LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse"/ Celibashi: Liderët bënë fushatë me sulme personale! Dumani: Janë ushtruar kontrolle banese dhe zyre personale! U kzekutuan 20 vendime gjykate

• Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë takimi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. • Pjesëmarrës në këtë takim janë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu i SPAK Altin Dumani, ambasadori britanik Nick Abbott, drejtori i policisë Ilir Proda. • Gjatë fjalës së tij, Celibashi kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore dhe shtoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re.• Ai theksoi se dy liderët kryesorë bënë një fushatë të ashpër me sulme personale. • Dumani foli lidhur me procesin e hetimit të krimeve zgjedhore teksa tha se janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. • Ai shtoi se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, si dhe janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit. • Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka marrë pjesë sot në takimin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.• Ballanca tha se gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. • Gjithashtu Ballanca tha se këto zgjedhje i janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. • Ajo shtoi se ka ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Duhet trajnim për prokurorët!" Hetimet për krimet zgjedhore/ Dumani: SPAK është vendosur në kontakt me denoncuesit e partive, janë bërë verifikimet përkatëse për denoncimet

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në takimin me temë  “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Gjatë fjalës së tij Dumani foli lidhur me procesin e hetimit të krimeve zgjedhore SPAK është vendosur në kontakt me denoncuesit e partive dhe janë bërë verifikimet përkatëse për denoncimet. Ai shtoi se është e nevojshme mbështetja e trajnimit të vazhdueshëm të prokurorëve e hetuesve të BKH-së për trajtuar me efikasitet rastet e krimit zgjedhor.

"Sfidat nuk janë të pakta, duke iu referuar materialeve të partive politike që kanë mbërritur në SPAK kemi vënë re që kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota dhe shpesh jo të sakta.

SPAK është vendosur në kontakt me denoncuesit e partive politike dhe pas verifikimeve është konkluduar se për çdo problematikë të ngritur nga subjektet politike apo organizatat e shoqërisë civile, SPAK ka bërë verifikimet përkatëse për çdo kallëzim të bërë.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit. Gjithashtu është e nevojshme mbështetja e trajnimit të vazhdueshëm të prokurorëve e hetuesve të BKH-së për trajtuar me efikasitet rastet e krimit zgjedhor", tha Dumani.

1 VITE ME PARE

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve"/ Avokatja e Popullit: Gjuha e përdorur gjatë fushatës, kontraverse

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore
Erinda Ballanca

TIRANA- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka marrë pjesë sot në takimin me temë  “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Ballanca tha se gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse.

Gjithashtu Ballanca tha se këto zgjedhje i janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. Ajo shtoi se ka ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.

“Gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. Ndoshta edhe jemi mësuar me këtë gjuhën e ashpër, por ndoshta këto zgjedhje më janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. Kam ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.

Ne kemi një aleancë për mbrojtjen nga diskriminimit, AMA dhe një nga organet e medias shqiptare Këshilli i Medias dhe më duhet të them se raporti u përgatit, u pranua nga të tre pjesëmarrësit e kësaj aleance dhe njëri nga organet e pavarura nuk ra dakord që të bëhej publik. Në nivelin e institucionit të pavarur, tha që nuk jam dakord që të publikohet në këtë nivel", tha Ballanca.

1 VITE ME PARE

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve!" 11 maji/ Dumani: Janë ushtruar kontrolle banese dhe zyre personale! U kzekutuan 20 vendime gjykate

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në takimin me temë  “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Gjatë fjalës së tij Dumani foli lidhur me procesin e hetimit të krimeve zgjedhore teksa tha se janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale.

Ai shtoi se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, si dhe janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.

"192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi.

Hetimet për shumë nga procedimet janë aktive janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.

Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit", tha Dumani.

1 VITE ME PARE

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve"/ Celibashi: Liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale

Takimi "Drejt një reformë zgjedhore
Foto nga takimi

TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet në Tiranë takimi me temë  “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Pjesëmarrës në këtë takim janë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu i SPAK Altin Dumani, ambasadori britanik Nick Abbott, drejtori i policisë Ilir Proda.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore dhe shtoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re. Ai theksoi se dy liderët kryesorë bënë një fushatë të ashpër me sulme personale.

“Krahas progresit kemi pasur shumë probleme. Dy liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale. Ulën besimin tek politika. Duhet të lexojmë raportin e ODIHR. Vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor për fushatë dhe avantazh të PS. Duhet të nisë menjëherë puna për reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Mazhoranca e cilësuar e PS të mos jetë pengesë për gjithëpërfshirje në këtë reformë”, tha Celibashi.

takimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj