ndodhte tjetër. U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij. Tani, nuk po ndalem tek fushata e turpshme që bëri, sepse ishte një fushatë vetëposhtëruese për atë që bënte një fushatë të atillë ndaj Fredi Beleri.
Zgjohem në datën 15 dhe shikoj një zonjë e tronditur në palcë, nënë e tre fëmijëve, kryefamiljare kishin shkuar në 2 të natës dhe e kishin nxjerrë nga shtrati i fëmijëve duke besuar se mund ta bindnin të dëshmojë se ka shitur votën.

Nëna që nuk kishte takuar kurrë njeri tjetër, e kishin hequr nga shtrati në 2 të natës dhe e kishin çuar në Vlorë. As nuk pyeta fare, sa pashë atë skenë, kjo është skenë tipike e sigurimit të shtetit, e asaj policie të urryer që ka terrorizuar shqiptarët 46 vite dhe ishte turpi i turpit. E ka thënë Niçe, streha e fundit e horrave është nacionalizmi. Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit. Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq.

Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë. Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze. Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë. Dhe kur ra në qark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë.

Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë. Cili ishte interesi i marrëdhënieve tona me vendin fqinj, që 34 vite rresht pavarësisht ndonjë problemi, kurrë nuk kishte ngurruar së ndihmuari Shqipërinë, qoftë në integrimin Europian, qoftë në fusha të tjera.
Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht. Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë.

Pra a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi parime të tilla, mbi terror policor, a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi rrembim mandatesh. Beleri nuk është rasti i parë. Ku është Spiro Ksero, një njeri i ndershëm, një ministër eficent, absolutisht i dënuar për qëllime politike. Por prisni, është i vetmi qytetar në Republikën e Shqipërisë që është dënuar 1 vit burg dhe 8 vite heqjen e të drejtës së zgjedhjes. E kuptoni ju, sepse Spiro Ksera kishte një autoritet në Gjirokastër si tek minoritarët jo tek minoritarët dhe meqenëse përbënte një problem elektoral urdhëron ta ndalonte 8 vite të mos kandidojë. Pse u ndala në këto raste. U ndala sepse narkodiktatori shqiptar nuk ka përveç interesave të tij dhe pushtetit të tij, asnjë interes kombëtar, asnjë interes qytetar është i gatshëm të bëjë dhe të ndërmarrë çdo vendim.

1 VITE ME PARE

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Premtimi i Berishës: Kushdo që kthehet do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi nga Athina emigrantëve se cilido prej tyre që ka dëshirë të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë. Berisha tha se secili prej emigrantëve që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Ai shtoi se do të vendosin regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

"Projekti ynë, matet me më të vështirën dhe më e vështira është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Greqi, por ne do e realizojmë me çdo kusht.

Kushdo që nga ju kthehet do të ketë një periudhë 5-vjecare pa asnjë taksë. Secili prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Do të vendosim regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

Do punojmë fort për tu garantuar juve ruajtjen e gjuhës kudo që jeni, pensionet kudo që jeni, padiskutim. Jam i bindur se do i realizojmë, me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv, kemi gjetur rrugëzgjidhje për çdo problem", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "I pranishëm dhe Beleri!" Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë, çfarë nuk u pa nga salla?

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Foto nga salla

ATHINA- Partia Demokratike ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët në Athinë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur me me brohorima teksa ka hyrë në sallë. Kjo e fundit ishte e mbushur me qindra shqiptarë të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar dhe flamurin demokrat.

Të pranishëm në sallë ishin disa deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të saj, por edhe aleatë. Në këtë takim ra në sy dhe prezenca e eurodeputetit të partisë greke "Demokracia e Re", Fredi Beleri i cili ishte ulur krah Berishës.

1 VITE ME PARE

"E përmbysi Rama!" Berisha nga Athina: Nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bëmë për detin

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisa tha sot në takimin me shqiptarët në Athinë se nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bëmë për detin. Berisha tha se kryeministri Edi Rama e përmbysii atë marrëveshje. Ai shtoi se Rama jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë të qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ranë dakord që të shkonin në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnin sanksionim në Gjykatën e Hagës. Berisha tha se Rama deklaroi se pavarësisht kësaj, do të bënin një marrëveshje më të mirë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirënjohja ime për ju dhe e çdo shqiptari është e pakufishme sepse ju erdhët këtu dhe një pjesë të mirë të fitimeve tuaja ju i kaluat tek familjet tuaja në Shqipëri. Ju u bëtë pjesë e rëndësishme e investimeve dhe ndërtimit të Shqipërisë. Miqtë e mi! Partia Demokratike u themelua në vitet ’90, por ju nuk duhet të harroni se mbështetësi i parë i opozitës shqiptare, mbështetësi i parë i pluralizmit politik në Shqipëri nga arena ndërkombëtare ka qenë Kostandin Mitsotaqis, i cili do të ishte kryeministri i parë që do të takonte lidershipin disa javor të PD-së. Kostandin Mitsotaqis ishte kryeministri i parë në Europë dhe botë që do të priste në Selanik, Ibrahim Rugovën.

Panorama e marrëdhënieve tona është padiskutim panorama e dy kombeve mike, e dy vendeve mike. PD në këtë rast dua të theksoj, se marrëdhëniet mes dy fqinjëve nuk janë asnjëherë linare, njohin uljet dhe zbritjet, por në çdo kohë në pushtet, PD me qeverinë e këtij vendi ka njohur një dialog konstruktiv dhe një vullnet për të dialoguar pa asnjë tabu për çdo çështje. Ky vullnet bëri që në mars 1996 të firmosnim me presidentin e Greqisë, Stefanopullos traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit.
Traktat që u jepte përgjigjen ligjore më të mirë, të gjitha marrëdhënieve mes dy vendeve, probleme që duheshin zgjidhur dhe të ardhmes së shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.

PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit. Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin.

Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës. Çfarë bëri? Jo tha. Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë. U tregua një sharlatan, negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të Jashtëm se, nuk e firmosim dot, se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira.

1 VITE ME PARE

Berisha shqiptarëve në Athinë: Ju u shndërruat në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në takimin me shqiptarët në Athinë se ata janë shndërruat në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi. Berisha tha se shqiptarët athe sfiduan çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhën drejt një të panjohure. Ai shtoi se ao nga shqiptarët në Greqi ka personalitete të shquara, ka këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë, sportistë, që nderojnë të dyja vendet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq! Takimi me ju është takimi më prekës, më mallëngjyes, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut.
Ju në një kohë kur diktatura kishte shndërruar kombin shqiptar me një rraskapitje të madhe, pothuajse fantazëm, në një kohë kur ajo për dekada kishte vjellë vrer dhe demonizuar sa asnjë komb tjetër, fqinjin tonë mijëravjeçar, ju vërshuat drejt këtij vendi për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që krijonte varfëria e tejskajshme e trashëguar nga diktatura.

Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhët drejt një të panjohure. Njerëz që gjuhën nuk e dinit, njerëz që profesionet e kërkuara nuk i kishit, por u pritët nga mirëpritësit tuaj, u pritët nga qytetarët e këtij vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme ju u shndërruat dora dorës në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe lumenjtë e djersës që ju derdhët morën vlerësimin më të lartë në të gjitha fushat e këtij vendi, ndërtim, turizëm, bujqësi.

Sot nga ju në çdo fushë ka personalitete të shquara, ka këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë, sportistë, që nderojnë Greqinë në të gjitha garat me të cilët Shqipëria krenohet dhe do të krenohet. Historia po përsëritet. Ne jemi në sallën që mban emrin e një greke-shqiptare të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera, do të dalin nga ju me të cilat do të krenohet Greqia, do të krenohet Shqipëria.

1 VITE ME PARE

Takimi i PD-së me emigrantët në Athinë/ Berisha: Këtu ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë falën në takimin me shqiptarët në Athinë. Berisa tha se aty ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë. Ai shtoi se 13 vite më parë ka qenë në Athinë dhe mësoi se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, duke thënë po ashtu se shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e vendit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, minoritar grek dhe çam të pranishëm në këtë sallë. Një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vëllazërore ju, të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë!

Të dashur drejtues të PD, aleatë, Dule, zotërinj deputetë, Beleri, miq, është nder i veçantë, nder i madh, të përshëndes sot nga kjo sallë, nga kjo tribunë, shqiptarët në Athinë, shqiptarët në të 4-anët e Greqisë, shqiptarët kudo që janë sot, tu përcjell përshëndetjet më të zjarrta nga Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, djepi i qytetërimit perëndimor, djepi i mendimit filozofik, shkencës, artit, kulturës, sportit, ligjit dhe të gjitha fushave.

Por unë dua të përulem me nderimin më të madh sot, para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse miq, sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se në çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë.

Miq! 13 vite më parë kam qenë këtu dhe mësova se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e këtij qyteti. Edhe njëherë e theksoj, qytet i përjetshëm ndaj dhe vetëm mirënjohje për qytetarët dhe autoritet e këtij vendi.

1 VITE ME PARE

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Noka: Narko-euro e ka zhvlerësuar paranë që çoni për familjet tuaja

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Flamur Noka

ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në Athinë. Noka tha se shpopullimi dhe plaçkitja e Shqipërisë ka qënë projekt politik i kryeministri Edi Rama. Ai iu drejtua emigrantëve duke thënë se qeveria e ka zhvlerësuar paranë që ata dërgojnë për familjet e tyre.

"Na dhemb shumë kjo zbrazje e Shqipërisë sepse ne e duam atë. Do të mjaftonte vetëm shpopullimi i qëllimshëm i këtij vendi, për ta kyçur Edi Ramën në ferr sëbashku me qindra kusarët e tij, pasi ai ka pas vitit 2013 ka pasur vetëm një projekt, shpopullimin e vendit dhe plaçkitjen e tij.

Edi Rama dhe rilindja e kishin si projekt edhe krijimin e narkoshtetit, pasi Shqipëria u kthye në lavatriçe e pastrimit të parave të drogës. Narko-euro e ka zhvlerësuar paranë tuaj që çoni për familjet tuaja. Këto para kanë blerë zgjedhje, kanë blerë diplomatë perëndimorë në Shqipëri dhe kanë stisur një propagandë ‘fake’ se Edi Rama po i çoj vaj punët e Shqiqërisë", tha Noka.

1 VITE ME PARE

"Belerin kush e burgosi për 16 muaj?" Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Dule: Nuk duhet të lëjojmë më që Rama të tërheqë zvarrë Shqipërinë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Vangjel Dule

ATHINA- Kreu i PDNJ, Vangjel Dule, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga PD me shqiptarët në Athinë. Dule, gjatë fjalës së tij, iu drejtua emigrantëve që të marrin rol kryesorë në ndryshimin e madh që duhet të ndodhë më 11-maj në Shqipëri. Ai ka shtuar se me rikthimin e Berishës në krye të ekzekutiviz, pas 11 majit sipas tij, shumëçka do të ndryshojë për mirë për vendin.

 “Ne kemi sfidën që t’u tregojmë të gjithëve se ne nuk e meritojmë narko-qeverinë e Edi Ramës. Ne nuk jemi si Edi Rama. Ne nuk kemi zgjedhur Edi Ramën, ne për fatin tonë të keq nuk kemi demokraci, ne kemi autokraci. Dhe nësë do të shikoni me vëmendje fjalën e zëvendëspresidentit amerikan në Mynih, Vance, fjalimi i tij ishte njësoj sikur të përshkruane gjendjen e Shqipërisë kur fliste për kundërshtarë të burgosur. Fredi Belerin kush e burgosi për 16 muaj? Përse? Edi Rama, sepse deshi të rivalizojë në zgjedhje të lira.

Ku është dëgjuar që kryetari i opozitës të mbahet në arrest shtëpie sepse autokrati ka frikë nga demokracia. Ku është dëgjuar q ëish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të tërhiqet zvarrë në mes të ditës. Të dashur zonja dhe zotërinj nuk duhet të lëjojmë më që Edi Rama të tërheqë zvarrë Shqipërinë. Mendoni për një moment çfarë i ka bërë vendit Edi Rama, e kanabizoi. Mendoni çfarë dëmi i ka sjellë familjeve shqiptare ky kanabizim. Në 12 vite Rama rrënoi shëndetësinë. Pse ju i merrni ilaçet për të afërmit tuaj në Greqi, t’i sillni këtu për kurim, po ju edhe një shurup për fëmijët e çoni nga këtu sepse në Shqipëri janë të skaduara…”, tha Dule.

1 VITE ME PARE

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Petro Gjikuria: Kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Petro Gjikuria

ATHINA- Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës Petri Gjikuria ka marrë pjesë sot në takimin e Partisë Demokratike me shqiptarët në Athinë. Gjikuria tha se qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët në vendit. Sipas tij, kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti. 

“Jam këtu të rikujtoj kalvarin që populli i Himarës provoi në kurriz nga autokracia e Edi Ramës, pasi ishin të parët që kundërshtuarn autokracinë ë tij gje e cila kulmoi më grabitjen e mandatit të Fredi Belerit. Historia e 2 viteve të fundit në Himarë është prova se bashkëpunimi mes opozitës është ajo që kërkojnë njerëzit.

Ata besojnë tek e djathta dhe duan të ndryshojë qeveria. Qeveria e binomit Rilindja-Soros ka shkatërruar shtetin dhe ka larguar shqiptarët në vendit. Kasta mafiozo-politike e majtë duhet të largohet nga pushteti. Unë e them me bindje se sot ka vetëm një binom që i duhet Shqipërisë, binomi Trump – Berisha”, tha Gjikuria.

1 VITE ME PARE

“Make Albania great again!" Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Gjekmarkaj: Më 11 maj duhet ta largojmë dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Agron Gjekmarkaj

ATHINA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në takimin e sotëm të PD-së me shqiptarët në Athinë. Gjekmarkaj, ka theksuar rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit për të sjellë një ndryshim të vërtetë në Shqipëri.

Ai tha se bota shqiptare ka ndalur entuziazmin për shkak të qeverisjes aktuale. Gjekmarkaj e konsideroi votën si një mundësi për të mbyllur plagët e shkaktuara nga qeverisja e Edi Ramës, duke theksuar se është koha për të larguar diktatorin, sipas tij, dhe për të rikthyer demokracinë. 

"Sot bota shqiptare e ka ndalur entuziazmin në këtë sallë. Agora e demokracisë buçet në gjuhën shqipe. Ata kanë vetëm një dëshirë: “Make Albania great again”. Shqipëria prej vitesh mbahet me punën tuaj. Sot kërkohet vota si balsamn për plagët e shkaktuara nga Edi Rama. Itaka juaj e përjetshme është atje.

Më 11 maj duhet ta largojmë dëbuesin e shqiptarëve Edi Ramën. Vota për PD është për ndryshim. Berisha është këtu për besëlidhje, për të rrëzuar diktaturat dhe rikthimin e demokracisë. Besojini historisë së tij. Fitore dhe vetëm fitore më 11 maj", tha Gjekmarkaj.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Flamuj e brohorima! Takimi i PD-së në Athinë, ja pamjet nga salla

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Foto nga salla

ATHINA- Partia Demokratike po zhvillon sot takimin me diasporën në Athinë. Kreu i Partisë Demokratike Slai Berisha është pritur me me brohorima teksa ka hyrë në sallë.

“Berisha, Berisha”, dëgjoheshin duke thënë mbështetësit e PD-së në sallë.

Kjo e fundit duket se është mbushur nga qindra shqiptarë emigrantë të cilët mbajnë flamuj në duar.

1 VITE ME PARE

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë, Berisha mbërrin në sallë

"Do t'i themi Ramës, prit diasporën se po vjen!" Takimi
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në sallën ku do të mbahet takimi i forcë së tij politike me shqiptarët, emigrantë në Athinë të Greqisë. Takimi do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. 

Në një postim në rrjete sociale, Berisha pati njoftuar se takimi do të mbahet në Athinë, në orën 18:00. Në ditë më parë lideri demokrat zhvilloi një takim edhe me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë.

 

 

 

pd takim ne athine

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje