LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2 punonjës të IMT, merrnin para për të lejuar ndërtimet pa leje, 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe policia raportohet se kanë ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. • Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy punonjës të IMT ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. •  Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi në polici se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme. • Të arrestuariT janë identifikuar si Gerald Fuçia dhe Edmond Çela. • Në kërkim është shpallur edhe Klajdi Zhilla dhe një person tjetër. • Arrestimi i tyre ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit, Mark Frroku në Kombinat. •  Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, IMT Tiranë në reagim është shprehur se inspektorët kanë shkelur rëndë ligjin. • Në njoftim theksohet kjo sjellje është e papranushme dhe se IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. • Më tej theksohet se janë marrë masat dhe ata janë shkarkuar nga detyra. • Policia ditën e sotme gjithashtu ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili. • Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

3 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK, reagon IMT: Distancohemi nga sjellje të tilla të papranueshme! 4 inspektorët u shkarkuan nga detyra

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2
Foto

TIRANË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, IMT Tiranë ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar me udhër të SPAK ku u prangosën dy inspektorë. IMT shton se dy të arrestuarit dhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim kanë shkelur rëndë ligjin.

Në njoftim theksohet kjo sjellje është e papranushme dhe se IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Më tej theksohet se janë marrë masat dhe ata janë shkarkuar nga detyra.

"Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij," thuhet në reagim.

Gerald Fuçia dhe Edmond Çela janë dy punonjësit e IMT-të të cilët u vendosën në pranga. Ata u prangosën pas një denoncimi në polici se ata merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme. Në kërkim është vënë edhe Klajdi Zhilla dhe një person tjetër. Arrestimi i tyre ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit, Mark Frroku në Kombinat. 

10 MUAJ ME PARE

U arrestuan me urdhër të SPAK, ja kush janë punonjësit e IMT-së që akuzohen për korrupsion (EMRAT)

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2
Foto

TIRANË- Gerald Fuçia dhe Edmond Çela janë dy punonjësit e IMT-të të cilët u vendosën në pranga me urdhër të SPAK. Fuçia dhe Çela u prangosën pas një denoncimi në polici se ata merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme.

Në kërkim është vënë edhe Klajdi Zhilla dhe një person tjetër. Arrestimi i tyre ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit, Mark Frroku në Kombinat. Mësohet se nga lokali janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë rast.

Policia ditën e sotme gjithashtu ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

10 MUAJ ME PARE

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2 punonjës të IMT, merrnin para për të lejuar ndërtimet pa leje, 2 të tjerë në kërkim

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2
Foto

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe policia raportohet se kanë ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy punonjës të IMT ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi në polici se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme. Policia ditën e sotme gjithashtu ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Bëhet me dije se aktualisht Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.

spak imt policia gerald fuçia edmond çela

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit