Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Pasditen e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. • Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë. • Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK pas disa orësh kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. • Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj ndërsa raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo” në derën e apartamentit. • Ndërkohë në lidhje me kontrollin ka ardhur reagimi i avokatit të ish-minitrit, Ermal Yzeiraj. • Në reagimin e tij avokati shprehet se SPAK e ka kontaktuar atë që të jetë prezent gjatë kontrollit dhe tu jepte çelësat e banesën pasi në të kundërt ata do të shpërthenin derën. • Ai më tej bëri me dije se ka sqaruar oficerin përkatës të SPAK që Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë. • Sipas avokatit oficeri i SPAK e sqaroi atë që bëhet fjalë për një banesë që Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020. • Avokati u shpreh se si avokat nuk kishte përse të nisej nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje ai këtë kërkesë të tillë e ka cilësuar të paligjshme. • Ai theksoi se një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. • Avokati gjithashtu tha se të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë.
Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj. Raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo”.
Ndërkohë në lidhje me kontrollin ka ardhur reagimi i avokatit të ish-minitrit, Ermal Yzeiraj. Në reagimin e tij avokati shprehet se SPAK e ka kontaktuar atë që të jetë prezent gjatë kontrollit dhe tu jepte çelësat e banesën pasi në të kundërt ata do të shpërthenin derën.
Ai më tej bëri me dije se ka sqaruar oficerin përkatës të SPAK që Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë. Sipas avokatit oficeri i SPAK e sqaroi atë që bëhet fjalë për një banesë që Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.
Avokati u shpreh se si avokat nuk kishte përse të nisej nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje ai këtë kërkesë të tillë e ka cilësuar të paligjshme.
Ai theksoi se një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Avokati gjithashtu tha se të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.
Reagimi i avokatit Ermal Yzeiraj:
Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën.
Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.
Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.
Një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Përkundrazi të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e z. Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.
Pyetja kryesore që të gjithë duhet ti bëjnë SPAK në këto momente, përfshirë edhe vetë Gjykatën, është: mbi çfarë provash bazohet dyshimi i ikjes së z. Beqaj, i prishjes prej tij të ndonjë prove apo i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, kur deri më tani z. Beqaj ka qëndruar për muaj me rradhë mbi prova, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme dhe vetëm ka kontribuar për inventarizimin e tyre (kërkuar kjo nga vetë Gjykata e Posaçme)??? Urojmë që gjykatat të reflektojnë dhe mos jenë thjesht noterë të kësaj gjuetie të paligjshme!

VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë. Ndërkohë disa orë pas raportimit për këtë kontroll mësohet se ka përfunduar ky kontroll. Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj. Raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo”.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
VLORA- SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.