LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Subjekte të OFL-së/ Mes tyre edhe xhaxhai i ‘Ben Qimes’, SPAK konfiskon pasuritë edhe të 4 të tjerëve

•SPAK ka sekuestruar pasuritë e tre të ‘fortëve’. •Mes tyre është xhaxhai i “Ben Qimes”, Ahmet Isufaj, Zaim Tafa dhe Lulzim Zefin. •Isufajt i janë sekuestruar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë. •SPAK ka konfiskuar edhe pasuritë e Lulzim Tafës, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, të Lulzim Zefit i dënuar për trafik kokaine dhe i dënuar në Angli me 12 vite burg. •SPAK ka sekuestruar pasuritë e belgut, Dries Lonneux, i akuzuar në Belgjikë për trafik droge.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Trafikoi 2 ton kokainë në Belgjikë, SPAK i sekuestron 5 apartamente, 5 ara dhe një ndërtesë të belgut

Subjekte të OFL-së/ Mes tyre edhe xhaxhai i ‘Ben Qimes’,
spak

TIRANË- SPAK i ka sekuestruar pasuritë shtetasit belg, Dries Lonneux i akuzuar për trafik kokaine. Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në mesin e pasurive të sekuestruara janë disa apartamente në Sarandë, truall në Tiranë dhe pasuri të tjera. 

Njoftimi:

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit nr.18 datë 30.06.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.
Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.
Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;

2 VITE ME PARE

I dënuar në Angli me 12 vite burg për trafik kokaine, SPAK konfiskon pasuritë e Lulzim Zefit

Subjekte të OFL-së/ Mes tyre edhe xhaxhai i ‘Ben Qimes’,
Lulzim Zefi

TIRANË- Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit, (SPAK) ka konfiskuar pasuritë e Lulzim Zefit, shqiptarit i cili është dënuar me 12 vite burg në Angli për trafik droge. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se janë sekuestruar 17 pasuritë e Zefit si dhe personave të lidhur me të.

Njoftimi i PLOTË: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.131 datë 20.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.19 datë 13.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Lulzim Zefi, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si më poshtë vijojnë:
1. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
2. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
3. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
4. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
5. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
6. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
7. Pasuria e llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
8. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
9. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
10. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
11. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
12. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
13. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
14. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
15. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
16. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
17. Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;


Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani u dënuan total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Ai u dënua me 12 vite burg.

2 VITE ME PARE

"Toka, restorante dhe makina luksoze"/ SPAK i konfiskon pasurinë Zaim Tafës, i akuzuar për trafikimin e 40 kg heroinë

Subjekte të OFL-së/ Mes tyre edhe xhaxhai i ‘Ben Qimes’,
SPAK

TIRANË-Zaim Tafa është një ndër disa persona që është listuar nga SPAK për konfiskimin e pasurisë për përfitime nga aktiviteti kriminal. Tafa i njohur si një prej personave më me ndikim në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në zonën e Fierit, i janë sekuestruar paraditen e sotme nga SPAK pasuritë që disponon. Emri i Zaim Tafës u lakua në të gjitha rasat e mundshme.

Kjo për faktin se u arrestua për trafikimin e një sasie prej 40 kilogramë heroinë, e cila vinte nga Gjermania në Shqipëri. Sipas dosjes Zaim Tafa rezultonte personi pritës i mallit. Procesi gjyqësor ndaj tij shkoi deri në shkallën e tretë të gjyqësorit, atje ku edhe doli i lirë, pasi nuk kishte prova fajësie. GJKKO ka konstatuar se pasuritë vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

II. Konfiskimi i pasurive të subjektit Zaim Tafa dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.143 datë 10.10.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.03 datë 08.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Tefta Tafa, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me ta, si më poshtë vijojnë:
1. Pasuria e llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;
3. Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);
4. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;
5. Automjet tip “BMW X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;
6. Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;
7. Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;.

2 VITE ME PARE

Makina luksoze, toka e biznese, SPAK konfiskon pasuritë e xhaxhait të "Ben Qimes"

Subjekte të OFL-së/ Mes tyre edhe xhaxhai i ‘Ben Qimes’,
'Ben Qimja' dhe SPAK

TIRANË-GJKKO konfiskon pasuritë e xhaxhatit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimeja. Sipas njoftimit zyrtar, GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të sekuestruara nën emrin e Ahmet Isufajt. 

Bëhet fjalë për një ndërtesë që shërbente si kompleks shërbimesh, truall, njësi dhe makinë Audi.  

Hetimi pasuror për Ben Qimen nisi në Maj të 2021 nga Prokuroria e Posaçme, e cila në kuadër të ligjit anti-mafia, i sekuestroi atij fillimisht 13 pasuri. Arben Isufaj ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe iu kërkua të justifikonte pasurinë edhe në vitin 2020.  Sipas autoriteteve ai është person i përfshirë në çështje të trafikut të drogës si pjesë grupeve kriminale.

Për të njëjtën akuzë ai u arrestua dhe në 2014 për llogari të drejtësisë italiane.

NJOFTIMI I SPAK:

I. Konfiskimi i pasurive të subjektit Ahmet Isufaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.130 datë 19.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.17 datë 04.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me të, si më poshtë vijojnë:

1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;

2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;

3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;

4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie WAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;

spak ahmet isufaj zaim tafa

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?