LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni luftën. Delegacioni rus: Zelensky s'duhet të flasë i pari. Presidenti ukrainas: Duam zgjidhje reale

• Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit rus. • Shkak për debatin është radha e folësve, pasi delegacioni rus kërkoi që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të mos flasë i pari në mbledhje. • Ndërkohë që Rama si drejtues i mbledhjes, ka deklaruar se ata duhet që të ndalojnë luftën dhe kështu Zelenskyy s'ka pse të flasë fare. • Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje që të hiqet e drejta e vetos së Rusisë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së mërkurës për Ukrainën. • Komentet erdhën një ditë pasi ai i kërkoi botës të bashkohet kundër agresionit rus në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. • Udhëheqësi pritet të takohet me presidentin e SHBA Joe Biden të enjten dhe të vizitojë Kapitolin e SHBA ndërsa ai bën thirrje për më shumë mbështetje për Kievin. • Në OKB, Shqipëria do të drejtojë dy takime të rëndësishme, takimin për bashkëpunimin për shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore. 

17 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Presidenti kroat: Kosova të njihet si anëtare e barabartë e OKB-së

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Zoran Milanoviç

SHBA- Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve. Milanoviç shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër”, tha presidenti kroat.

1 VITE ME PARE

Rama takim me Scholz në OKB: Të investuar për të ruajtur paqen

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Rama dhe Scholz

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimeve në OKB, në New York, ka takuar edhe Kryeministrin e Gjermanisë Olaf Scholz. Takimi është zhvilluar sot në ambientet e selisë së Këshillit të Sigurisë.

Midis dy krerëve përmbajtja e takimit është përqendruar në fokusimin e ruajtjes së stabilitetit në rajon dhe mbi të gjitha në investimin e ruajtjes së paqes, në kuadër të luftës në Ukrainë.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e OKB-së/ Kryeministri japonez: Nuk duhet të lejojmë një Ukrainë të dytë ose të tretë

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Fumio Kishida

SHBA- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rendi ndërkombëtar i bazuar në sundimin e ligjit përballet me një krizë të paprecedentë. Kishida tha se abuzimi me të drejtën e vetos nga Rusia për të penguar vendimet e këshillit të sigurisë nuk mund të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar.

"Nuk do t'i harrojë kurrë ndjenjat mallëngjyese që kisha në atë kohë kur vizitoi Ukrainën në mars dhe se Japonia qëndron me Ukrainën. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka përkeqësuar shqetësimet për një sundim të paligjshmërisë në mbarë botën. Ne nuk duhet të lejojmë krijimin e një Ukrainë të dytë apo të tretë," tha Kishida.

1 VITE ME PARE

“I tregove botës hipokrizinë” Zelenski hedh Ramën në Twiter

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Zelenski

NEW YORK-Vlodimir Zelenski ka rihedhur sërish Kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në OKB.

Zelenski ka postuar videon dhe momentin kur Rama i është drejtuar diplomatit rus se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë.

 

Postimi në Twiter

I dashur Edi Rama , sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore.

1 VITE ME PARE

Meloni në OKB: Italia nuk do bëhet kamp refugjatësh për Europën

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Meloni

OKB-Giorgia Meloni e njohur për deklaratat e saj të forta dhe virale ka prekur çështjen e refugjatëve në OKB. Përpara se të niste mbledhja e OKB-së Meloni ka deklaruar se vendi i saj nuk do të bëhet “kampi i refugjatëve të Europës”.

Meloni e quajti zbarkimin në ishullin e Lampedusës një presion i jashtëzakonshëm që bënte Afrika e Veriut në vendin e saj.

Lampedusa është bërë sërish pika e ndezjes së emigracionit në Evropë pasi më shumë se 11,000 njerëz mbërritën brenda javës së fundit, ndërsa pothuajse 500 njerëz të shpëtuar nga një anije OJQ-je u sollën në Brindisi në Pulia të martën, duke e çuar numrin e zbritur në Itali deri më tani këtë vit në mbi 127,000, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë në 2022./La republica

1 VITE ME PARE

Rama flet në mbledhjen e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por mbështetja për Ukrainën është e paqëndrueshme

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i vogël, por mbështetja për Ukrainën është e paqëndrueshme. Në mbledhjen e OKB-së ditën e sotme, Rama u drejtua si kryeminister i Shqipërisë, duke theksuar se ata mund të kenë shumë pikëpyetje se si mund të shkojnë në paqe, poir nuk mund të ketë dyshime mbi viktimën dhe sulmuesin.

"Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbeteje për kontribuon për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të kthehet në diçka të dyshimtë. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të shkojmë drejt paqe, por si mund të kemi mendime të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atij që është i agresuari," tha Rama.

Po ashtu Rama ka deklaruar se mbështetja për Ukrainën duhet që të jetë e pa lëkundur dhe e gjithë bota duhet të bëhet bashkë për këtë. 

"Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet çdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe. Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima," tha Rama.

1 VITE ME PARE

“Faleminderit Shqipëri” Zelenskyy ndan foton me Ramën: I jam mirënjohes

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Foto nga takimi

NEW YORK-Presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenskyy ka ndarë një foto me Kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi përpara mbledhjes së OKB-së. Gjatë takimit Zelenskyy-Rama janë trajtuar qëndrimet e dy vendeve dhe mbështetja për luftën e ndodhur në Ukrainë.

Postimi në Twiter:

U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.

 

 

1 VITE ME PARE

Volodymyr Zelensky në OKB: Pabarazia mes shteteve e bën organizatën joefektive, kemi nevojë për zgjidhje reale

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për zgjidhje reale. Në mbledhjen e OKB-së, Zelenskyy, ka deklaruar se prania e rusisë në Këshillin e Sigurimit pengon nismat e paqes në botë. Po ashtu Zelenskyy ka theksuar se një nga faktet që e bën OKB-në joefektive është pabarazia mes vendeve të saj. 

"Ne kemi nevojë për zgjidhje reale, jo kompromise. Prania ruse në Këshillin e Sigurimit pengon nismat e paqes: Vetoja e Moskës pengon iniciativat. Integriteti i Ukrainës është përfshirë në planin tonë të paqes. Njerëzimi nuk i mban më shpresat e tij te OKB-ja kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve sovran të kombeve. Ky do të jetë hapi i parë i nevojshëm. Është e pamundur të ndalosh luftën, sepse të gjitha përpjekjet vihen në veton nga agresori, ose nga ata që e falin agresorin. Këto ditë, në asamblenë e përgjithshme, dëgjojmë shumë shpesh pabarazinë botërore. Pabarazia përmendet nga kombe të ndryshme, si më të mëdha ashtu edhe më të vogla. Kjo është pikërisht pabarazia që e bën OKB-në joefektive. E di që OKB-ja është e aftë për më shumë. Jam i bindur se Karta e OKB-së mund të funksionojë për hir të paqes dhe sigurisë globale. Megjithatë, që kjo të ndodhë, diskutimet dhe projektet shumëvjeçare për reformën e OKB-së duhet të përkthehen në një proces të zbatueshëm të reformës së OKB-së dhe nuk duhet të ketë të bëjë vetëm me përfaqësimin këtu në këshillin e sigurisë, me përdorimin e të drejtës së vetos," tha Zelensky.

1 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë, Guterres OKB-së: Kërcënim i stabilitetit botëror

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Guterres

NEW YORK-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i tha Këshillit të Sigurimit të mërkurën se lufta e Rusisë në Ukrainë:

“Po përkeqëson tensionet dhe ndarjet gjeopolitike, duke kërcënuar stabilitetin rajonal, duke rritur kërcënimin bërthamor dhe duke krijuar çarje të thella në vendin tonë botë gjithnjë e më shumëpolare.”

Guterres ishte i pari që foli në takimin e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën që po zhvillohej gjatë mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mori pjesë personalisht për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

Përpara se të fillonte takimi, ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, argumentoi kundër Zelenskiy duke iu drejtuar këshillit, i cili drejtohet nga Shqipëria për në shtator, përpara 15 anëtarëve.

 

 

1 VITE ME PARE

Një diplomat karriere/ Përfaqëson sot delegacionin rus në OKB, kush është Vasily Nebenzya, ambasadori fuqiplotë i Putin

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Vasily Alekseyevich Nebenzya

SHBA- Vasily Alekseyevich Nebenzya është një diplomat rus dhe Përfaqësuesi aktual i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, i cili përfaqëson dhe delegacionin rus në mbledhjen e sotme të OKB-së. Nebenzya lindi më 26 shkurt 1962 në Volgograd dhe babai i tij ishte Zëvendës Kryetar i Komitetit Shtetëror të BRSS. Nebenzya u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë në 1983 dhe që atëherë ai ka ndjekur një karrierë diplomatike. 

Në shkurt 2017, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitaly Churkin vdiq. Në mars 2017, Nebenzya u emërua si një nga kandidatët kryesorë për postin së bashku me Përfaqësuesin e Përhershëm të Rusisë në NATO, Alexander Grushko dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Anatoli Antonov.

Më 21 prill 2017, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e propozoi atë për postin e ambasadorit të OKB-së. Presidenti Vladimir Putin emëroi Nebenzya si Përfaqësues të Përhershëm në Kombet e Bashkuara më 27 korrik 2017 dhe ai ia dorëzoi letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres të nesërmen.

Përpara emërimit të fundit, Nebenzia shërbeu si Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse që nga viti 2013. Nga viti 2012 deri në 2013, ai ishte Drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Humanitar dhe të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Jashtme.

Ndërmjet viteve 2006 dhe 2012, Nebenzia ishte Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Federatës Ruse pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë. Nga viti 2003 deri në vitin 2006, ai shërbeu si zëvendësdrejtor në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme. Ai ishte shef seksioni në atë departament nga viti 2000 deri në 2003.

 Nebenzia ka mbajtur më parë postin e Këshilltarit të Lartë në Misionin e Përhershëm të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara në Nju Jork ndërmjet viteve 1996 dhe 2000. Nga viti 1993 deri në vitin 1996, ai ishte shef divizioni në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare. Një diplomat karriere, pasi iu bashkua shërbimit të jashtëm në vitin 1983,  Nebenzia mbajti gjithashtu disa poste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Nga viti 1990 deri në vitin 1992, ai shërbeu si Sekretar i Tretë dhe i Dytë në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe si atashe në Ambasadën e vendit të tij në Tajlandë nga viti 1988 deri në 1990.

1 VITE ME PARE

DEBATET/ Delegacioni rus: Ndalini deklaratat politike. Rama: Mu drejtuat si kryeministër i Shqipërisë

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Edi Rama

SHBA- Debatet në mbledhjes së OKB-së kanë vazhduar duke u kthyer në personale. Delegacioni rus në mbledhje i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalojë deklaratat politike. Ndërkohë që, Rama theksoi se delegacioni rus i është drejtuar atij si kryeministër i Shqipërisë dhe jo i kryetari i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.    

Pjesë nga debati:

Rama: Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë ç’ka është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.

Delegacioni rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.

Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit.

1 VITE ME PARE

Debati me delegacionin rus, Rama i përgjigjet: Ndaloni luftën dhe Zelensky s'ka pse të flasë

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të delegacionit rus në lidhje me radhën e fjalës në mbledhjen e OKB-së. Delegacioni rus kërkoi llogari për vendimin e Ramës që Volodymyr Zelenskyy të merrte fjalën i pari. Rama theksoi se nëse ata nuk duan që Zelenskyy të flasë, atëhere të ndalojnë luftën në Ukrainë.  

Pjesë nga debati:

Delegacioni rus: Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ai ka folur në 5  takimet i pari sa herë ka qenë i ftuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.

1 VITE ME PARE

Rama përplaset me delegacionin rus në OKB: Me çfarë të drejte i jepni fjalën Zelenskyt?

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Edi Rama

SHBA- Nisja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit rus. Kjo pasi, Rama vendosi që t'i jepte fjalën presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërkohë që delegacioni rus kërkoi baza mbi këtë vendim të Ramës. Ndërkohë që një tjetër pjesë debati ka qenë edhe ftesa e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Pjesë nga debati:

Delegacioni rus: Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ai ka folur në 5  takimet i pari sa herë ka qenë i ftuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB: Të ndihmojmë Ukrainën

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim para nisjes së mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për luftën në Ukrainë. Duke folur nga zyra e Kombeve të Bashkuara, Rama ka theksuar se efektet e dëmshme të luftës nuk janë kufizuar vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën. Po ashtu ai ka shtuar se do t'i bëjnë thirrje sot Rusisë që të rinisin marrëveshjen e grurit për hir të vendeve që kërkojnë ushqim.

"Një luftë e paprovuar e padrejtë ka sjell një konflikt vdekjeprurës në mes të Evropës. Siç jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm në Ukrainë e te Evroa por në mbarë botën. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi të përkushtuar për të sjellë në KS të vërtetën. E duke bërë këtë, të kundërshtojmë atë mesazh të shëmtuar që kërkon të pushtojë e të mbështesë agresimin. Është provuar edhe njëherë kundër profecisë se i fuqishmi ka të drejtë. Duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për çdo zgjidhje të ngutshme. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet për të ndalur Rusinë sot përcjell mesazhin më të mirë, jep garancinë që ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara,” tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Shqipëria dhe Kosova, rast i veçantë, komb i vogël me dy shtete"/ Rama në SHBA: Nuk do ishim këtu nëse nuk do kishim ndihmuar me afganët

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
foto nga takimi

SHBA- Kyeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në takimin vjetor të  “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York.

Takimi i këtij viti u përqendrua në përpjekjet për të ruajtur dhe çuar përpara progresin e bërë në këtë drejtim, pavarësisht vështirësive që dalin, duke ndërmarrë angazhime konkrete për reagimin ndaj fatkeqësive, rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë. Kryeministri Rama ishte pjesë e njërit prej paneleve të “Clinton Global Initiative”.

Rama foli edhe për pranimin e shtetasve afganë në Shqipëri, ku tha se nuk do të ishte aty ku është nëse nuk do t'i kishte pranuar në atë moment kaosi. 

FJALA E PLOTË:

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit! Unë besoj që nuk do të isha ftuar këtu në qoftëse nuk do të ishte për mënyrën sesi ne arritëm të jepnim ndihmë për afganët në atë moment kaosi, gjithashtu dhe për atë që po përpiqemi të bëjmë në Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria është anëtare e përkohshme dhe ku, besojeni apo jo, për herë të parë në historinë e Këshillit të Sigurimit, u ngrit nga ne çështja e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të mundshëm në një mënyrë më sistemore midis sektorit privat dhe sektorit publik për të ndërtuar një partneritet dhe aleancë humanitare.

Ka një tjetër fakt për të cilin kemi marrë mbështetje mjaft të rëndësishme për këtë ide nga një organizatë me të cilin jemi njohur gjatë kësaj krize në Afganistan, “Futures” dhe me ta ne tashmë po marrim edhe disa aktorë mjaft të mëdhenj dhe t’i japim jetë një platforme që çdokush në këtë botë donatorësh, kompanish e vullnetarësh mund të marrin informacion për nevojat, për kë po bën çfarë, për ku është e nevojshme ndihma dhe sigurisht, përmes kësaj platforme të mobilizohen më shumë financime sepse ajo çfarë kemi arritur të kuptojmë gjatë këtij ushtrimi është se në fakt, nevojat në nivel humanitar janë shumë më tepër sesa 55 miliardë këtë vit dhe ajo çfarë është mbledhur është më pak se 11 miliardë. Hendeku pra është shumë i madh dhe nevoja për bashkërendim është e jashtëzakonshme.

Për t’iu kthyer momentit kur u ekspozuam ndaj kësaj situate kaotike në Afganistan, më duhet ta them që ishte tronditëse për mua, për ne sepse nuk e imagjinonim dot sesi të gjitha këto vende të mëdha jo vetëm po largoheshin nga ky vend, por po linin pas çdokënd dhe gjithçka dhe as nuk po mendonin se çfarë do të ndodhte me të gjitha këto gra të cilat kishin vënë veten në rrezik. Gjithë këta persona që kishin punuar për ne dhe kur flas për ne është sepse Shqipëria është anëtare e NATO dhe ka qenë pjesë e misionit atje dhe çfarë do të ndodhte me të gjithë këta njerëz të cilët ishin ekspozuar si armiqtë e ardhshëm të regjimit të ri aty. Duke u besuar ëndrrave që ne shitëm, duke u besuar të ardhmes që ne bëmë të ëndërronin. Më pas morëm disa kërkesa krejt befas nga disa prej organizatave të përfshira, gjithashtu edhe nga senatorja Klinton, gjithashtu edhe nga të tjerë për t’i pritur këta njerëz në Shqipëri. Po, nuk jemi mes më të mëdhenjve e mes më të pasurve, por duhet tu hapnim dyert këtyre njerëzve sepse ishte një turp t’i linim në duart e këtyre barbarëve. Prej asaj kohe mësuam se sa e rëndësishme ishte qe të kishim diçka më sistemore, më të gatshme për tu përgjigjur dhe jo për të parë gjithë këtë kaos. Ne besojmë në Shqipëri që jemi kaotikë, por kur pashë se sa kaotike mund të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thashë: “o Zot sa mirë jemi”.

 - Jam kureshtare për përvojën tuaj kur Shqipëria u përball më katastrofën e saj. Si ndihmon kjo nismë që po përpiqemi të krijoni për të trajtuar këto sfida?

Kryeministri Edi Rama: Ne vërtetë shpresojmë që kjo nismë do të zhvillohet dhe kjo urë midis të gjithë njerëzve vullnetmirë, kompanive vullnetmira, organizatave vullnetmira dhe Kombeve të Bashkuara do të ndërtohet duke tejkaluar edhe paragjykimin që është aty domethënë, që Shtetet e Bashkuara janë të ngadalta e kështu me radhë por shpresojmë që kjo do të zhvillohet. Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja. Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se nëqoftëse doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në New York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme.

 - Kryeministër, lidhur me këtë nismë që ju kërkoni të përdorni për të mobilizuar fondet, do ta drejtoni tek grupet që janë në vijë të parë ?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, ne po bëjmë në mënyrë mjaft modeste pjesën tonë dhe po përfitojmë nga kjo mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht të qenit anëtar të Këshillit të Sigurimit, por ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria. Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje. Ne thjeshtë besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha, shumë më të mëdha se ne, siç thashë me “Future”, Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne. Çdo kush mund të sjellë jo vetëm paratë, donacionet por edhe njohuritë sepse Google mund të kontribuojë shumë për shembull, sa për t’ju dhënë një shembull me aspektin teknologjik. Dikush tjetër mund të kontribuojë shumë në aspektin e shpërndarjes dhe kështu me radhë, pra ngritja e një platforme ku të gjithë mund të kenë qasje, ku të gjithë mund të informohen, ku të gjithë mund të shohin në mënyrë transparente kush bën çfarë dhe sa është nevoja për të çuar diku dhe sa është nevoja për të shpenzuar në një vend tjetër. Është diçka shumë e mirë për të pasur diçka në nivel sistemi, që nuk është herë pas here e njëjta situatë ku ndërkohë që ndodh katastrofa e madhe të gjithë vrapojnë lartë e poshtë pa e ditur çfarë bëjnë të tjerët apo çfarë mund të bëjnë të tjerët. Në botën ku jetojmë nuk duket sikur do të bëhet më mirë, duket sikur do të bëhet gjithmonë e më keq kështu që duhet të përgatitemi shumë më mirë për të përballuar të gjithë këtë bela.

1 VITE ME PARE

Vuçiç nga New York, kritika OKB-së: S'dua leksione për sanksionet ndaj Rusisë

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
Aleksandër Vuçiç

SHBA-  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshmetë OKB-së.  Ai u pyet nga gazetarët për fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden, për të cilin tha se ishte i ashpër me Rusinë dhe i moderuar me Kinën. Vuçiç bëri ironi se ishte interesante se si të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës LGBT vendosen pas integritetit territorial dhe sovranitetit, shkruajnë mediat e huaja.

I pyetur për fjalimin që do të mbajë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se ende është duke e përgatitur dhe duke punuar me të për ta përputhur me zhvillimet e 3 ditëve të fundit. Vuçiç tha do të ketë sonte një takimin me Josep Borrell dhe se zyrtarët evropianë “do t’i mbajnë përsëri leksione dhe predikime për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’u them: “Mirë bëtë që më mbajtët një leksion, por unë drejtoj Serbinë si president. Përderisa është kështu ne do të udhëheqim me këtë politikë. Kur ta kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, nuk do ta bëjë më”, – tha Vuçiç.

“Kjo sepse siç e shihni, për 1 vit e 7 muaj ne kemi mundur të udhëheqim një politikë të tillë serioziteti dhe përgjegjësie. Kjo është e ndershme dhe e përgjegjshme dhe është një politikë e drejtë, sepse ne e dimë se si kemi kaluar me sanksionet. Vetë Biden në fjalën e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm 3 nga të drejtat e njeriut si vlerat më të larta të njerëzimit, duke iu referuar vazhdimisht Kartës së OKB-së”, – tha Vuçiç.

Ai theksoi se do të përpiqet në fjalën e tij, edhe pse vjen nga një vend i vogël, t’i kujtojë si Bidenit vitin 1999 kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së bombardoi një vend të dobët në Ballkanin Perëndimor dhe vrau njerëzit. 

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB/ Rama ndan foton nga oborri i selisë: Do drejtojmë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit

Debate në mbledhjen e OKB-së, Rama: Mos provokoni, ndaloni
foto ilustruese

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga oborri i selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit 

POSTIMI I PLOTË: 

MIRËMËNGJES
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Kryeministri udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të drejtuar punimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme si dhe të Forumeve. Ditën e sotme, Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e liderëve të Këshillit të Sigurimit, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Kjo është një nga më të rëndësishmet, me fokus të takimit që pritet të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski. Më 21 shtator në emër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme pritet të mbajë fjalën edhe presidenti Bajram Begaj. Kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë që drejton presidencën e këshillit.

okb 20 shtator 2023

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma