LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrje më e lartë se në 14 maj

• Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë. •Pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 36.04%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në të njëjtën orë ishte 32.12%. •Pas përfundimit të procesit të votimit nisi transportimi i kutive të votimit të cilat do të numërohen në ambientet e KZAZ 43. •Procesi i numërimit pritet të nisë në orën 23:00. •Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime. •Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, Edison Memolla i PS-së dhe kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha, kanë një shans të dytë për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë, numërimi do nisë në orën 23:00

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
qendra ku do te numerohen votat

RROGOZHINË- Pas përfundimit të dorëzimit të kutive, pritet që numërimi i fletëve të votimit në Rrogozhinë të nisë në orën 23:00.

Qytetarët e Rrogozhinës votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, mes socialistit Edison Memolla dhe demokratit Shkëlqim Hoxha.

Pjesëmarrja e regjistruar ishte më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga të dhënat e raportuara deri në orën 18:00 të së dielës, pjesemarrja ishte 36.04%. Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës u vendosën për tu ripërsëritur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.

2 VITE ME PARE

Mbyllet procesi i rivotimit në Rrogozhinë, më shumë votues se në 14 maj! Mbërrijnë kutitë e para në KZAZ (FOTO)

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
kutite e votimit te Rrogozhines

RROGOZHINE- Kutitë e para të votimit të zgjedhjeve të zhvilluara këtë të diel për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, kanë mbërritur në KZAZ, ku pritet që të fillojë edhe numërimi i votave.

Pjesëmarrja është më e lartë se më 14 maj, ku totali i pjesëmarrjes në votime ishte 32.02%, ndërsa kjo shifër u tejkalua sot që në orën 14:00. Sipas KQZ-së, deri në orën 18:00 totali i pjesëmarrjes ishte 35.50%. Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

2 VITE ME PARE

Përfundon votimi në zgjedhjet për kryebashkiak në Rrogozhinë, kush do të shpallet fitues pa votat e burgut?

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Zgjedhje ne Rrogozhine

RROGOZHINË- Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë. Tashmë pritet transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së, dhe më pas nisja e numërimit të votave. Do të jenë 5 grupe që do të numërojnë këto vota.

Zgjedhjet u ripërsëritën pas kontestimit të zgjedhjeve nga opozita. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha.

Rezultati u kontestua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.

 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Qytetari denoncon me zë e figurë: Më bëri presion mbështetësi i Edison Memollës (VIDEO)

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Qytetari qe denoncon

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, mesazhin e një qytetari i cili tregon se është kërcënuar në lidhje me votimin në Rrogozhinë.

Ylber Çekini tregon se së bashku me bashkëshorten i janë drejtuar kutive të votimit, dhe pas procedurës është kërcënuar nga një punonjës i bashkisë, i cili me anë të presionit ia ka bërë të qartë se duhej që të votonte për Edison Memollën, ndryshe pasojat do të jenë më pas.

Mesazhi 

Ylber Çekini, jam banor i qytetit të Rrogozhinës. Duke kaluar me familjen në rrugë, duke ikur në supermarket, kaloi një punojnës i bashkisë dhe zbret nga një makinë.

Si quhet? Ky person e ka emirin Gimi. E di që është punonjës tek bashkia dhe më ndalon. Isha me gjithë gruan dhe në atë moment i thash kam votuar.

Për kë ke votuar? Vota është e fshehtë, i thash. Dëgjo ti, nëqoftë se nuk votoni atë që është në bashki, për Edison Memollën, keni të beni me ne më mbrapa. Kështu kërcënime në rrugë mos na bëni! Aty na erdhi një BMW dhe po na vëzhgonin, por nuk e vura re. Vota jepet aty ku xhiron ai i larti, ku ka fonde, na tha.

Unë ty llogari sdo të japë për kë do votojë. Çfarë punon në bashki? Tek këto të KEMP-it. Unë jam e sëmurë, kemi frikë të dalim. Dikush tjetër shau. Unë votën nuk e jap me lekë, por e jap aty ku ma ndjen shpirti.

Rrogozhina voton sërish për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë, për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në votime deri në këtë orë ka qenë 31.79%. Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, pjesëmarrja deri në orën 16:00 ishte 30.61%.

Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit në 55 qendrat e ngritura, për t’u mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk votuan të burgosurit, të cilët vulosën fitoren për kandidatin socialist, Edison Memolla. Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.

 
2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Në garë sërish Memolla e Hoxha, pjesëmarrja më e lartë se në 14 maj

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
zgjedhjet ne Rrogozhine

RROGOZHINË- Teksa na ndajnë tre orë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrja ka shkuar në 30.75%. Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendosën se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut, dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

 

2 VITE ME PARE

Rrogozhina voton sërish për kryebashkiakun, pjesëmarrja në trend rritës

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
zgjedhjet ne Rrogozhine

RROGOZHINË- Në krahasim me 14 majin, votimet në Rrogozhinë kanë një trend rritës. Një diferencë e vogël kjo, por që është në rritje me zgjedhjet e kaluara. Më konkretisht, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 26.91% në krahasim me 21.83% që ka qenë në po të njëjtën orë më 14 maj.

Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Në votime janë thirrur 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës, në 54 qendra votimi të cilat do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites.

Ndryshe nga 14 maji, qytetarët do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi, ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".

Kujtojmë këtu se kutia e burgut të Rrogozhinës, u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki, dhe sot përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë, votojnë 26.91% e qytetarëve, pjesëmarrja më lartë se me 14 maj

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Pjesmarrja

RROGOZHINË- Sot qytetarët e Rrogozhinës po votojnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Këto zgjedhje të dyta kanë pjesëmarrje më lartë e numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet që u mbajtën më 14 maji.

Sipas KQZ-së deri në orën 12 kanë votuar 26.91% e qytetarëve. Ndërkohë më 14 maj, në po të njëjtën orë kishin votuar 21.83% e qytetarëve.

Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi në zgjedhjet lokale të 14 majit me 5129 vota përkundrejt  5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Fotografimi i votës, Celibashi: Votuesit të shmangin 'joshjen', rrezikojnë 3 vite burg. Kandidatët të evitojnë deklarimet elektorale

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Ilirjan Celibashi

RROGOZHINË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje të gjithë votuesve në Rrogozhinë që të mos joshen nga partitë dhe të fotografojnë votën. Duke iu referuar një rasti të evidentuar gjatë ditës së sotme, ai tha se ata që fotografojnë votën rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Po ashtu, Celibashi tha se edhe kandidatët për këtë bashki duhet të shmangin thirrjet politike dhe mos të shkojnë në qendrat e votimit për vëzhgim.

Pyetja- Si po ecën procesi i votimit?

Celibashi- Procesi në përgjithësi ka shkuar mirë. Ka pasur incidente të vogla që janë normale. Krahasuar me 14 majin, procesi është duke u zhvilluar qetë. Ka pasur debate mes komisionerëve, por që nuk kanë krijuar impakt negativ. E rëndësishme të thuhet që nuk ka pasur probleme për përdorimin e pajisjes elektronike identifikuese.

Pyetja- Masat për fotografimin e votës..

Celibashi: Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast.

Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ 'tërheq veshin' dy kandidatëve: Respektoni heshtjen zgjedhore!

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet në Rrogozhinë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar për zhvillimet e fundit, mes kandidatëve dhe vëzhguesit. Celibashi kërkon nga kandidatët që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Po ashtu, ai bën thirrje që të mos lejohet asnjë person i paautorizuar në qendrat e votimit. 

REAGIMI I KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
 
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit. Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.

2 VITE ME PARE

Nënkomisionerja e KQZ: Kemi vënë re prezencën e personave të paautorizuar në qendra votimi

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Lealba Pelinku

RROGOZHINË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku, ka komentuar votimin në Rrogozhinë dhe rastin e fotografimit të votës nga një qytetare. Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal  dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.

“Nga informacionet që kemi në të gjitha qendrat e votimit, po kryhet elektronikisht, ka vijuar normalisht. Komisioni duhet të mbante procesverbal në lidhje me rastin. Edhe unë e hasa këtë problematikë, personat e paautorizuar nuk duhet të rinë jashtë qendrave të votimit, ne e kemi caktuar rregullin, kushdo tjetër është në shkelje të ligjit”, tha Pelingu./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Voton Edison Memolla! Incidenti në Qendrën e votimit? Kandidati i PS: Ishte gjë e vogël, u rregullua

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Edison Memolla

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla ka votuar në QV dhe më pas është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. Ai u shpreh i bindur për fitoren, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

“Procesi po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët sot të marrin pjesë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punuar dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke e rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merremi me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“Po kërcënohen njerëzit”/ Kandidati i “BF”: Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, garën e kemi me Veliajn

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e

RROGOZHINË- Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka bërë të ditur për mediat se ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit. Ai shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në çdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin. Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim. Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”- u shpreh ai për mediat.

Ditën e sotme po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë'./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Problemet e para në procesin zgjedhor, votim familjar dhe 2 fletë votimi brenda kutisë

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Votimi në Rrogozhinë

RROGOZHINË- Identifikohen problemet e para në procesin zgjedhor në Rrogozhinë. Në qendrën e votimit numër 2227-1, një qytetare është shfaqur me familjaren e saj brenda vendit ku ndodhej kutia e votimit. Ndërkohë, në po të njëjtën Qendër Votimi, njëri nga votuesit ka futur dy fletë në kuti. 

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Do mbyllet votimi derisa...'/ Bllokohet procesi në një qendër votimi në Rrogozhinë, shkak fotografimi i votës

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Perfaqesuesi i KQZ

RROGOZHINË- Incident gjatë procesit të votimit. Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Janë identifikuar dy raste të fotografimit të votës dhe kjo ka bërë që të bllokohet përkohësisht procesi në një qendër votimi.

‘I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ.’- u shpreh një vëzhgues.

Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.

 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet/ Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë krahasuar me 14 majin, qytetarët presin në radhë

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Qytetaret

RROGOZHINË- Qytetarët në Rrogozhinë janë më të përkushtuar se në 14 maj për të votuar zgjedhjen e kryebashkiakut. Nga statistikat tregohet se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.

5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Veliaj do marrë këtu përgjigjen që nuk i dha Këlliçi në Tiranë'/ Gara për Rrogozhinën, Hoxha: Në fund do i shtrëngoj duart me kundërshtarin

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Shkelqim Hoxha

RROGOZHINË- Sot po mbahen zgjedhjet e ripërsëritura në bashkinë Rrogozhinë pas shpalljes së pavlefshme të atyre të 14 majit. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha i cili garon për bashkinë Rrogozinë përballë rivalit të tij, nga PS Edison Memolla, ka inspektuar procesin e votimit në qendrat ku qytetarët po hedhin votën e tyre.

Hoxha tha se sot qytetarët do të marrin pjesë më shumë në zgjedhje, sesa në 14 maji.

Sot do marrin pjesë me shumë se në 14 Maj në zgjedhje. Erion Veliajt i kam kthyer përgjigje. Pas çdo rezultati do shtrëngoj duart me kundërshtarin”, tha ai.

Në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës.

E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk i dha Belind Këlliçi në Tiranë.’- tha Hoxha.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Rrogozhinë, nis me vonesë votimi në 2 qendra, shkak bëhen komisionerët

Mbyllet votimi! Ripërsëritja e zgjedhjeve për kreun e
Zgjedhje

RROGOZHINË- Procesi i votimit në Rrogozhinë ka nisur me probleme. Shkak janë bërë komisionerët, të cilët kanë shkuar me vonesë në ambientet e dy qendrave të votimit.

Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha./Dosja.al

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më