LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimet në Bruksel/ BE: Kurti Asociacionin, Vuçiç njohjen de-facto të Kosovës! SHBA: Palët të përmbushin detyrimet që dalin nga dialogu

•Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan dy ditë më parë në Bruksek takime të ndara me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. •Në takime, u propozuar drafti euro-atlantik në lidhje me Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe. •Kurti deklaroi se kishte pranuar nënshkrimin e draftit, i cili ishte i hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. •Nga ana tjetër, Vuçiç refuzoi nënshkrimin e këtij drafti dhe tha se Serbia nuk do ta njihte Kosovën si të pavarur. • Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane në një deklaratë të përbashkët, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. •Ndërkohë, SHBA i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç/ SHBA: Kosova dhe Serbia të përmbushin detyrimet që dalin nga dialogu

Takimet në Bruksel/ BE: Kurti Asociacionin, Vuçiç njohjen
foto nga takimi

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas takimeve që kanë zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë, Aleksandër Vuçiç

SHBA i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë, shkruan Zëri i Amerikës duke cituar një reagim të Departamentit të Shtetit.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës lidhur me takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues të BE-së dhe liderët e shteteve anëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën pas takimit tha se Vuçiç reefuzoi nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën, dhe se ai kishte kërkuar që të pranohet letra shtesë e cila praktikisht anulon tri parimet e Marrëveshjes Themelore. Mbrëmë, treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiç , ku i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës. Pesë vendet e QUINT-it paraqitën të shtunën e javës së kaluar në Prishtinë e Beograd një plan të ri modern, përfshirë draftin e Asociacionit, që ishte edhe pika kryesore e diskutimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë të enjten në Bruksel.

2 VITE ME PARE

Profesori britanik: Themelimi i Asociacionit është hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia

Takimet në Bruksel/ BE: Kurti Asociacionin, Vuçiç njohjen
james ker-lindsay

BRITANI- Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shprehet se propozimin ndërkombëtar për Asociacionin, e sheh si një pikë kthese të mundshme në process.

Sipas tij, nëse Kosova do të bie dakord të themelojë Asociacionin, atëherë kjo do të krijonte një argument dhe hapësirë për ndërkombëtarët që të ushtrojnë hapur presion ndaj Beogradit.

Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe për objektet fetare, atëherë Serbia do të detyrohet të shkojë drejt njohës së pavarësisë, thotë eksperti britanik. 

“Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë bashkësia ndërkombëtare. Nëse Kosova pajtohet me këtë, krijon argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit. Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe objektet fetare – është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Është e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Bëhet fjalë për një proces me faza – i cili duhet të fillojë diku ”, ka thënë Ker-Lindsay për Zërin e Amerikës.

Lindsay e ka shpërndarë tekstin e Zërit të Amerikës edhe në profilin e tij në platformën "X", duke thënë se proceset e paqes shpesh herë kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimin e hapave në rendin e duhur. Sipas tij, në Kosovë, krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia.

“Proceset e paqes shpesh kanë të bëjnë me renditjen. Zhbllokimi i hapave në rendin e duhur. Në Kosovë, krijimi i asociacionit të komunave serbe është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia“, ka shtuar ai.

2 VITE ME PARE

BE: Kosova Asociacionin, Serbia njohjen de-facto të Kosovës

Takimet në Bruksel/ BE: Kurti Asociacionin, Vuçiç njohjen
Takimi ne Bruksel

KOSOVË- Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholzdhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni e cila u publikua të premten vonë pas Samitit të BE-së. Thirrja e udhëheqësve evropianë erdhi tas takimeve të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Të pranishëm në këto takime ishin edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, shefi i dipomacisë evropiane Josep Borrell, si dhe i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët palëve ju prezantuan një plan, detajet e të cilit nuk janë bërë publike.

Në deklaratën e udhëheqësve evropianë,  thuhet se "projektstatuti evropian mbi Asociacionin përfshin një mënyrë moderne për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane.

Deklarata e përbashkët

"Nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin obligimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faza e zbatimit, duhet të përparojë në atë që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht, hap pas hapi bazuar në parimin, që duhet të bëjnë diçka, për të marrë diçka në këmbim. Tani vëmendja duhet të përqendrohet në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”, thuhet në deklaratë.

Më tej udhëheqësit evropianë i bënë thirrje Kosovës që të "nisë procedurën për themelimin e Asociacionit, ashtu siç është parashikuar në projektstatut, ndërsa Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha në një konferencë për media, se drafti që i kanë propozuar emisarët perëndimorë më 21 tetor në Prishtinë, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

"Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha kryeministri Kurti.

Kurti i gatshëm për nënshkrim

Ai tha se gjatë takimeve në Bruksel ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin evropian për Asociacionin, ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq se e refuzoi atë.

Presidenti serb nga ana e tij tha pas takimeve në Bruksel se "ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që i kemi marrë", por shtoi se "Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës”. Në marrëveshjen e Ohrit, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars, kërkohet që Kosova dhe Serbia të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh po ashtu edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrë nga DW

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj